Të ftuar:

Artur Zheji,

Luan Rama,

Dashamir Shehi,

Berat Buzhala,

Arbër Mazniku,

Ervis Iljazaj

Për Artur Zhejin fushata elektorale e Edi Ramës nuk ka aspak lidhje me element të modernes, siç disa duan ta paraqesin dhe për shkak të disa elementëve të përdorura as nuk mund të lexohet si e tillë. Për të forcuar këtë ide, Zheji theksoi sonte në emisionin “Opinion” se fjalët kyçe të kësaj fushate kanë qenë: timon, tepsi, kazan, bakllavan dhe sheqerpare. Sipas tij, këto janë fjalët kryesore të fushatës nëse do kërkosh në google, ku do vihet re, dhjetra fjalime të kryeministrit dhe kandidatëve të tij pikërisht me këto fjalë. “

Rama ka marrë ansamblin popullor, korin e operas dhe këngëtar lirik dhe mban një fjalim për të inauguruar një shesh

”, tha ai.

I ftuar në emision “Opinion” deputeti i LSI-së Luan Rama është shprehur se fushata që po zhvillohet është pa dimension qytetarë, ai tha se në këtë fushatë ka 10 herë transmetime live në ditë çka është një shpenzim i madh nga ana e partive: “Vetëm deri sot PS dhe PD, kostoja e transmetimeve të fushatave elektorale është 1 milion e 200 mijë euro deri ditën e sotme. Duke llogaritur minimumin e kostos për transmetim, këtu kemi të bëjmë me një terror të tërë psikologjik”, u shpreh Luan Rama.

Analisti Artur Zheji është shprehur sonte në emisionin “Opinion” se takimin mes Ramës dhe Bashës e ka quajtur “qepallimi”. Ai e shpjegoi se i vuri këtë ‘pagëzim’ pasi pas takimit dy liderët polikë bën qepalla, pra përplasën duart:

Zheji: Mbas takimit që unë e kam quajtur qepallimi, sepse bën qepalla ata dhe ka ngelur qepallimi.

Fevziu: Mirë që e sqarove se ka edhe keqkuptime

Zheji: Bën qepalla, dy njerëz që bën qepalla u qepalluan.