Të ftuar:

Preç Zogaj,

Anduena Llabani,

Lorenc Vangjeli,

Elvis Iljazaj,

Armand Bajrami,

Mark Marku

E ftuar në emisionin “Opinion” gazetarja Anduea Llabani, ka folur për deklaratat e ashpra të Ambasadorit Lu. Llabani tha se klanet veprojnë në disa qytetet kyç në Shqipëri si në Elbasan, Durrës dhe Vlorë. Sipas saj emrat e krimineleve nuk mund të zbulohen nga zyrtarë të lartë të shtetit pasi ata sipas gazetares ashtu do të zbulojnë automatikisht veten e tyre. Krimi tha Llabani është lidhur me njerëzit më të fuqishëm, edhe biznesmenët kanë blerë pushtetin. Më tej Llabani është shprehur që të mos presim që emrat e bandave dhe klaneve ti thotë gazetarët dhe ambasadori” Kur Ambasadori amerikan flet për 5 emra, imagjino organet e tjera duhet të dinë shumë emra të tjerë. Emrat mos i prit nga unë dhe s’ke për ti gjetur as nga zyrtarë të lartë të shtetit. Nëse ata do flasin i bie të flasin edhe për vete”, u shpreh Llabani. 

Janë zbuluar tre boshtet kryesore në vendin tonë, ku klanet mafioze ushtrojnë veprimtarinë e tyre kriminale. Gazetari i kronikës në “ABC News”, Armand Bajrami, sonte, në studion e emisionit “Opinion” tha se ekzistojnë tre boshte kryesore ku krimi i organizuar ushtron prej dekadash veprimtarinë e tij kriminale. Bajrami theksoi se përveç Tiranës, dy qytete që janë bërë pjesë e madhe e kësaj veprimtarie janë Vlora dhe Durrësi, kjo edhe për shkak të vijës bregdetare që këto dy qytete kanë, që mundësojnë rrugët hyrëse dhe dalëse për trafikun ndërkombëtar të drogës. Sipas tij, boshti i tretë, është i gjithë aksi rrugor nga Qafthana në Durrës, i cili lejon kalimin e ngarkesave narkotike që nga Lindja e Mesme. Ndërsa në lidhje me veprimtarinë ekonomike të këtyre klaneve kriminale, kohët e fundit, parat e fituara nga aktiviteti kriminal janë hedhur në sektorin e ndërtimit.

I ftuar në emisionin ‘Opinion’ gazetari Ervis Iljazaj është shprehur se Ambasadori Donald Lu i ka bërë deklarata e tij, për kriminelët dhe bandat në Shqipëri, bazuar në disa informacione sekrete dhe të besueshme, që mund të jenë nga Shërbimi i Inteligjencës Amerikane. Sipas gazetarit veç të tjerave ngjarja e rëndë e Elbasanit e ka lënë ambasadorin Lu të pakënaqur ndaj dhe ai ka ardhur në këtë reagim të ashpër. Në e dimë që shërbimet inteligjente amerikane janë shumë herë më të sofistikuara se të tjera. Është investim plotësisht i Ambasadës Amerikane, autoriteteve amerikane dhe personalisht i ambasadorit Lu reforma në Drejtësi dhe lufta ndaj krimit. Patjetër që krimi ka mbështetje politike”, u shpreh Ervis Iljazaj.

Shqipëria vetëm brenda pak ditësh do të presë një strukturë të specializuar të FBI-së, që do bëjë të mundur goditjen e organizatave kriminale që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në vendin tonë. Lajmi është konfirmuar nga gazetari Lorenc Vangjeli, sonte, në emisionin “Opinion”, ku mes të tjerash, tha se kjo strukturë e specializuar në luftën kundër krimit të organizuar do të instalohet në Ministrinë e Brendshme. Ai tregoi se me shumë gjasa një strukturë e ngjashme pritet të vijë edhe nga Gjermania. Sipas tij, ky është një lajm i mirë për qytetarët dhe një lajm i keq për kriminelët.

I ftuar në emisionin “Opinion” analisti Preç Zogaj ka deklaruar se prej kohësh ka zëra që bërtasin me të madhe që Shqipëria është kapur nga krimi. Situata sipas Zogajt është bërë më kritike se kurrë aq sa ka detyruar vetë përfaqësuesin amerikan në Tiranë, Ambasadorin Lu të bëjë një denoncim, për Shqipërinë e kapur nga Krimi. Më tej Zogaj është shprehur se ky është një denoncim i pashembullt publik, pasi Lu përdor fakte dhe shifra. Zogaj ka deklaruar se SHBA-të kanë vërejtur se Reforma në Drejtësi nuk po ecën, e po ashtu sipas tij autoritetet dhe qeveria nuk po bën asnjë hap ndaj krimit, çka e ka çuar vetë Abasadorin të dal në një deklaratë të fortë. “Unë mendoj që këto informacione SHBA i posedon me detaje, dhe i nxori sepse vëren se ka kohë që nuk po vepron ashkush ndaj krimit”, u shpreh Zogaj. 

Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet të hapë disa dosje të vjetra për të nisur hetimet rreth shumë ngjarjeve të bujshme që kanë ndodhur gjatë viteve në vendin tonë. Lajmi është bërë me dije nga gazetari Lorenc Vangjeli, sonte, në studion e emisionit “Opinion”, ku theksoi se autorët e dosjeve më bujshme njihen me emër, u dihet mjaft mirë vendodhja, por askush nuk i prek me dorë. Ai tregoi se ekziston një informacion që qarkullon nga një burg në tjetrin, ku pjesa më e madhe e të burgosurve e dinë autorsinë e këtyre dosjeve që janë kyçur prej vitesh, por asgjë nuk ndodh. Sipas tij, kur mendon se e dinë ata që prej vitesh janë izoluar, çfarë mund të thuhet për autoritetet përkatëse, që kanë për detyrë hetimin dhe zbulin e këtyre autorëve. “

I dinë të gjitha dhe kjo është pjesa dramatike, pasi askush nuk vepron

”, tha Vangjeli.

E ftuar në emisionin “Opinion” gazetarja Anduena Llabani ka bërë një deklaratë të fortë sa i përket asaj që ndodh në Shkodër. Ajo është shprehur se sipas informacioneve që disponon, në Shkodër blihen biznese të fuqishme nga klanet kriminale, çka ka çuar që të jepen para me interes dhe fajde. Sipas Llabanit bandat kriminale po kapin pikërisht dorën më të fortë që është biznesi. “Kam informacione që në Shkodër po blihen biznese nga klanet kriminale, çka do të thotë që po kapet dora më e fortë, biznesi. Nuk e di nëse po bëhen hetime konkrete për këtë gjë”.

Ekzistojnë shumë pak shanse që qeveria shqiptare të reagojë në lidhje me organizatat kriminale që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në vendin tonë, pavarësisht deklaratës së ashpër që ambasadori amerikan, Donald Lu bëri ditën e sotme. Ky është rezultati i sondazhit të mbrëmjes në Opinion.al, ku mbi 60 përqind e votuesve mendojnë se qeveria shqiptare nuk do reagojë pas deklaratës së Lu bërë ditën e sotme. Ndërsa,  (23.92%) e tyre mendojnë se autoritetet shqiptare do reagojnë. Një shifër e papërfillshme, rreth (15.28%) e votuesve nuk kanë dijeni rreth kësaj çështjeje.

****

Robert Elsie