I ftuar:

Lulzim Basha

Emisioni “Opinion” i mbrëmjes së sotme është zhvendosur në çadrat e protestës së opozitës. Blendi Fevziu është duke intervistuar liderin e opozitës Lulëzim Basha, në një studio të improvizuar mes protestuesve. Veç të tjerash Basha është shprehur se në Shqipëri kemi të bëjmë me një demokraci fasad. Sipas Bashës kjo që po ndodh sot nuk është miting politik, po është ngritja e popullit për ti thënë jo krimit dhe bandave. “Në vijmë si një parti e rinovuar në vendimmarrje dhe në lidership, ka me dhjetëra të rinj dhe të reja të cilët kanë studiuar këtu dhe në vendet perëndimore, e vijnë në PD për të dhënë idetë e tyre”, ka deklaruar Basha. Më tej Basha është shprehur i vendosur se protestën do ta çoj deri në fund, derisa qeveria të pranoj kërkesat e opozitës “Unë do të qëndroj këtu deri në fitoren e kauzës së qytetarëve, deri në largimin e kësaj qeverie dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, është shprehur Basha.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sonte, në studion e emisionit Opinion e cila është zhvendosur në “Çadrën e Lirisë” përballë Kryeministrisë, ka deklaruar se protesta e opozitës po merr mbështje të madhe nga populli shqiptar. Basha tha se përveç rinisë dhe studentëve, nesër do mbërrijnë edhe banorët e Zharrësit të cilët prej disa javësh po protestojnë kundër qeverisë dhe vendimeve të Edi Ramës. Ai theksoi se protesta e opozitës do arrijë të përmbysë kastën politike të inkriminuar dhe që mbështet krtimin. “Kjo republikë që po përmbyset do zëvendesohet nga republika e qytetarëve shqiptar, themeli i të cilës, janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme”, tha Basha. “

Për kryetarin e opozitës, ky shesh, është një shesh veprimi dhe s’mund të kemi asnjë vend tjetër përveç se protestës qytetare. Ky është një bashkim popullor, vertetë e kemi organizuar ne, gjatë gjithë këtyre ditëve, duke filluar nga e shtuna e 18 shkurtit, do gjesh një bashkim popullor që i kalon kufijtë e një partie politike, organizimi mund të jetë i kësaj partie, por pjesëmarrja është e qytetarëve. Këtu kemi pasur naftëtarë, studentë dhe gjimnazistë. Kjo protestë tejkalon kufinjtë e një organizimi partiak, kjo është çadra e lirisë, është e qytetarëve

”.

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka deklaruar se qeveria teknike do të godas kanabizimin dhe të garantoj mos prekjen e votës së shqiptarëve. Basha tha se Rama ka sjell në pushtet të gjithë kriminelët ndaj duhet krijimi urgjent i një qeverie teknike. Sipas Bashës të gjitha forcat politike do të marrin pjesë në këtë qeveri teknike me vetëm një qëllim qëllimin e shtypjes së krimit dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndryshme. I pyetur nga Blendi Fevziu se a është e mundur se një qeveri teknike i garanton zgjedhjet, Basha është përgjigjur se ky është një detaj që do të diskutohet kur palët të ulen për marrëveshjen. “Qeveria do të ketë autoritetin e plotë për ti vënë dërrmën kriminelëve në parlament, për të pastruar policinë e shtetit dhe votën e qytetarëve”, është shprehur Basha.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sonte, ka folur në lidhje me dallimet mes dy forcave politike të koalicionit qeverisës; PS-LSI. Basha tha se mes tyre ekziston një dallim numërik, pasi njëri ka 60 e ca deputetë, ndërsa tjetri ka 18 deputetë. “

Përveç këtij dallimi numërik, që dy partitë diferencohen qartazi nga njëra-tjetra, asnjë dallim tjetër nuk ekziston

”. Sipas tij, përgjegjësitë në qeverisje ata i ndajnë së bashku, sigurisht sipas peshës dhe rolit që kanë në qeverisjen e vendit.

