Të ftuar:

Alfred Peza – Gazetar

Elisa Spiropali – Deputete e PS-së

Ervin Salijani – Deputet i PD-së

Dashamir Shehi – Kryetar i LZhK-së

Fate Velaj – Deputet i PS-së

Në lidhje të drejtpërdrejtë: Klodiana Lala – Gazetare

Vidhet prokuroria e durrësit, dokumentat sekrete!

Gazetarja e ‘News24’, Klodiana Lala të enjten është shprehur në lidhje me grabitjen në Prokurorinë e Durrësit në orët e para të mëngjesit.

Lala tha se grabitësit kanë hyrë të qetë në zyrën e një prokurori, të një oficeri të policisë gjyqësore dhe në zyrat e serverit qëndror dhe kanë marrë prej andej ccfarë ata dëshironin.

Gazetarja tha se viktimë e grabitjes ka rënë prokurori Afrim Shehu në dosjen më të fundit që ka nën hetim është ajo e tjetërsimit të tokave në Ishëm, me disa ish zyrtarë nën akuzë.

Sikurse kjo dosje, por edhe të tjera që Shehu i kishte nën hetim janë zhdukur nga persona të panjohur.

Gazetarja e ‘News24’, Klodiana Lala të enjten deklaroi se grabitja e Prokurorisë së Durrësit nuk është e shkëputur si ngjarje me grabitjen e parë.

Lala tha në studion e emisionit ‘Opinion’ se grabitësit kanë hyrë të qetë në zyrën e një prokurori dhe në zyrat e serverit qëndror dhe kanë marrë prej andej materialet që dëshironin.

“Grabitësit janë ngjitur përmes kabinës elektrike, duke hyre në dritaren më të afërt të një tualeti.

Por grabitja e dokumenteve hetimore për herë të dytë të prokurorisë ka qenë e paralajmëruar“,- tha ajo.

Gazetarja sqaroi se fakti që brenda dy javëve kanë ndodhur dy grabitje ndaj prokurorisë ka shumë gjasa të lidhën këto krime me njëra-tjetrën.

E ndërsa, hetimet rreth grabitjes së parë ishin në zhvillim e sipër, prokuroria dhe policia ishin në gjumë sikurse këtë të mërkurë

Në emisionin “Opinion” gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje nga ngjarja e djeshme në Prokurorinë e Durrësit, ku janë grabitur materiale në server dhe pamje të kamerave të sigurisë.

Gazetarja Lala, ka deklaruar se Prokurori Afrim Shehu, të cilit I janë vjedhur materiale në zyrën e tij, ka qenë duke hetuar dosje të rëndësishme të lidhura kryesisht me çështje korrupsioni.

Ajo ka veçuar dosjen e pronave në zonën e Ishmit, dosjen e disa zyrtarëve të vendosur nën akuzë dhe abuzimet me një tender që arrin vlerën e disa miliona eurove.

PD dhe PS perplasen per Xhafën!

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, të enjten, deklaroi se materiali i audio që denoncon vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj si kapo të trafikut të drogës në Vlorë është autentik, pa ndërhyrje dhe i paprerë.

Salianji tha në studion e emisionit ‘Opinion’ se ndërhyrjet janë zero, përveç titrave të vendosura në material.

Deputeti i PD-së, deklaroi se audio-përgjimi nxori në pah rëndësinë e Agron Xhafës, ku sapo të biesh në kontakt me të, të hapen të gjitha rrugët e trafikimit të drogës.

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, është shprehur se ka takuar personalisht ‘dëshmitarin X’ së bashku me gazetarin Jetmir Olldashi dhe ka qenë i pranishëm në bashkëbisedimin telefonik mes ‘dëshmitarit X’ dhe Agron Xhafës, vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Salianji deklaroi në ‘Opinion’ se dukej qartazi afrimiteti mes të dyve. Në lidhje me audio-përgjimin, deputeti demokrat tha se janë kryer të gjitha verifikimet nëse personi që komunikonte përtej telefonit ‘dëshmitari X’ ishte Agron Xhafaj.

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, të enjten, deklaroi se ‘dëshmitari X’, i quajtur Albert Veliu i është drejtuar strukturave të policisë së Vlorës për të denoncuar rastin në fjalë, por nuk është pritur nga policia.

Salianji tha se në këtë situatë, opozita i ka lënë kohë të gjitha institucioneve shtetërore që të marrin masa për shkak të një denoncimi që bën një qytetar.

Deputeti Dashamir Shehi është shprehur se është e papranueshme që ministri shqiptar i Brendshëm, Fatmir Xhafaj të përfaqësojë vendin në një kohë që ka të vëllain në burg për trafik droge.

“Si do ulet ministri jot me një homolog të huaj. Nuk të vjen zor ty. Je shqiptar. Si mund të ulet”,- u shpreh Shehi.

Përgjimet e fameshme ne Shqipëri!