Të ftuar:

Mark Marku,

Basir Çollaku,

Klodiana Lala,

Lorenc Vangjeli,

Mustafa Nano

Lidhje direkte me: Erisa Zykaj

Gazetarja Erisa Zykaj, mbrëmjen e sotme, ka deklaruar në emisionin “Opinion”, se BE nga Shqipëria pret arrestime në fillim të vitit. Zykaj tha se vende të ndryshme të BE-së kanë qarkulluar informacione sekrete në lidhje me gjendjen e kanabisit në Shqipëri. “

Kishte disa informacione që kishin ardhur në Bruksel, kryesisht nga vende anëtare të BE-së, si Gjermania dhe Italia, të cilat kanë paraqitur dhe një raport

”,-tha Zykaj.

Fevziu: A ka informacione tani në Bruksel në lidhje me atë se çfarë po ndodh në Shqipëri?

Zykaj deklaroi se Komisioni Europian do të vendosë standardin e ndëshkueshmërisë, pra që ai që merret me trafik droge do të ndëshkohet. Sipas saj, ata duan të japin shembullin që ata persona që merren me një aktivitet të tillë, njerëzit duhet t’a shohin se ku përfundojnë.

Gazetari Armand Shkullaku teksa i referohej raportit të Edi Ramës me mediat, u shpreh sot në “Opinion” se është Rama që flirton me pronarët e mediave, duke e sjellë gazetarinë në këtë gjendje ku është sot. Ai madje, iu referua rastit të emisionit “Iceberg”, një emision që e kritikonte Ramën, por që u mbyll pasi drejtuesi i tij mori një leje ndërtimi në mes të Tiranës pranë  Librit Universitar.  “Pas lejes së ndërtimit Icebergu u mbyll”, u shpreh Shkullaku. Ai ka shkuar edhe më tej, kur thotë  se asnjë nga mediat e mëdha nuk është kundër Edi Ramës.

Gazetarja Klodiana Lala në studion e emisionit “Opinion” ka shkuar më tej kur ka dhënë qëndrimin e saj mbi vrasjen e një shqiptari pasditen e së mërkurës në Ekuador. Ky është rasti i dyti i ekzekutimit të një shqiptari në këtë vend,  për çështje të lidhura me trafikun ndërkombëtar të drogës. Teksa foli për rastin e fundit ajo kujtoi se vetëm disa muaj më parë në maj të vitit 2017, një tjetër shqiptar u ekzekutua në këtë vend, ndërsa pranë iu gjet një shumë e madhe parash, çka e lidh atë më trafikun ndërkombëtar të drogës. Lala theksoi se Ilir Hidrit i janë gjetur mbi 1 milionë euro. E pyetur nga drejtuesi i emisionit nëse këta persona janë njerëz të njohur në Shqipëri, Lala u përgjigj: “Unë besoj që janë pjesë e atyre familjeve mafioze që përmendi ambasadori amerikan.

Gazetari Basir Çollaku ka këmbënglur se ka detaje të reja dhe të sakta lidhur me arrestimin e orest Sotës. Sipas tij, Sota e ka blerë Land Roverin 5 ditë para arrestimit dhe nuk është në emrin e tij, por në emrin e një subjekti. Çollaku ka shtuar se mjeti prej kohësh ka qenë nën përgjim dhe operacioni ëhstë dekonspiruar. “Përpjekja e policisë për të mos i dhënë njoftimet reale se me çfarë mjeti ka lëvizur personi i ndaluar sepse ka qenë në përgjim të autoriteteve të huaja dhe ajo që unë di ka të bëjë me faktin që operacioni është lënë në mes dhe është dekonspiruar. Paratë që janë gjetur janë kusur dhe mjeti ishte nën vëzhgim për të parë se ku do të shkonin këto para. Në mjet kanë qenë 4 persona. Personat që janë larguar kanë marrë sasinë më të madhe të parave kur janë larguar. Në mjet ka qenë edhe një nga personat në kërkim, pjesë e grupit kriminal të trafikut, duke shoqëruar ngarkesën e parave”, tha Çollaku.

Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar në studion e emisionit “Opinion” se një zyrtar i lartë  në qytetin e Elbasanit është duke u hetuar për çështje pasurie. E pyetur nga drejtuesi i emisionit nëse ai është një zyrtar i zgjedhur apo i emëruar, Lala ka konfirmuar se është një zyrtar i zgjedhur. Nuk dimë nëse është fjala për kryebashkiakun sikurse dikush nga të ftuarit në panel aludoi, apo ndoshta ndonjë nga deputetët e zonës. Kjo mbetet për t’u parë. Ajo ka deklaruar se bankat e nivelit të dytë në vendin tonë pranojnë para që nuk u dihet origjina. Këtë deklaratë, Lala e bëri sonte në studion e emisionit “Opinion”, e cila shtoi se përveç pranimit të shumave të dyshimta,bankat pengojnë edhe prokurorinë për të hetuar rreth këtyre shumave. “

Një nga hetimet pasurore rezultonte se një apartament ishte shitur 33 herë dhe ishte e pamundur të verifikohej nga prokuroria në vite i gjithë kalimi i pronësisë, në lidhje me një aparatament të vetëm

”,-tha Lala. Sipas saj, kjo është e vështirë për t’u kapur, sepse asetet i transferojnë dhe luajnë me kleçka ligjore të pafundme.

Gazetari Armand Shkullaku ka kundërshtuar kolegun Mustafa Nano, që është shprehur se nuk ka prova që Rama të ketë qenë në dijeni për imlplikimin e Tahirit në çështjet e drogës. Por Shkullaku është shprehur se ka prova dhe ja parashtron si më poshtë:

  1. Është deklarata e Tahirit që ka shitur makinën dhe deklaratën e zyrtarit të policisë që akuzoi ministrin për bashkëpunim me trafikantët.

Kryeministri dëgjon deklaratën e zyrtarit dhe dalë publikisht e ka thënë që denoncuesi është bashkëpunëtor me trafikantët.

  1. Ke ambasadorin amerikan që në 2015 doli dhe tha: Mos kandidoni kryetarë bashkish që kanë raporte kriminale.I rikandidoi. Pse e kishte nevojë të domosdoshme?

Kishte catë tjerë. Ky Arben Frroku doli nga burgu dhe mori pjesë në fushatën e PS në Pukë. Kapet deputeti i mazhorancës Mark Frroku me një të kërkuar nga policia dhe policia e lejon. Kë denoncime që banditë kanë hyrë në zyrën e kryeregjistruesit dhe e kanë kërcënuar, e madje e kanë rrahur. Rama e ka ditur. Duke qenë se këto fakte kanë qenë dhe ky jo vetëm ska dashur t’i dëgjojë por i ka kundërshtuar, këto janë fakte.

I ftuar në studion e emisionit Opinion, analisti Lorenc Vangjeli duke folur për problemet e kanbisit dhe trafikun e drogës me bazë Shqipërinë është shprehur ndër të tjera se shumë pranë kryeqytetit ka një zonë të lirë ekonomike kriminale.  I pyetur nga drejtuesi i emisionit, Vangjeli shtoi se kjo zonë është pikërisht Fushë Kruja, që nuk ka të bëjë me kronikën e zezë, por me politikën. Vangjeli tha se kanabisi ishte ai që bënte zhurmë, ndërsa kokaina bën gjëmën.