Të ftuar:

Albana Vokshi,

Olta Xhaçka,

Artan Hoxha,

Lorenc Vangjeli,

Erion Skendaj

Gazetari Erion Skendaj të hënë në mbrëmje ka treguar për përmbytjen dhe situatën e rëndë që u krijua në autostradën Tiranë-Durrës. Skendaj theksoi në emisionin ‘Opinion’ se gjithçka çfarë u krijua atë ditë kalon edhe fuqinë e reshjeve të shiut, pavarësisht dendësisë së tyre. Ai theksoi se rruga ishte e bllokuar nga uji përreth një kilometër, ndërsa 300 makina gjendeshin të bllokuara. Sipas tij, gjithçka ishte rrëmujë dhe disa makina ishin edhe të përplasura, ku mendohet se mund të ketë pasur edhe një rrymë uji. Gazetari tha se trafiku ndarës i autostradës ka shërbyer si digë, kurse ujërat kanë ardhur nga pjesa kodrinore e City Parkut, ku gjithçka për vetëm disa minuta u shndërrua në një bazen uji. Skendaj tregoi se pikërisht ajo situatë e krijuar, terrorizoi njerëzit dhe i la ata të vetëm në mes të ujit për të zgjidhur situatën.

Skendaj deklaroi se njerëzit janë lënë në mëshirë të fatit, pa u ardhur askush në ndihmë. Ai mendon se kjo me shumë gjasa ka ardhur për shkak të ujit të derdhur nga rezervuaret që janë mbi kurorën e kodrave përreth, si dhe përroit të Gjokës që është futur në tub në parkingun e qendrës tregtare, i cili rrjedh nga një prej katër rezervuareve aty. “

Me shumë gjasë, aty është përroi i Gjokës, ai rrjedh nga rezervuari i Gjokës, është dy km larg vendit mbi kurorën e kodrave. Ai përrua shkarkohet në mes të parkingut të City Parkut. Aty është hapur se ka pasur edhe përmbytje të tjera, aty kanë futur përroin në tub. Kjo nuk është gjë e rë këtu, në Lanabregas e futën ujin në tub, edhe aty u prish

”,-theksoi gazetari.

Skendaj:

Janë lënë njerëzit të mbijetojnë vetë. Ndihma e parë nuk ka ardhur në kohë. Këtë informacion e kanë pohuar vetë njerëzit, ndërsa shumica e tyre kanë dalë me not. Po flasim mbi një metër ujë dhe rrymë. Makinat kur kanë ujë rrinë në vend, nuk përplasen njëra me tjetrën. Ato kanë qenë të ndaluara, atëherë t’a shpjegojë dikush se për çfarë arsye automjetet u përplasen me njëra-tjetrën. Me shumë gjasë, aty është përroi i Gjokës, ai rrjedh nga rezervuari i Gjokës, është dy km larg vendit mbi kurorën e kodrave. Ai përrua shkarkohet në mes të parkingut të City Parkut. Aty është hapur se ka pasur edhe përmbytje të tjera, aty kanë futur përroin në tub. Kjo nuk është gjë e rë këtu, në Lanabregas e futën ujin në tub, edhe aty u prish.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka treguar se Forcat e Armatosura bënë të pamundurën për të shpëtuar njerëzit që kishin mbetur të bllokuar për shkak të përmbytjes në mjediset e qendrës tregtare City Park. Xhaçka tha sonte në studion e emisionit ‘Opinion’, pavarësisht vështirësisë që u krijua nga sasia e tëpërt e reshejve dhe ujit të mbledhur përgjatë autostradës Tiranë-Durrës, FA-të bënë të pamundur për t’u ardhur në ndihmë gjithë atyre njerëzve që kishin mbetur të bllokuar. Ajo tregoi se ishte një errësirë e madhe, gomonia nuk afrohej afër qendrës pasi rrymat ujore e pengonin lëvizjen e saj. “

Operacioni ishte shumë i vështirë për të shkuar dhe për t’i marrë ata njerëz, ndërsa arsyet janë të shumta. Kjo lidhet me ndërtimet pa leje, me mos pastrimin e kanaleve anësore dhe hidrovorëve etj

”, -tha ministrja.

E ftuar në emision “Opinion”, deputetja demokrate Albana Vokshi ka deklaruar se mbjellja e palmave në autostradën Tiran Durrës është bërë për të kënaqur sytë e kryeministrit Edi Rama dhe kjo ka çuar ne përmbytjen e autostradës pasi janë dëmtuar kanalet. “Vetëm që t’u pëlqente syve të kryeministrit është shkatërruar autostrada. Mbjellja e palmave ka çuar në mbylljen e kanaleve ekzistuese dhe spostimin e tyre në zona shumë herë më të vogla. Prandaj është kjo përmbytja, sepse prej palmave që duhet t’u pëlqenin syve të kryeministrit kur të futej në Tiranë apo të dilte nga Tirana u krijua kjo gjendje”. Deklaroi Vokshi. Më tej ajo tha se shumica e familjeve të përmbytura janë në mëshirë të fatit dhe nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga autoritetet shtetërore. Vokshi është shprehur se aktualisht gjysma e Shkodrës është momentalisht pa energji elektrike. “Kemi ende familje që nuk kanë marrë as veshje as ushqime , e as ilaçe. Njerëzit janë në mëshirë të fatit, edhe sot që ne flasim”, tha Vokshi.