Mbrëmjen e sotme, i ftuar në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut është Artan Lame, Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI –t.

Duke folur për procesin e legalizimeve në vend dhe objekteve që nuk janë legalizuar, Lame deklaroi se shifra është rreth 320 mijë ndërtime pa leje, të cilat kanë hyrë në proces, por ka dhe ndërtesa të tjera, pronarët e të cilave nuk kanë bërë ende vetëdeklarimin”.

Keni qenë gjithnjë për zbatimin e ligjit, keni kërkuar që të ruhet trashëgimia ndërkohë keni shkuar të merreni pikërisht me të paligjshmen. Është e vështirë të kesh këtë kapërcim në jetë?

“Pa dashur ta lidh me veten, por me fuksionin, të arrish të vesh në binarë të ligjit mbi 300 mijë prona në Shqipërë, nuk e konsideroj veten shumë jashtë nga kjo.”

Sa janë ndërtime të pa legalizuara?

“Vjet një përllogaritje e përgjithshme e vetëdeklarimeve, jo ndërtimeve, doli rreth 460 mijë. Por ka shumë përsëritje sepse njerëzit sa herë është hapur fushata kanë vetëdeklaruar. Pas filtrimit shifra është rreth 320 mijë ndërtime pa leje, të cilat kanë hyrë në proces, por ka dhe ndërtesa të tjera që nuk kanë ardhur fare të bëjnë vetëdeklarimin.”

A ka një shifër të përafërt sa ndërtime ka ky vend pa leje?

“Kjo është shifra reale, janë shumë pak ata që nuk hyjnë në vetëdeklarim. 320 mijë ndërtime, jo familje. Jemi në shifrën e legalizimeve të këtyre 3 viteve, që janë rreth 80 mijë dhe sa kohë do kenë mbetur edhe 100 legalizime për t’u bërë, nëse hap sistemin e ankesave të gjithë ata do të ankohen. Dua të them që mund të jenë legalizuar 300 e mund të kenë ngelur 10, dhe këta të 10 do të ankohen…”

https://www.youtube.com//embed/xgTu7M4u3yo

Korrupsioni me legalizimet

I pyetur nga Fevziu se sa para duhet të paguash nën dorë për të legalizuar ndërtimin pa leje, Lame u shpreh se nuk e vinte në diskutim që ekziston fenomeni i korrupsionit. Ai tha se e kishte ndeshur vetë edhe gjatë takimeve me qytetarët, që siç tha kreu i ALUZINI –t, ndonëse u ve në pah problematika që nuk anashkalohen, vetë qytetarët thonë “sa bën”.

“I thua të bie rruga,  trotuari apo kolektori, e mora vesh thotë po sa bën. Nuk do t’ia dijë fare që i thua ke këtë hall dhe nuk anashkalohet dhe është i prirur të mendojë se këtë po e bëni, se sa lekë do. Dhe deri këtu është normale ta mendojë që sa bën kjo gjë”.

Por nuk është se nuk janë zgjidhur probleme me lekë?

“Të thashë që nuk e vë në disktutim që ka korrupsion. Herë pas here çdo katër-pesë muaj grupe inspektorësh i spostoj për të shmangur rehatosjen dhe shtimin e kontakteve në çdo zonë. Ajo që nuk bëhet nuk bëhet…”

Ose bëhet me shumë lekë?

“Nëse sipër teje kalon linja e interkonjuksionit nuk bëhet. As me kolektorë…”

https://www.youtube.com//embed/Y6yrzkqL1AE

Çfarë do të ndodhë me shtesat pa leje mbi trotuar

Pyetjes së një qytetari se çfarë do të bëhet me shtesat e pallateve që prekin trotuaret, kreu i ALUIZNI –t iu përgjigj duke thënë se kjo është një problematikë për të cilën është gjetur një zgjidhje, por që kërkon vullnet. Lame tha se në këto raste, kati i parë nuk mund të legalizohet sepse trotuari duhet të lënë i lirë, por pjesa tjetër e pallatit po. Ai u shpreh se ligji e ndalon legalizimin e ojekteve që janë në trotuar.

