Të ftuar:

Artan Hoxha,

Dashamir Biçaku,

Lorenc Vangjeli,

Spartak Koka

Drejtori i Policisë së Vlorës, Sokol Bode është shkarkuar nga detyra për shkak të një fotoje të publikuar nga opozita me Moisi Habilaj, ku i fundit i arrestuar për trafik droge në Itali. Analisti Lorenc Vangjeli tha sonte në studion e emisionit ‘Opinion’ se Bode është larguar nga detyra për shkak të kësaj fotoje. Ai është një prej tre ish-funksionarëve të policisë për të cilët Prokuroria për Krimet e Rënda ka lëshuar si të dyshuar për lidhje me grupin e trafikantëve të drogës të vëllezërve Habilaj. Bode ka mbajtur detyrën e drejtorit të Postës së Policisë në Dhërmi. Në studion e emisionit “Opinion”, gazetari Lorenc Vangjeli deklaroi se urdhër-arresti për 3 oficerët e larte të Policisë ka dalë që ditën e djeshme, por nuk është ekzekutuar dhe çuditërisht sipas informacioneve të Vangjelit, për këta tre persona nuk ka adresa të sakta se ku mund të kërkohen.

Prokuroria për Krimet e Rënda nuk ka lëshuar tre urdhër arreste, por katër të tillë për ish-drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, të paktën kështu thonin informacionet e ardhura në celularin e Blendi Fevziut përgjatë emisionit. Gazetari Spartak Koka ka zbuluar në emisionin “Opinion” adresat zyrtare të tre drejtuesve të lartë të policisë për të cilët është lëshuar urdhër-arresti. Gazetari Spartak Koka tha në studion e emisionit Opinion, mbrëmjen e sotme, se personi i katërt ishte drejtues i lartë policie dhe një person i afërt me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Koka tha se ai ka qenë një lidhje e afërt e ish-ministrit, ndërsa ka qenë një person që ka mbajtur detyra të rëndësishme në Policinë e Shtetit.