OPINION – KUSH E VRAU GJYTAREN!

Emision: 12.09.2017


Të ftuar:

Klodiana Lala,
Mesila Doda,
Arlinda Shella,
Armand Bajrami,
Akil Pano,
Ergys Mertiri

I ftuar në emisionin  “Opinion” gazetari i ABC news Armand Bajrami ka rrëfyer me detaje ngjarjen e ndodhur dy vite më parë mes gjyqtares së vrarë Fildes Hafizi dhe bashkëshortit të saj Fadil Kasemi ku ky i fundit ka tentuar ta vrasë me armë zjarri. “Fadil Kasemi ka udhëtuar atë ditë nga Tirana në një makinë me targa të huaja, të marrë me qira. Ai ka shkuar në Durrës me qëllim për të sulmuar bashkëshorten e vet, sepse në çantë ka patur edhe armë zjarri, lokalizimin e vendit ku rini e ka ditur për shkak të kontakteve me fëmijët. Gjyqtarja ka vënë re pranin e bashkëshortit, nuk ka pasur mundësi reagimi sepse Fadil Kasemi e ka qëlluar në fytyrë. Më pas ata janë përleshur, gjatë përleshjes ajo ka arritur të shohi se brenda çantës ka një armë zjarri. Në këtë moment gjyqtarja i ka rrëmbyer çantë dhe ka vrapuar  vijës së plazhit duke bërtitur që ‘po më vert po më vret’. Më pas kanë ndërhyrë persona të tjerë, është gjendur një person i cili ka ndërhyrë dhe e ka shpëtuar. Ngjarja ka ndodhur në korrik të 2015.”

Gazetarja Klodiana Lala, sonte, ka hedhur disa pretendime, ku sipas hetimeve paraprake tregohet arsyeja e vrasjes së gjyqtares Flides Hafizi nga ish bashkëshorti i saj me 31 gusht në Tiranë.
Lala tha se ish bashkëshorti, Fadil Kasemi kishte kontribuar ekonomikisht, si dhe kishte sponsorizuar edhe në shkollimin e saj. Nga ky këndvështrim, Kasemi e konsideronte Fildesin si pronë të tij, diçka që i përkiste atij në të gjithë qenien e saj.
Sipas hetimeve paraprake, mendohet se mosmirënjohja e ish bashkëshortes, ishte edhe burimi i një urrejtjeje kaq të madhe ku dhe përfundoi në një tragjedi.
Më tej, Lala shpjegoi edhe momentin e ngjarjes: Fildes Hafizi me të dalë nga salloni i bukurisë, ka hypur në
makinë dhe ka vendosur rrypin e sigurimit, pastaj ka ecur pas, pasi kishte një bordurë betoni që nuk e lejonte të ecte para, në atë moment ajo ka vënë re ish bashkëshortin që po afrohej ku dhe kanë shkëmbyer disa fjalë, pastaj ish bashkëshorti ka qëlluar mbi të nga xhami i pasagjerit.

Vrasja e gjyqtares Fildes Hafizi pak ditë më parë nga ish bashkëshorti i saj ka tronditur gjithë opinion publik. I ftuar në emisionin “Opinion” pastori Akil Pano është shprehur se kjo tronditje e ka ardhur për shkak se viktima ka trokitur në nivelet më të larta të shtetit dhe nuk ka marrë asnjë mbrojtje. “Ka trokitur në derën e Ministrit të Drejtësisë, ka trokitur në derën e Ambasadës Amerikane, në Prokurori, gjykatat që japin vendimet e gabuara dhe nga asnjë pjesë të sistemit nuk u trajtua me seriozitet si çështje”, u shpreh pastori. Sipas Panos kjo është një vrasje e paralajmëruar disa herë dhe asnjëherë nuk u moren masa ndaj saj.

Mesila Doda ka sqaruar se vrasja e gjyqtares Fildes Hafizi, me 31 gusht në Tiranë nga ish bashkëshorti, ka ardhur si pasojë e një sistemi të degjeneruar të drejtësisë, i mbështetur dhe nga një mentalitet ku gruaja është fajtore. Doda shpjegoi se në këtë histori ekziston një përgjegjës që është tepër i dukshëm dhe ai është sistemi i korruptuar dhe i degjeneruar i drejtësisë, sigurisht i mbështetur në një mentalitet ku gruaja jo vetëm është e dobët por edhe fajtore. Ajo tha se ditën kur ndodhi ngjarja, kishte parë shumë komente të njerëzve që shkruanin në lidhje me ngjarjen, në ato komente vije re një pjesë të mirë që ishin tronditur, por disa kërkonin edhe justifikim. “Duke filluar që nga intervista e të vëllait të Fadil Kasemit, ku thoshte se gjestin nuk e justifikoi dot, por edhe ish bashkëshortja ka bërë ca gabime që e trajtoi vëllain kështu e ashtu. Ndërsa nga ana tjetër dëgjoje njerëzit tek shkruanin se mirë ja ka bërë pasi kjo e la e shumë gjëra të tjera”.  

Pastor Akil Pano i ftuar në emision “Opinion” nisur nga vrasja e gjyqtares Fildes Hafizi nga ish bashkëshorti i saj ka një  këshillë për gjithë vajzat dhe gratë. Pastori ju ka bërë thirrje të gjitha femrave që jetojnë apo janë në lidhje me meshkuj të dhunshëm që ti braktisin ata sa më parë sepse sa më shumë koha kalon, sipas tij gjendja përkeqësohet: “Vajzat që janë në lidhje dhe zbulojnë  që personi me të cilin janë lidhur është një njeri i dhunshëm, duhet të mendoheni disa herë për ta çuar lidhjen tuaj përpara, sepse situata nuk përmirësohet, mendojeni mire, situata vetëm përkeqësohet. Nëse jeni të martuar përpiquni maksimalisht për të përmirësuar lidhjen tuaj, por mos e vazhdoni gjatë atë, nëse ajo nuk përmirësohet atëherë denonconi dhunën dhe jepini fund lidhjes”, është shprehur Pano, duke e rivënë theksin disa herë se marrëdhënia nuk përmirësohet nga dhuna në familje por vetëm përkeqësohet.

Kategori
OPINION
0 Komente

Përgjigju

*

*







Emisione