I ftuar:

Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shprehur në emisionin “Opinion” është se e ka takuar Ramën vetëm për vetëm pasi ai e ka kërkuar takimin të tillë. Basha tha se takimi vetëm për vetëm me  Ramën zgjati 4 orë sepse ishte i rëndësishëm dhe në të do të vendosej marrëveshja.

Basha: Ta them haptas fare nuk mendova që do të shkonim drejtë një marrëveshje. Unë kisha konsumuar dy raunde me të,ai nuk lëvizte nga qëllimet e tij ne po ashtu ndërkohë erdhi në atë takim ku të gjithë partitë i bën thirrje për pranimin e paketës, ky ndërkohë nuk e kishte pranuar.

Fevziu: Përse qëndruat aq gjatë me Ramën, rreth 4 orë?

Basha: Jo për muhabete koti të siguroj. Ishte një negociatë e vështirë.

***

Fevziu: Përse u bë ai takim vetëm për vetëm kur ishin gjithë ata kryetarë partie, se duket si takim mafiozësh, vetëm për vetëm kur është një tavolinë e gjithë aty?

Basha: Takime mafioze ka bërë pushteti gjithë këto vite. Ky nuk është takim mafiozesh, është takim për negociata.

Fevziu: Po nëse takoheni kokë më kokë?

Basha: E kërkoi kreu i mazhorancës ju përgjigj kreu i opozitës. Ka sa të duash takime mafiozësh këto vite, dhe kanë dijeni dhe mediat dhe mund ti nxjerrin. Ky nuk ishte takim mafiozësh.

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, lidhur me mos përfshirjen në listat e kandidatëve të disa nga figurat e vjetra të kësaj partie, është shprehur se ai ka të drejtën ekskluzive të zgjedh kandidatët. Më tej Basha tha se nuk ka përjashtuar njëri nga Partia Demokratike, sipas tij nuk do të thotë se je kandidat dhe mund të japësh kontribut në këtë parti. Basha ka deklaruar se ky vendim i takonte vetëm atij dhe ai ka krijuar ekipin që do të dal fitues në zgjedhjet e 25 qershorit. Ndër të tjera Basha tha se do të mbaj përgjegjësi nëse ekipi i ndërtuar prej tij do të humbas zgjedhjet. “Nuk eshte e lidhur jeta me PD nese je deputete, ky eshte mendim i Republikes se vjeter”.

Sonte në emisioni “Opinion” ka qenë i ftuar kreu i opozitës Lulzim Basha. Teksa një moment Basha po fliste për kriminelet dhe qeverinë Rama ai është kthyer në një pozicioni nga publiku i studios, po që nuk ishte i duhur sa i përket këndit të kamerave në emision. Kështu gazetari Blendi Fevziu i ka kërkuar të kthehet në pozicion normal pasi aty nuk është mbarë për kamerat.

Fevziu: Kthehu këtej se e ke kamerën këtej.

Basha: Ju flas njerëzve. Ku e ke dritën më thuaj.

Fevziu: Është pas meje kamera.

Më pas Basha ka folur për analistët që i ka quajtur si “shokët e Blushit”. “Jemi kthyer tek problemi numër një i juaji o shqiptarë. Tek ekonomia, papunësia, tani që ju jap ekipin fitues dalin ca shokët e Blushit dhe thonë që ka harruar kriminelët ky”, është shprehur Basha.

Por Fevziu i ka thënë se pas marrëveshjes me Ramën edhe sulmet me gazetarët po i bën si ai: Pas marrëveshjes me Ramën edhe betejën me gazetarët e bën si kryeministri. Fiks, shaj gazetarët, vazhdo se gazetarët e kanë fajin”, i ka thënë Blendi Fevziu.

Intervista e Bashës mbrëmjen e djeshme në Opinion nuk ka kaluar pa tension, por duket se lideri i opozitës ka zgjedhur ti përgjigjet me batuta në shumë raste drejtuesit të emisionit i cili që në krye të herës i tha se takimi mes tij dhe Ramës u duk si “takim mafiozësh…”

Gjatë kësaj interviste Lulzim Basha tha se mban përgjegjësi totale për listën e deputetëve dhe pranoi se është hartuar prej tij dhe nuk është konsultuar me forumet. Ndërsa la pa përgjigje pyetjen nëse do të bëjë koalicion paszgjedhor me PS apo LSI edhe pse Fevziu insistoi disa herë, Basha tha të njëjtën përgjigje. “Opozita do të fitojë vetë rreth 75 apo 77 mandate”. E duke u kthyer tek batutat, veçojmë disa prej tyre. Momentin kur Fevziu e pyet Bashën nëse është konsultuar me Berishën për takimin dhe marrëveshjen me Ramën, lideri i opozitës i revoltuar i kthehet: Jo po të pyeta ty!! Pse duhet ta pyesja Berishën. Unë jam i mandatar në emër të opozitës për të marrë vendimet. Një moment tjetër interesat ishte ai kur Basha kërkon të freskohet më shumë studio dhe Fevziu i thotë i keni djersët nga sikleti se këtu freskët është. Produksioni merr masa për të rregulluar temperaturën në studio dhe Basha përmend emrin e drejtorit të TV Klan Aleksandër Frangaj.

Basha: Rrofsh o Sandër se tani e ftohe.

Fevziu: Po po Sandri ua ftoh juve.

Basha me ironi: Mesa duket priste lekët e reklamave…

Ndërhyn Fevziu duke thënë se ishte e paprecedent ajo që ndodhi me ligjin e reklamave të partive politike, por Basha mbrohet duke thënë se “ky është një model Europian”.

Dhe nuk mbaron këtu, vazhdojnë batutat ironike mes drejtuesit të emisionit dhe liderit të opozitës.

Fevziu: Model Europian? Uleni dy veta, mbylleni në zyrë e merrni vendime si të ju teket.

Basha: Ne s’jemi dy veta ne jemi dy institucione, opozita dhe mazhoranca…Dy veta ishin ata që zgjidhën Presidentin duke ngrënë peshk e pirë verë.

(nënkupton:Rama+Meta)

Fevziu: Ata dy veta…e zgjodhën presidentin me peshk por u ngeli hala në fyt tek koalicioni.