Lulëzim Basha ka deklaruar se Vettingu do të votohet nga PD, pasi të krijohet qeveria teknike. “PD do ta votoj vettingun më krijimin e qeverisë teknike dhe mbajtjen e premtimit të mazhorancës për 7 ligjet konsensuale për paketën në drejtësi”, është shprehur Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha të enjten se ka vetëm dy rrugë për qeverinë Rama, ose të largohet me dialog politik ose të rrëzohet. “Dy rrugë ka, ose do të largohet si pjesë e një dialogu politik, ose do të rrëzohet nga qytetarët e bashkuar,” tha Basha, duke shtuar se ftesa e tij për ti dhënë fund maskaradës së zgjedhjeve të blera është ndaj çdo force politike dhe veçanërisht ndaj partive që janë sot në qeverisje. “Unë do të qëndroj këtu deri në fitoren e kauzës, zgjedhje të lira dhe të ndershme, largimi i kësaj qeverie dhe garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, tha Basha.

Blendi Fevziu: Z.Basha keni deklaruar se në qoftëse nuk ka qeveri teknike, nuk do të ketë zgjedhje? 

Lulzim Basha: Zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë.

Blendi Fevziu: 

Si nuk mund të ketë?

Lulzim Basha: Nuk mund të ketë, më thuaj ti si mund të bëhen zgjedhje pa opozitën.

Blendi Fevziu: 

Ka pasur zgjedhje në Maqedoni në vitin ’95?

Lulzim Basha: Ju mendoni se do të përsëritet e njëjta gjë në vitin 2017? Zgjedhje pa opozitën nuk do ketë.

I pyetur nga Blendi Fevziu për partinë LIBRA, të Ben Blushit dhe nëse e konsideron atë opozitare, kreu i opozitës Lulzim Basha është shprehur se ende nuk i ka dhënë provat e një partie opozitare. Sipas Bashës, “partitë që e konsiderojnë veten mirfilltasi opozitare janë këtu”.

Fevziu: Nuk është opozitare LIBRA e Ben Blushit?

Basha: Nuk e di, nuk e paragjykoj, do ta shikojmë në fund, se kështu në fillim të gjithë bëjnë si opozitar.

Fevziu: Ka artikuluar teza më të forta se ato që keni artikuluar ju.

Basha: Ka artikuluar tezat e mija. Po shumë mirë ka bërë që i ka artikuluar.

I pyetur nga Blendi Fevziu se ku do të kandidoj për deputet në zgjedhjet e qershorit, Lulzim Basha është shprehur se ka marrë propozime nga demokratët për shumë qyetete, por që kjo do të vendoset kur të jetë koha. “Kam marrë sygjerime nga demokratë dhe qyetarë për të kandiduar në vendin tim të lindjes në Tiranë, po ashtu në Elbasan etj, por kjo do të vendoset kur të jetë koha”, është shprehur Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka folur këtë të enjte në studion e emisionit Opinion për miliarderin George Soros. Basha deklaroi se ka pasur marrëdhënie zero me miliarderin George Soros. Mirëpo për kreun e opozitës, problemi i Shqipërisë është Edi Rama dhe lidhja e tij me krimin. “

Lidhja e krimit me politikën është vepër e një njeriu që quhet Edi Rama. Ai e solli krimin në politikë për të fituar zgjedhjet, po e mban pushtetin me krimin

”, tha ai. Sipas tij, çdo përdorim i rrjeteve, siç është dhe rrjeti Soros për të fshehur këtë të vërtetë nga sytë dhe veshët e qendrave të politikbërjes dhe vendimarrjes në Bruksel, Uashington dhe Berlin është e dënueshme. “

Unë e dënoj dhe i bëj thirrje çdo kujt të hapë sytë në marrëdhëniet me Edi Ramën, është përgjegjës për kriminalizimin e shtetit shqiptar, është përgjegjës për kthimin e Shqipërisë në Columbi të Europës dhe po bëhet gati të kapë dhe të prishë zgjedhjet për shqiptarët, ndaj e vetmja përgjigje ndaj tij do të ishte bojkoti dhe jo mbështetja

