I ftuar:

Spartak Ngjela

Enver Hoxha është njeriu i cili në historinë e Shqipërisë ka marrë me vete shumë mistere, jo vetëm si drejtues i një sistemi i cili kishte në thelb të fshihte të vërtetën, por dhe si një diktator i famshëm në periudhën që drejtoi vendin. Spartak Ngjela, i rritur në Bllokun komunist, më pas i burgosur nga diktatura, sot një avokat dhe politikan i njohur është shprehur se Enver Hoxha ka pasur frikë ndaj Mehmet Shehut, por ky i fundit nuk kishte dijeni se ai i frikësohej. Ngjela tha sonte në një intervistë për emisionin “Opinion”, se për të dalluar frikën e Hoxhës ndaj Shehut, së pari, duhet nisur nga fakti i parë. Sipas tij, në vitin 1948, Mehmet Shehu po të ishte aktiv në politikë e rrëzonte Enver Hoxhën.

I ftuar në emisionin “Opinion’ avokati Spartak Ngjela ka folur për regjimin diktatorial dhe Enver Hoxhën. I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu se si e vlerëson ai figurën e Enver Hoxhës në Historinë e Shqipërisë Ngjela u përgjigj se në tërësi është negative. Më tej Ngjela përmendi dy momente ku sipas tij diktatori Enver Hoxha duhet të vlerësohet pozitivisht. “Në rolin e historisë unë i ka dhënë faktet e mija, duke u nisur nga fakte dhe argumenta unë nuk i shoh asnjë gjë pozitive në funksion të Shqipërisë drejtë Perëndimit. Enver Hoxha nuk ka sjell ndonjë vlerë për zhvillimin normal dhe perëndimore shqiptare. Per Shqiperine brenda vendit ka bere dy gjëra, ka krijuar kthim tek Rilindja dhe vlerësimin e  Gjergj Kastriot Skënderbeut. Po ashtu ngriti problemin Iliri në nivel të lartë, këto do ti konsideroja si moment pozitiv në histori për Enver Hoxhën.

Spartak Ngjela ka dhënë një version interesant, sonte, në emisionin “Opinion”në lidhje me vrasjen e Qemal Stafës. Për Ngjelën, Enver Hoxha nuk mund të jepte urdhër për vrasjen e Stafës, por ai ka qenë në dijeni të kësaj vrasjeje. Ai tha se Qemal Stafa, një emër i njohur i historisë së komunizmit në Shqipëri, është vrarë pas shpine, me shumë gjasa me urdhët të Miladin Popoviçit.