Të ftuar:

Ervin Dervishi, 

Enrik Mehmeti, 

Nikolin Berxhiku,

Flamur Vezaj,

Islam Qibini,

Ornela Gace

Për aksidentin e ndodhur dy ditë më parë në Vlorë si pasoj e hapjes së gropës për punimet e “Lungomares”, ku ndërroi jetën një 17 vjeçar ka patur debat edhe ne emisionin e mbrëmjes të sotme në Opinion.

Gazetari i “News 24”, Enrik Mehmeti, i ftuar në emisionin Opinion në TV Klan, ka theksuar se aksidenti i rëndë që ndodhi pak ditë më parë në Vlorë, ka ardhur si pasojë e një grope të hapur në rrugë, për shkak të punimeve për rikonstruktimin e saj. Mehemti tha se në orët e vona të natës, ka ardhur një informacion se ka ndodhur një aksident i rëndë në aksin rrugor Vlorë-Uji i Ftohtë, në afërsi të zonës të njohur si Rrapi, kishte rënë në gropë një automjet tip BMW X6. Ai tregoi se lajmin e ka dhënë për herë të  parë, shoferi i automjetit që ka qenë pas makinës së aksidentuar, shoferi ka qenë në gjendje shoku, ndërsa policia ka qenë e para që ka mbërritur në vendngjarje. “Ai ka nxjerrë nga makina e aksidentuar, qoftë shoferin dhe të aksidentuarin. Nga informacionet e para nga spitali i Vlorës, është bërë me dije se viktima ka mbërritur i vdekur në spital, si pasojë e goditjeve në kokë. Viktima është gjetur në momentin kur ka ndodhur aksidenti me gjysmë trupi jashtë dhe gjysmë trupi brenda në automjet. Ai kishte dalë nga pjesa e përparmë, me një fjalë nga xhami. Ndërsa i plagosuri ka pas një thyerje të parakrahut, të hundës, të lëgenit dhe shumë dëmtime të shumta”. Ndër të tjera, gazetari Mehmeti, ka theksuar se gropa ishte hapur pikërisht në vendin e quajtur Rrapi, pikërisht në mesin e rrugës. Ai tha se gropa ishte hapur disa ditë më parë, për shkak të kanalizimeve në rrugë, për arsye të shmangjes së përmbytjeve të vazhdueshme të saj.

Specialisti i sigurisë rrugore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, Ervin Dervishi, është ndalur gjatë në emisionin Opinion, në lidhje me aksidentin e ndodhur pak ditë më parë në Vlorë, ku humbi jetën një 17-vjeçar, si pasojë e një grope të hapur në mes të aksit rrugor Vlorë-Uji i Ftohtë. Dervishi ka theksuar se realiteti i infrastrukturës rrugore në vendin tonë ky është, nuk është se ka akse alternative që mund të devijosh rrymat e trafikut në segmente të tjera. Ai bëri me dije se policia rrugore ka qenë në vendin ku ndodhi aksidenti dhe ka konstatuar devijimin, si dhe ka konstatuar vendosjen e atij shiriti, rrjete, kurse përtej rrjetes, se çfarë ndodhi i përket kompanisë që ka realizuar punime në rrugë. Ndërkaq, Dervishi, theksoi se nuk ka pasur asnjë lloj informacioni nga firma që po bënte punime në rrugë, se në këtë segment do realizojmë këtë ndërtim.

Në lidhje me debatin në Opinion, eksperti rrugor, Islam Qibini ka nënvizuar se në rastet kur bëhen punime në rrugë, duhet të vendosen shenjat sinjalizuese, kryesisht 100-150 metra larg kantierit të punës. Qibini tha se vendosja e tabelave paralajmëruese, për aq sa i përket rastit konkret, pra 10.m nga kantieri i punës, është e pavlerë. Ai tha se në Shqipëri ekziston një rregullore se ku mund të vendosen shenjat paralajmëruese, në rastin kur bëhen punimet në rrugë. Për aksidentin e ndodhur dy ditë më parë në Vlorë si pasoj e hapjes së gropës për punimet e “Lungomares”, ku ndërroi jetën një 17 vjeçar ka patur debat ne emisionin e mbrëmjes të sotme në Opinion.

Nikolin Berxhiku, Drejtor i Sigurisë Rrugore, i ftuar në emisionin Opinion është shprehur se Mbikqyrja e punimeve në atë aks po bëht nga investitori europian. Pra nuk është Ministria e Transporteve investitore e kësaj vepre. Sipas Berxhikut është “e pamundur të krijosh segmente paralele. Por këto janë kushtet. Spese kërkon vlera financiare të konsiderueshme.

Duke folur për aksidentin Ervin Dervishi specialist i sigurisë rrugorë në Drejtorin e Përgjithshme të Policisë thotë se fundi tagjik i viktimave erdhi edhe si pasoj e mosvendosjes së rripit të sigurimit. “Drejtuesi i mjetit ka një përgjegjësi për rasti konkret sipas Prokurorisë, për arsye se nuk ka respektuar atë sinjalistike, atë normë të shpejtësisë, veç të tjerave për mosvendosjen e rripit të sigurimit. Do ishte gjeja e fundit që do të doja të përmendja këtu në këtë panel që mosvendosja e rripit të sigurimit ka shkaktuar pasojën.

Gazetari i ABC News, Flamur Vezaj, në lidhje me aksidentin e rëndë të ndodhur në Vlorë, ku dhe humbi jetën një djalë 17-vjeçar, ka theksuar se referuar materialit që Prokuroria ka dorëzuar në Gjykatën e Vlorës, ka caktuar masë arresti për dy inxhinierët e firmës së ndërtimit, si dhe shoferin e automjetit të aksidentuar. Vezaj tha se referuar materialeve, e gjitha ngjarja përshkruhet me hollësi se si ka ndodhur aksidenti, pra që nga ora e ndodhjes së tij, tabelat e vendosura në vendngjarje. Ai theksoi se sipas raportit tabela e parë ka qenë vendosur 20 m, ku tregonte devijimin e rrugës dhe uljen e shpejtësisë. Ndër të tjera, Vezaj, bëri me dije se në raport nuk thuhet se ka pasur ndriçues në atë zonë. “Në raportin e Prokurorisë, përshkruhen shtatë tabela, por pavarësisht kësaj, Prokuroria ka vendosur masën e arrestit për dy inxhinierët e kompanisë”.

Leonard Martiniani, babai i djalit që u aksidentua me Ation Zhitin, dy vjet më parë, ka ndërhyrë live në emisionin Opinion për të sqaruar një tjetër ngjarje tragjike, pikërisht si pasojë e punimeve pa përgjegjësi në rrugë. Martiniani ka treguar skemën zyrtare të policisë se si ndodhi aksidenti tragjik, ku humbi jetën djali i vetëm i poetit Visar Zhiti, si dhe plagosjen shumë rëndë të djalit të tij. Ai ka treguar me gisht një bllok betoni të vendosur në mes të rrugës, pak a shumë, e ngjashme me gropën e aksidentit të Vlorës. Martiniani tha se blloku i betonit ishte vendosur në mes të rrugës, për ta ngushtuar, pasi matanë saj po bëheshin disa punime.