OPINION – PATOZI; DEBATI PER KANDIDIMIN E BASHES!

Emision: 29.06.2017


Të ftuar:

Astrit Patozi,
Edit Harxhi,
Tomorr Alizotaj,
Robert Rakipllari,
Preç Zogaj,
Artur Zheji

Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi është shprehur se nuk do të jetë një kandidat në garën për kreun e Partisë Demokratike, kjo për shkak të disa arsyeve. Patozi deklaroi sonte në studion e emisionit “Opinion”, se ka marrë një vendim për të mos kandidur për kreun e PD-së, kjo për dy arsye të forta. Sipas tij, ai nuk do të kandidojë për shkak se PD nën drejtimin e Bashës është gati të hapë një farsë elektorale. Më tej, ai, tha se gara ka nevojë për disa kushte, Basha në shkelje të rëndë të statutit të PD-së, e hodhi në erë që ditën e parë procesin. “Gjithë sa thatë ju janë të vërteta. Është shkruar dhe folur për mua gjatë këtyre ditëve. Unë sigurisht që e kam lexuar me vëmendje dhe sot kam një vendim. Unë nuk do të kandidoj për kryetar të PD-së. Kam dy arsye të forta. Unë nuk do të kandidoj për shkak se PD sot nën drejtimin e Bashës është bërë gati të hapë një farsë elektorale. Do të thotë që çdo lloj gare minimalisht ka nevojë për disa kushte. Zoti Basha në shkelje të rëndë të statutit të PD-së e hedhin në erë që ditën e parë procesin. Akti i parë konsiderimi i vetëngrirë i kryetarit të PD-së. Kjo nuk është vetëm anti-statut por nuk gjendet në asnjë vend të botës”, theksoi Patozi.

I ftuar në emision  “Opinion” ish-deputeti demokrat Astrit Patozi ka shprehur kritika të ashpra për kreun e PD Lulzim Basha. Patozi deklaroi se Basha është një sëmundje për Partinë Demokratike: “Zoti Basha sot është një sëmundje e Partisë  Demokratike. Zoti Basha është ish ministri me i përkedhelur i Sali Berishës, ka zgjedhur gjithmonë postet më të mira”. Patozi tha se Basha duhet të jepte dorëheqjen e paevokuushme  dhe nuk duhet ti jepte vetes asnjë mundësi rikandidimi. “Dorëheqja e paevokuushme jepet në rastet e një katastrofe elektorale”.

I ftuar në emision  “Opinion” ish-deputeti demokrat Astrit Patozi ka shprehur kritika të ashpra për kreun e PD Lulzim Basha. Ai është shprehur se Basha e ka rrëmbyer PD për ta bërë pjesë të familjes së tij: 

“Unë jam këtu për të denoncuar atë që po i ndodh sot Partisë Demokratike dhe ça është kërcënim për të ardhmen e saj. Për Bashën po përmend një gjë, që po e rrëmben Partinë Demokratike dhe po e çon në shtëpi duke e ndarë bashkë me kunatin, me vjehrrin e me dikë tjetër ndoshta. Duke bërë 3 hapa, ja dhuruan në 2013, e hodhi pasi bëri marrëveshjen okulte me Edi Ramën, pastaj bëri listën personale të cilës i doli zot për hir të së vërtetës. Si askush tjetër në Shqipëri por besoj edhe në botë nuk ka raste të ngjashme që njeriu të injoroj çdo lloj forumi tjetër dhe të thotë që unë vendos dhe ja ku jemi tani që me këtë listë ai ka humbur zgjedhjet, duhet të kishte dhënë dorëheqjen dhe të mos kandidonte më”.

I ftuar në emision  “Opinion” ish-deputeti demokrat Astrit Patozi ka shprehur kritika të ashpra për kreun e PD Lulzim Basha. Patozi deklaroi se një ndër arsyet që ai kandidon është se nuk do ti jepte kënaqësinë zotit Basha ku në një rast të një gare të mundshme, votat që kërkojnë largimin e tij të ndahen. Sa i përket Kandidimit të Eduard Selamit, ai tha se Selami nuk është kandidaturë e duhur dhe reale për PD. “Arsyeja e dytë e mos kandidimit tim është se unë nuk dua t’i jap kënaqësinë zotit Basha ku në një rast të një gare të mundshme, ku votat që kërkojnë largimin e tij të ndahen. Dhe e bëj publike këtu që do të mbështes çdo kandidat real që do të rivalizojë zotin Basha për ta rrëzuar. Atëherë unë kur deklaroj mbështetjen time nuk kam parasysh një emër sepse unë nuk mund të di. Topalli mund të ishte. Nuk e kam diskutuar këtë por kemi ndarë shqetësimin e përbashkët për atë që po ndodh në PD. Selami nuk është kandidaturë reale. Nuk e konsideroj të tillë nga mënyra se si doli kandidatura. Unë e cilësoj një përpjekje, një marrëveshje mes Bashës dhe Selamit për të legjitimuar procesin”, ka deklaruar Patozi.

Ish-deputeti i PD-së, Astrit Patozi është shprehur ashpër ndaj drejtimit të partisë nga Lulzim Basha. Patozi ka rrëfyer për “Opinion” se Basha e gënjeu para 8 muajsh në një takim në Vorë. Sipas tij, Basha tha në sy të të gjithë të pranishmëve në takim se Astrit Patozi do të ishte deputet, por kjo gjë nuk ndodhi. “Kam histori personale me Bashën. Kemi qenë në Vorë 8-9 muaj më parë. Kishim një takim me strukturat. U ngrit çështja e përfaqësimit dhe ky i tha atyre pa ia kërkuar kurrë. “Tani po jua them që deputeti juaj i ardhshëm është filani dhe vazhdojmë tani”, tha Patozi.