“Ligji ndalon në mënyrë ekspicite legalizimin në trotuar të kalueshëm. Pra këtë e ndalon ligji dhe këtë ligj e kemi bërë bashkarisht ne dhe qeveria e shkuar.”

Një qytetar shkruan: Shtëpia ime, pallati i kohës së Enver Hoxhës është shtuar në 1994. Sot nuk legalizohet dot gjithë shtesa se ka cënuar trotuarin në masën 20 përqind. Si veprohet me 80 përqindshin që mund të legalizohet?

“Kemi vrarë goxha mendjen sidomos për shtetas anësore për qytetet e mëdha që kanë shtesat e pallateve 5 katëshe, ku një pjesë e tyre ose kanë zënë hapësirat rreth pallateve ndërsa një pjesë kanë zënë deri të trotuaret. Kemi vrarë mendjen si i bëhet në të tilla raste. Ne e kemi gjet një zgidhje, por që do edhe vullnet. Kati i parë duhet lënë i lirë, sepse njerëzit duhet të kalojnë, katet e tjera duhet të legalizohen”.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=122&v=H94IKaaC7Fc

Nuk ka legalizime për ata që kanë ndërtuar pas 24 Qershorit të 2014 – ës

Kushdo që ka ndërtuar pas 24 Qershorit të vitit 2014 objekti i tij nuk do të legalizohet. Kreu i ALUIZNI –t, ritheksoi se që nga dita e hyrjes në fuqi të Ligjit të Legalizimeve, objekti i ndërtuar nuk mund të legalizohet.

Po ku e shikoni ju kur e ka ndërtuar, para apo mbrapa?

“E shikoj në nivelin e dy javëve sepse ka dy instrumenta direkt viziv dhe një mori instrumentash indirekt që do të thotë: E para është fotografimi ajror i ri i Shqipërisë që po bëhet tani që është mbyllur diku në Marsin e vitit 2015, e që shërben për të parë gjendjen e objektit në atë kohë dhe e dyta imazhet ajrore të Google Earth, të cilat janë të rinovueshme muaj për muaj dhe plus kësaj janë një mori dokumentesh rinovuese, e nëse është e nevojshmne kontrata e dritave.

E mbani mend rastin z. Lame, sepse po na flisni për fotografimin ajror, ku ishte njëri që kishte ndërtuar një shtëpi prej kartoni?

“Ekziston vetëm një rast shumë pozitiv i prokurorisë ku ishte manipuluar fotografimi ajror, që është zgjidhur”.

Lame i bëri thirrje qytetarëve që aty ku është e mundur t’i bëjnë presion pronarëve që të shkojnë tek ALUIZNI për të plotësuar dokumentacionin. Megjithatë ai tha se ka shumë pronarë që shkojnë vetë, sepse duan ta mbyllin si proces pasi i shërben më vonë për ndërtime të tjera.

https://www.youtube.com//embed/NBsUsIipC_M

Kush ndërtoi në tokën e tij pa leje nuk paguan asgjë

Për kreun e ALUIZNI -t edhe ata që ndërtuan në tokën e tyre, por e bënë këtë pa leje duhet të paguanin, por sipas tij, kjo nuk ndodhi për shkak të këmbënguljes së Kryeministrit Edi Rama.

“Ai që ka ndërtuar në tokën e vet nuk paguan asgjë. Por nëse do mendimin tim prej teknicieni, unë kam qenë me mendimin që edhe ai që ka ndërtuar në tokën e tij, por e ka bërë këtë pa leje duhet të paguajë diçka. Ky ka qenë një ndër debatet që kam bërë në fillim të programit me Edi Ramës, por ka qenë këmbëngulja e tij që thoshte jo. Kemi thënë do ta bëjmë falas dhe do ta bëjmë të tillë”

Sa është parcela që legalizohet?

Parcela që legalizohet është standardi 300, ndërsa maksimumi me vlerë tregu është 500.”

Pra mbi 500 nuk legalizohet?

“Absolutisht”.

https://www.youtube.com//embed/6BJYXLHF8Wg

/tvklan.al