Të ftuar:

Stefan Cipa,

Altin Qato,

Artan Hoxha,

Flamur Vezaj

Emisioni ‘Opinion’ ka si temë të mbrëmjes, pyetjen: Kush i nis avionët me kanabis? Njëri nga të ftuarit në studio, Drejtori për Rendin dhe Sigurinë Altin Qato bëri me dije se një banor i zonës ka lajmëruar Policinë e Shtetit se ka parë një avion të ulët. Qato tha se Policia dhe Prokuroria kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të hetuar në lidhje me ngjarjen. Ai theksoi se Policia në bashkëpunim me Prokurorinë kanë nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje, si në këto çaste, detajet janë minimale deri në një hetim më të plotë nga ana e organeve kompetente.

Gazetari i ABC News, Flamur Vezaj bëri me dije në Opinion në lidhje me avionin e rrëzuar në pistën e Ishmit, Durrës, bëri me dije se Policia e Shtetit po dështon në lidhje me survejimin apo identifikimin e këtyre vendeve ku avionë të ndryshëm ulën dhe ngrihen në territorin shqiptar. Ngasa vihet re, të krijohet përshtypja se e gjithë hapësira ajrore është krejtësisht e pasurvejuar. Vezaj, duke përfituar nga prania e Drejtorit për Sigurinë dhe Rendin në Policinë e Shtetit, Altin Qato, e ka pyetur këtë të fundit, nëse policia ka informacion për pistën që është shumë pranë Rinasit. Ai tha se e bëj këtë pyetje, duke e ditur mjaft mirë se opozita, kohë më parë, e ka ngritur një çështje të tillë. Gazetari i ABC News, Flamur Vezaj bëri me dije se avioni është rrëzuar dy orë më parë se të lajmërohej Policia e Shtetit. Vezaj tha se kjo mbetet një nga pistat që i mbetet hetimeve të mëvonshme nga organet kompetente.

“Ndërsa në lidhje me ngjarjen, ai tha, se një bari i zonës e ka konstatuar rënien e avionit dhe menjëherë ai ka lajmëruar familjen e tij dhe më pas është lajmëruar inspektori i zonës”

, tha Vezaj.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu lidhur me një raport të Shërbimit Informativ Shtetëror ku përmenden oficerë policie të implikuar në mbjelljen e kanabisit, drejtuesi i lartë i policisë Altin Qato, deklaron se ky raport nuk akuzon drejtpërdrejtë oficerë policie. Sipas Qatos, bëhet fjalë për informacione që vijnë nga SHISH në kuadrin e bashkëpunimit të policisë me institucionet inteligjente. Qato shtoi se nga policia e shtetit janë përjashtuar 8 punonjës dhe janë nën hetim 21 të tjerë për mos ushtrim detyre në rastin e kontrollit të zonave të mbjella me lëndë narkotike. 

“Ndërmjet shumë drejtimeve kemi dhe bashkëpunimin me institucionet initeligjence. Ne kemi shkëmbim inofrmacioni me SHISH.Vijnë informacione në kuadër të shkëmbimit të informacionit me SHISH. Nuk akuzohen drejtpërdrejt oficerë policie. Ne i kemi ndarë me zona që kontrollohen, Janë përjashtuar 8 punonjës të policisë dhe 21 nën hetim për shkak të mosushtrimit të detyrës në kontroll të zonave”.

Avioni i vogël i rrëzuar mëngjesin e sotëm në grykëderdhjen e Ishmit, ka ndezur debatin në studion e Opinion mes Çipës dhe Salianjit. Debati për kanabisin e mbjellur dhe humbjen e sovranitetit në vend, ka qenë flaka e këtij debati mes dy kahëve të kundërt në debat, pozitës dhe opozitës.

Partia Demokratike ka denoncuar prej kohësh nëpërmjet sekretarit për Aksion Qytetar, Ervin Salianji mbjelljen e kanabis sativa në të gjithë Shqipërinë. Pikërisht për këtë arsye, Shefi i Komisariatit Nr3 Tiranë, Emiljan Pashaj, i ka dërguar ftesë paraqitje për shtetasin Ervin Salianji. “

Për nevoja hetimi bashkëlidhur po ju dërgojmë Ftesë për Paraqitje për shtetasin Ervin Bujar Salianji i ditëlindjes 16.01.1988. banues në rrugën “Asim Vokshi”, Tiranë

”, thuhet në ftesën e Policisë së Shtetit.

Gazetari Artan Hoxha deklaron në studion e emisonit “Opinion” se sipas burimeve të tij ka qënë plani i pilotit Guido Andrea Guidi, që pasi të provonte pistën të kthehej me 200 kg drogë në Shqipëri. Sipas Hoxhës,  piloti italian ka pranuar në Prokurori se kishte ardhur për të provuar nëse funksionon pista në Ishëm dhe më pas do të transportonte 200 kg drogë me avion. 

“Nuk e vë në dyshim që ky avion ka ardhur për të tentuar të transportojë një ngarkesë lënde narkotike. Është një formë transporti e njohur. Grupet e fuqizuara kriminale i kanë potencialet për ta bërë këtë gjë.

Gjatë deklarimeve që ka dhënë sot pasdite shtetasi italian, ai ka deklaruar se kam ardhur në Shqipëri për të provuar nëse fuksionon pista.

Kam ardhur për të provuar pistën dhe plani im ka qënë që të kthehem dhe të transportoj një sasi prej 200 kg drogë.” 

Gazetari Artan Hoxha, thotë se parcelat e kanabisit në fshatin Koshnicë të Devolit, që ndodhet në kufi me Greqinë kanë qënë vështirë të identifikoheshin qoftë edhe nga ajri, për shkak të terrenit. Sipas tij, ajo sipërfaqe mund të verifikohej vetëm me një rrjet informatorësh. Hoxha përshkruan në video momentin kur është takuar me informatorin dhe se si ka hyrë në parcelat e fshatit Koshnicë të Devollit. Sipas gazetarit, informatori i tij ka qënë i trembur në momentin e takimit, pasi nëse merrej vesh se e kishte ndihmuar, ai rrezikonte jetën. Ai theksoi se shkatërrimi i fshatit Lazarat që merrej me kultivimin e bimës së kanabisit, vjen koha dhe sheh se të gjithë fshatrat e tjerë të Shqipërisë janë të mbushur me kanabis.