Të ftuar:

Arnida Çapi,

Ndue Pjetra,

Flamur Vezaj,

Besnik Muça,

Fatos Hakorja,

Arjan Dyrmishi,

Ilir Kulla

Hyrja në Shqipëri e një pajisje që kryen funksionin e zbulimit të përgjuesve ambiental nuk është e ndaluar sipas ligjit shqiptar. Ky është mendimi i Ndue Pjetra, drejtues i Institutit Dedektiv Privat, i cili thekson se me ligj, urdhër ose udhëzim në vendin tonë nuk ekziston të jetë shkruar se pajisje që kryejnë një funksion të tillë u ndalohet hyrja në Shqipëri. Ndërsa, prokurori Besnik Muçi deklaroi se një pajisje që përdoret për përgjim ose identifikim gjetje të dhënash, pra indentifikojnë vendodhje personash kjo pajisje duhet të deklarohet dhe të lincensohet . Muçi tha se pajisjet e përgjimit janë në kontrollin e Prokurorisë së Përgjithshme dhe nuk lejohet përdorimi i tyre nga kompani apo persona privat.

Specialisti i një shoqërie investigimi privat Ndue Pjetra, ka treguar në emisionin Opinion, se përgjimi për familjen dhe konkretisht për gruan është i lejuar ligjërisht. “Institui i detektivit privat kryen shërbime brenda familjes, brenda fisit. Burrin dhe gruan është e ligjshme ti përgjosh”, është shprehur Pjetra. Duke ju përgjigjur pyetjes së Blendi Fevziu nëse gruaja e tij do ti thoshte që të përgjonte atë, specialisti i detektivit privat i është shprehur kështu:

Fevziu: Nëse gruaja ime ju thotë që do të më përgjoj mua, lejohet kjo me ligj?

Pjeta: Gruaja jote nuk të përgjon ty, gruaja jote përgjon veten e vetë, e ti bie viktim e përgjimit të gruas tënde.

Gazetari i ABC News, Flamur Vezaj, sonte, në emisionin “Opinion” ka deklaruar se Yoram Frig, izraeliti që u kap në aeroportin e Rinasit me një pajisje përgjimi ka hyrë në Shqipëri edhe dy herë të tjera. Vezaj tha se Frig ka ardhur në vendin tonë pas kontaktimit të kompanisë farmaceutike në pronësi të deputetit Tom Doshi, për të zbuluar nëse në mjediset e brendshme të fabrikës janë vendosur përgjues ambiental. Ai theksoi se izraeliti fillimisht është kontaktuar nëpërmjet kompanisë që punonte në Tel Aviv, pasi nuk ishte një ekspert privat, por si përfaqësues i një kompanie që merret me zbulimin e përgjuesve të vendosur në fabrika të ndryshme që përdoren për zbulim industrial. “

Yoram Frig ka ardhur në Shqipëri i kontaktuar nga kompania farmaceutike, ku deputeti Tom Doshi është edhe pronar i saj, është kontaktuar kompania ku ai punon në Tel Aviv, Frig nuk ka qenë një ekspert privat por një përfaqësues i një kompanie që merret me zbulimin e përgjuesve të vendosur në fabrika të ndryshme që përdoren për zbulimin industrial. Ai ka ardhur edhe dy herë të tjera në Shqipëri, ka ardhur po serisht në fabrikën e z.Tom Doshit për të kontrolluar pajisje ku herë pas here blejnë mallë nga vende të ndryshme të Europës që kontrollojnë pajisjet për vendosje të përgjuesve. Në këtë rast me datë 22 ka hyrë në Shqipëri, pasi ka mbaruar punët me kontrollin e mjediseve për përgjim ambiental, me datë 23 rreth orës 1:45 minuta ka tentuar të kalojë në aeroportin e Rinasit për të fluturuar drejt destinacionit të tij. Kur ka hyrë në vendin tonë Frig, ka pasur të njëjtën pajisje, të vendosur në një çantë dore

”, tha Vezaj.

Ilir Kulla i ftuar në emisionin ‘Opinion’ është shprehur se të gjithë përgjohen madje edhe partitë politike e përgjojnë njëra tjetrën. Sipas tij përgjimet janë bërë për të qenë të paligjshme, jo për të qenë të ligjshme. Kulla tha se: “Të gjithëve na përgjojnë të gjithë, konkurrencë, partitë politike njëra tjetrën. Partitë disponojnë përgjime”, është shprehur Kulla.