Të ftuar:

Armand Shkullaku,

Dashamir Shehi,

Mark Marku,

Alfred Peza,

Iris Luarasi,

Mustafa Nano

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi ka diskutuar sot në Opinion lidhur me arritjet e listuara nga Kryeministri Rama gjatë 100 ditëve të para dhe gjatë vitit 2017, të listuara prej tij gjatë zhvillimit të Asamblesë së Partisë Socialiste e mbledhur në 6 Janar. Shehi është shprehur, se lista e paraqitur është qeasharake dhe jo statistikore, ndaj nuk mund të merret për bazë. “Rama mund të thotë që në Shqipëri ka ulur edhe numrin e budallenjve”, tha Shehi duke mos lënë mënjanë ironinë që e karakterizon.

Sondazhi i ministrave i zhvilluar në Opinion.al, duket se e ka vënë pak në siklet analistin Mustafa Nano. Duke qenë se shumë nga ministrat janë të rinj në kabinet, gazetari Blendi Fevziu I ka kërkuar Nanos të përmendë një nga një emrat e tyre. Por, ndonëse natyrisht njihte shumë mirë funksionet e tyre, analisti ka patur problem të kujtojë disa emra, ndoshta edhe për faktin se një pjesë janë të rinj. Për këtë arsye, Nano është mjaftuar duke përmendur institucionet që ata drejtojnë në disa raste, ndërkohë që për Ministrin Peleshi ka thënë shkurtimisht, korçari, ndërsa për ministret Gjonaj, Manastirlliu dhe zv.kryeministren Mesi ka pranuar se nuk ua njeh emrat