Të ftuar:

Arjan Alikaj,

Arjan Mezini,

Erion Skendaj,

Artur Zheji,

Gazmend Koduzi,

Edmond Arizaj

Vdekja tragjike e gruas shtatzanë Aida Çajka dhe foshnjes së saj të palindur dje në maternitetin Koço Glozheni në Tiranë ka bërë që prokuroria të nisë hetimet. I ftuar në emisionin Opinion, zv/drejtori i spitalit Koço Gliozheni, Tiranë dr. Arjan Alika. Alika tha se duke nisur nga rasti, e ndjera ka ardhur në orën 22:30 në maternitet, në momentin që ka ardhur ajo ka paraqitur ankesa, ku asaj i janë vënë re nxirje buzësh, pulsi ka qenë shumë i shpejtë, ka pasur djersë të ftohta dhe këto janë kode për një dhimbje të vendosur, midis zemrës dhe pjesës së sipërme të barkut.

Fevziu: Urgjenca ka qenë e hapur në momentin kur ka ardhur pacientja, pasi sipas familjarëve ajo është sorollatur rreth 20-30 minuta?

Për këtë gjë nuk duhet të përgjigjem për arsyen e thjeshtë se është në hetim.

Fevziu: Mirëpo, ju e dini nëse është apo nuk është e vërtetë?

Urgjenca ka qenë në punë, ka qenë e hapur.

Fevziu: Ka pasur vonesë në urgjencë?

Besoj se ka pasur rreth 5 ose 7 minuta vonesë.

Fevizu: Ekzaminimi i parë nuk ka treguar gjë?

Në ekzaminimet e para, pacientes i është kërkuar të vizitohet. Jo ka thënë sepse nuk kam gjë nga shtatzënia. E kam dhimbjen nga zemra. Ësëhtë vizituar është mbledhur i gjithë ekipi i rojës siç ka qenë dhe pluz një anastezist.

Për analistin Artur Zheji, Shqipëria ka një sistem të kalbur shëndetësor, pasoja e të cilit janë tragjike si në rastin e vdekjes së gruas shtatzënë në maternitetin “Koço Glozheni”. Sipas Zhejit, kemi një sistem që bën retorikë gjigande, në situatën kur vdesin njerëz. “

Kemi më shumë ambulancë se sa për frymë popullsie, por makinat brenda nuk kanë pajisje. Kemi një sistem shëndetësor që bën retorikë gjigande sikur është më i miri, por vdes nëna bashkë me foshnjen.Ku do varroset e vërteta? Nuk ka mjek të këqinj. Nëse i dilni për zot kësaj vrasje, do ti shtoni jetëgjatësinë një sistemi të kalbur

”-u tha Zheji mjekëve të pranishëm në studio.

Në studion e Opinion ka plasur debati në lidhje me kushtet dhe mjekimin e pacientëve të ndryshëm në spitalet shqiptare. Debati  është nxehur disi mes gazetarit Artur Zheji dhe mjekut Arjan Mezini. Sipas specialistit Mezini, pacientja është nisur për në QSUT, aty ku edhe do merrte mjekim më të specializuar. Ai theksoi se mjekët kanë marrë të gjitha masat e duhura, aq sa e lejonin kushtet e spitalit në lidhje me Aida Çajka dhe foshnjes së saj të palindur që humbi jetën në maternitetin Kiço Glozheni në Tiranë. “

A është i mirë ky sistem, bota ka sistemin multidisiplinar”

tha Mezini.

Gazetari News24, Erion Skëndaj theksoi në studion e Opinion se viktimës nuk i është bërë asnjë eko. Skëndaj tha se diagnostikimi nuk i është bërë ashtu siç thonë disa mjekë, sipas gazetarit, një pjesë e analizave të gjakut i janë bërë në një spital privat. Ai deklaron se në QSUT nuk funksionon shërbimi i urgjencës. Sipas tij, në urgjencë nuk ka mjekë pasi ata qëndrojnë nëpër pavione. Kjo ka qënë shkak që sipas Skëndajt, në rastin e Aida Cajkës, nënës që vdiq bashkë me foshnjen e saj, mjekët të vonoheshin 30 minuta për ta vizituar. “

Atje nuk funksionon urgjenca. Nuk kanë mjek për urgjencë. Mjekët rinë nëpër pavione. Nuk rinë në urgjencë, Shkoni atje, nuk gjeni mjekë. Roja thotë ngjitu në kat të trëtë. Ne nuk kemi mjekë të dedikuar. Personi denoncon se mjekët kanë qënë lart dhe kanë ardhur 30 minuta me vonesë

”-tha Skëndaj.

Emisioni “Opinion” i mbrëmjes së të hënës ndër të tjera nxori edhe problematikën e mosmotivimit të mjekëve. Gazmend Goduzi, ish-drejtor i ISKSH bëri publike një shifër që tregon qartë se mjekët në Shqipëri punojnë në vështirësi. Sipas tij, në vitin 2016 kanë kërkuar “good standing” për në Germani 150 mjekë. “Duan të ikin dhe me vrap madje, pasi kanë 3 vjet pa asnjë rritje rroge. Mungojnë kushtet, siguria në punë”, u shpreh Koduzi. Sipas tij, mjekët bëjnë punë sipërfaqësore pasi ka mungesa të shumta në sistemin shëndetësor që e vështirëson çdo ditë e më shumë pozitën e mjekut.

I pyetur nga gazetari, Blendi Fevziu se çfarë nuk funksionoi në maternitet mbrëmjen e së enjtes, kur vdiq një grua bashkë me foshnjën që do të lindte, nën drejtori i “Koço Gliozhenit”, Arjan Alikaj u shpreh se “nuk ka funksionuar koordinimi për të shkuar më afër disa gjërave që do kishin lidhje me maternitetin me kirurgjinë për të dhënë një zgjidhje më të shpejtë”.

Ndërsa gazetari Edmond Arizaj tha se

“nuk ka funksionuar siç duhet puna nga QSUT-ja e në vazhdim. Materniteti është copë-copë, ndërsa QSUT i ka të gjitha mjetet, ka skaner, ka kirurg”

. Edhe Sanatoriumi i ka të gjitha mjetet.

Nën Drejtori i Sanatoriumit, Arjan Mezini u shpreh se: në sanatorium nuk iu bë skaner sepse u konstatua se kishte hemorragji. Sipas tij ka qenë pikërisht që ka vendosur diagnozën. Ndërkohë, Mezini nuk shpjegoi se pse pacientja u kthye sërish në maternitet dhe jo në kirurgjinë e QSUT, kur u konstatua se kishte probleme të organeve dhe jo të lindjes.