Të ftuar:

Ylli Manjani,

Klodiana Lala,

Artan Hoxha,

Saimir Vishaj,

Artan Hoxha

Gazetari i ‘News 24’, Artan Hoxha, të mërkurën ka deklaruar se lëvizjet e realizuara nga kryeprokurorja Arta Marku kanë ardhur me arsyen për të vënë rregull në organin e akuzës dhe sipas një plani të iniciuar nga ndërkombëtarët. Hoxha tha se të gjithë emrat që ajo ka lëvizur, janë emra që kanë punuar në projekte dhe trajnime, si dhe kanë qenë pjesë e Task-Forcës të monitoruar dhe të organizuara nga ndërkombëtarët. Sipas tij, ata janë të gjithë emra të filtruar dhe këto lëvizje nuk janë të kryera nga Arta Marku, por nga ndërkombëtarët. Ai tha se kryeprokurorja në një mënyrë extraligjore, kërkon të vendosi rregull në organin e akuzës për shkak të ndërhyrjeve jo ligjore që kishte bërë paraardhësi i saj.

sh-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani të mërkurën në studion e emisionit ‘Opinion’ është shprehur se shteti shqiptar po funksion me drejtues institucionesh të përkohshëm. Manjani shpjegoi se mënyra se si mazhoranca zgjodhi kryeprokuroren e përkohshme e hodhi ligjin në plehra. Ai tha se peshku i madh që ka përmendur ambasadori amerikan, nëse lexojmë ligjet shqiptare, duhet të funksiononte nëpërmjet SPAKUT. Sipas tij, pyetja është se për çfarë arsye nuk po krijohet SPAKU? Manjani tha se peshqit e mëdhenj, politikanët, i heton SPAKU, por ai ka rënë në plehra bashkë me Kushtetutën.

****

Skënder Zogu!