I ftuar në emision  “Opinion” ish-deputeti demokrat Astrit Patozi ështën shprehur se nuk do të kandidoj për kreun e PD pasi do të mbështes një emër tjetër i cili do të jetë i duhuri për PD dhe ai nuk do ta rivalizojë atë përball Bashës. Po ashtu Patozi tha se gara ka nevojë për disa kushte dhe se Basha në shkelje të rëndë të statutit të PD-së, e hodhi në erë që ditën e parë procesin, pasi ai nuk i ka dhënë dorëheqjen. Por Astrit Paztozi nuk e përjashtoi në mënyrë kategorike moskandidimin e tij, ai tha se nëse nuk del një emër tjetër përball Bashës do të dal ai vet. Patozi deklaroi se nëse do të dal përball Bashës do ta “shpartalloj” atë. “Në rast se dikush tjetër nuk  pranon të vihet në garë përball zotit Basha unë jam gati ta shpartalloj zotin Basha”.

I ftuar në emisionin “Opinion” ish deputeti demokrat Astrit Patozi ka shpërthyer në një sërë akuzash ndaj kreut të PD Lulzim Basha. Pasi e quajti një sëmundje për PD, Patozi vazhdoi edhe më kritika më të forta duke e quajtur Bashën një kërcënim kombëtar. “Lulzim Basha sot është kërcënim kombëtar. Sepse duke marrë peng, duke grabitur PDnë në atë humbje katastrofale, Basha mban peng zhvillimet politike. Sepse Shqipëria për shkakun e tij është e papërfaqësuar denjësisht. Se mjafton të mos mungonin 200 mijë demokratët që nuk votuan dhe do të ishim sot në situatë ndryshe. Unë do ftoja sot çdo demokrat, ka dy rrugë. Njëra të tërhiqet Basha dhe të garantojë garën. Nëse kjo nuk ndodh demokratët duhet të bojkotojnë dhe të mos lejojnë këtë. Jam gati të hyj në garë nëse dikush tjetër nuk do të pranojë të hyjë në garë. Jam gati të hyj dhe ta shpartalloj”, ka deklaruar Patozi.

****

Analist dhe anëtar i PD-së, Tomor Alizoti është një nga emrat publik që ka dalë kundër drejtimit të Lulzim Bashës dhe vendimit të tij për të mos u tërhequr  nga drejtimi, por duke shkuar në zgjedhjet e 22 korrikut për kreun e partisë, si kryetar i vetëngrirë. Alizoti u shpreh sonte në studion e “Opinion”, se Lulzim Basha është një nga aktorët kryesor të humbjeve të zgjedhjeve të 25 qershorit. Për këtë humbje, ai, dha dhe argumentet e tij. “Si kërkon në 2 javë të bësh një analizë të një humbje totale? Vijmë nga një sistem totalitar, dhe modeli Rama është një shembull i keq. Zotëria që është aktualisht, nuk ka zë politik dhe nuk mund të bësh me faj kundërshtarët për humbjen e betejës. Të bëjmë analizën reale, Republika e Re, listat personale, unë jam unë. Mendimi im personal është se ai nuk merr vesh nga kjo punë.” tha Alizoti.

I ftuar në emisionin “Opinion” gazetari Artur Zheji  duke folur për situatën e krijuar brenda  Partisë Demokratike, tha se megjithë humbjen e rëndë, shkatërrimi i një investimi si Lulzim Basha përbën rrezik të madh për PD. “Brenda një kuadri normaliteti, humbja është e rëndë, por tek figura e Bashës është bërë 12 vjet investim. Individi që udhëheq një parti është edhe një lloj truri, marke, jo vetëm një njeri me mish dhe gjak. Ka shpenzuar me mijëra orë komunikimi. Prandaj duhet të jesh i sigurt për atë që do të vijë si zëvendës i tij. Shkatërrimi i një investimi si Lul Basha mendoj se përbën rrezik të madh për PD.” ,- tha Zheji.

Analisti Preç Zogaj, sonte, në studion e emisionit “Opinion” ka deklaruar se në qarkun e Lezhës, në zgjedhjet e 25 qershorit ka hasur një situatë të rëndë, pasi shit-blerja e votës ka qenë vrastare për rezultatin e Partisë Demokratike. Zogaj tha se rezultati katastrofik i Partisë Demokratike ka ardhur sepse Edi Rama dhe Partia Socialiste kanë ngritur një strukturë që blenë vota. Më tej, ai, bëri me dije, se ishte në dijeni të faktit se Rama do t’a shkelte marrëveshjen dhe do të përdorte të gjitha mjetet për të fituar. Megjithatë, pavarësisht kësaj,PD hyri në zgjedhje e ndikuar dhe në respekt të partnerëve stratëgjikë amerikanë. Por me atë që ndodhi në zgjedhje me blerjet masive të votave ai deklaroi se më mirë të kishim hyrë në luftë më PS-në se sa në zgjedhje. “Më mirë të kishim hyrë në luftë me Partinë Socialiste se sa në zgjedhje.” – Ishte kjo deklarata e fortë e Zogajt i cili tha se problem më i madh i Shqipërisë janë zgjedhjet dhe jo kjo që po ndodh me Partinë Demokratike.

Kategori
OPINION
0 Komente

Përgjigju

*

*