Të ftuar:

Lorenc Vangjeli,

Anduena Llabani,

Fatmir Braka,

Trazhgim Sokolaj,

Preç Zogaj,

Artan Hoxha

Hetimet ndaj kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, kanë nisur para pesë muajve nga Prokuroria.

Gazetari Trashgim Sokolaj tha të hënën në mbrëmje në studion e emisionit “Opinion”, se referuar burimeve konfidenciale nga prokuroria, hetimet do të rezultojnë me arrestime.

Ai u shpreh edhe në lidhje me përgjimet ndaj Dakos, ku nisen krejt rastësisht nga disa shërbime të inteligjencës të vendeve partnere.

Sipas tij, gjatë punës që këto shërbime po bënin duke mbajtur nën përgjim disa grupe kriminale ka dalë në skenë emri i kryebashkiakut, Dako.

Sokolaj tha se Dako përmendet disa herë në përgjime kur flitet për shpërndarje parash për të mbledhur karta identiteti gjatë zgjedhjeve si dhe për të bërë presion në disa zgjedhës të tjerë.

Gazetari nuk përcaktoi nëse në përgjime ka rënë vetë Dako, apo janë sërish “kriminelë” që flasin në emër të tij.