”, nënvizoi Basha. Kreu i opozitëz deklaroi se çdokush duhet ta paralajmërojë dhe jo ta mbështesë, këtu futet edhe rrjeti Soros.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka qenë i ashpër ditën e sotme në “Opinion” me zëdhënësen e BE-së, Maja Koçijançiç. Kjo e fundit shprehu keqardhjen e saj për sulmet ndaj Vlahutinit dhe tha se BE-ja po e ndihmon qeverinë që ta luftojë drogën, duke ulur tonet lidhur me atë që opozita e cilëson kanabizim. I pyetur për këtë deklaratë të zbutur, Basha tha se ai nuk merret me deklarata të zëdhënësve të BE-së apo të kujtdo tjetër. “Nuk merrem unë me deklaratat e zëdhënësve të BE-së apo të kujtdo tjetër. Faktet janë aty”, tha ai.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar sonte në emisionin Opinion se Edi Rama o do të largohet nëpërmjet një dialogu politik, ose do të rrëzohet nga qytetarët e bashkuar. Basha tha se dialogu politik është kthesa ime për t’i dhënë fund një maskarade të zgjedhjeve të kapura dhe të blera, si dhe është përgjegjësi e çdo force politike e veçanërisht e këtyre forcave politike që përbëjnë sot qeverisjen, të cilat duhet t’i hapin rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Sipas tij, kjo qeveri nuk mund të garantojë dot zgjedhje të lira dhe të ndershme, faktet në kohë i ka kundër kësaj aspirate që ajo pandeh. Basha tha se faktologjia ka treguar se kjo qeveri nuk mund të realizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme për tre arsye: 

E para, inkriminimi i shtetit. Ky kryeministër ka sjellë banditët në zyrat e shtetit dhe në parlamentin shqiptar e bashkitë e vendit. Në institucionet më të rëndësishme, në vend që të kishim njerëz me integritet dhe përfaqësues të popullit, fatkeqësisht, kemi bandit të inkriminuar e të dënuar.

E dyta, kemi një gjeografi të bandave që janë bërë gati për t’i vërsulur votës së lirë. Nga jugu në veri dhe nga lindja në perëndim, qytet më qytet dhe fshat më fshat. Shikoni se çfarë ndodhi në Lezhë para dy ditësh, Arben Ndoka, i larguar gjoja në emër të dekriminalizimit ai sulmon Agustin Markun një ish eksponent të PS-së.

E treta, është droga. Dy miliard euro qarkullojnë para të pista nga kjo praktikë në Shqipëri, tha ambasadori i OSBE-së. Ndërsa vetëm BBC ka treguar se qarkullojnë 5 miliard euro nga droga në vendin tonë. Sot ka një kërcënim real nga droga, e cila është produkt e qeverisjes së inkriminuar.

Këtë e di çdo shqiptar që droga dhe krimi po shkatërrojnë Shqipërinë.

Emisioni “Opinion” i mbrëmjes së sotme është zhvendosur në çadrat e protestës së opozitës. Teksa gazetari Blendi Fevziu ishte duke intervistuar liderin e opozitës Lulëzim Basha, ky i fundit ka kërkuar ndërhyrjen e një qytetari. Basha e ka ftuar qytetarin Leonard Lika nga Mati dhe i ka kërkuar atij t’a thotë në mes të emisionit problemin e tij personal, kjo pa miratimin e gazetarit. Drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu, e ka konsideruar të pa papranueshme një fakt të tillë, dhe e ka kundështuar këtë, duke e quajtur jo normale. Fevziu e ka kundërshtuar këtë ndërhyrje duke thënë se ky nuk është miting dhe ai nuk mund ta lejoj këtë në emisionin  e tij. Më tej Fevziu ka thënë se kjo nuk do të ndodh dhe ai do të mbyll emisionin. “Këtu nuk të lejoj, kjo nuk është korrekte. Zotërinë do e marr unë në emisioni, dhe këtë nuk e lejoj, do të mbyll emisionin. Z.Basha ju po përfitoni nga media, po shpërdoroni median. Z.Basha ky është shpërdorim”, i ka thënë Blendi Fevziu kreut të PD-së Lulzim Basha.

DEBATI

Basha: Leonardo hajde këtu!

Fevziu: Jo këtë s’e lejoj.

Basha: Të lutem më lejo.

Fevziu: Më mirë mbyll emisionin dhe këtë s’ta lejoj

Basha: Por dy minuta ore sa të thotë diçka

Fevziu: Nuk mund të bëj miting në një emision televiziv. Ky është shpërdorim i medias. Po shkel rregullat.

Basha: Kam një mesazh edhe për median e kapur, ju që i hiqni zërin qytetarëve ta dini që do jini pjesë e përmbysjes popullore që po vjen.

Fevziu: Unë nuk erdha të bëj miting në studion e emisionit.