Të ftuar:

Tomor Alizoti,

Preç Zogaj,

Dastid Pallaska,

Agim Nesho,

Berat Buzhala

Në një lidhje direkte në emisionin “Opinion”, gazetari Idro Seferi përcolli nga Beogradi klimën që mbizotëron, pas vrasjes së politikanit serb në Kosovëm, Oliver Ivanovic. “Duket qartë që opinioni në Serbi është i ndarë edhe lidhur me motivet e vrasjes politike. Disa mendojnë që mund të jetë pjesë e qeverisjes dhe këtë deklaratë e e kanë bërë kundërshtarët e qeverisë. Këto pohime i quajti banale dhe shumë tëe palogjikshme Aleksandër Vuçiç”, u shpreh Seferi në Opinion. Seferi shtoi se sonte në Sebi kishte një thirrje masive për të shkuar në kishat serbe, ndërkohë që zyrtarët e opozitës thanë që kjo vrasje duhet të sqarojë ato çfarë po ndodhin edhe brenda vetë Serbisë.

Avokati Dastid Pallaska i ftuar sonte në emisionin “Opinion”, ka theksuar ndër të tjera, se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, permes Departamentit te Shtetit kishin parlajamëruar akte terroriste në veri të Kosovës, duke këshilluar qytetarët e tyre të mos udhëtojnë në këtë zonë. Në argumentin e tij lidhur me vrasjen e politikabnit serb Oliver Ivanoviç, Pallaska nuk përjashtoi një mundësi të ndikimit rus mbi ngjarjen.

Ish-ambasadori Agim Nesho të martën ka deklaruar se skenarët mbi vrasjen e liderit serb të veriut të Kosovës, Oliver Ivanoviç janë të shumta. Nesho tha në studion e emisionit ‘Opinion’, ndër të tjera se qeveria serbe nuk mund të jetë protagoniste në këtë vrasje, me arsyen se nuk mund të kompromentonte kur është e angazhuar në një proces shumë më të madh dhe kur shtypi europian e sheh Vuçiç si një lider që i kalon pritshmëritë e tyre. Ai tha se në gjithë këtë histori ekziston një problem, pasi vetë Vuçiç ka thënë që çështja e futjes në BE kalon në dy procese kryesore që bën Serbia: Një në procesin e jashtëm, dy në procesin e menxhimit nacionalist. Sipas tij, ekzistojnë edhe skenarë të tjerë të tipit që fuqitë e mëdha kërkojnë zgjerimin e influencës së tyre në Ballkan.