Intervistë me:

Kardinal Ernest Troshani

Në një intervistë ekskluzive për emisionin Opinion, Kardinal Ernest Troshani, ka rrëfyer për 17 vitet e egra të kaluara në burgun komunist. Troshani ka theksuar se nëse nuk punoje kishe hekurat. Ndër të tjera, ai ka treguar se për 14-vite burg, isha i vetmi prift në burgjet që kam kaluar.

Kardinal Troshani tha se në qeli më kishin futur një spiun të sigurimit, të cilit i kishin thënë që të më provokonte në lidhje me regjimin. Ai tha se spiuni i futur në qeli, më thoshte vazhdimisht, se këta janë të lig, duan të prishin të gjitha kishat dhe të çrrënjosin fenë nga popullsia. Madje, rrëfen Kardinali, dikur ai më pyeti se “

çfarë mendon ti”

? Kardian Ernest Troshani, tregon se

iu përgjigja, nëse ju keni pak kulturë fetare, duhet ta dini se Krishti n’a ka urdhëruar me i dashtë armiqtë, me i ndihmu armiqtë dhe me u lut për ta

.