Të ftuar:

Armand Shkullaku, 

Preç Zogaj, 

Lorenc Vangjeli, 

Henri Çili

Gazetari Armand Shkullaku, sonte, në emisionin Opinion ka deklaruar se kreu i LSI-së Ilir Meta, ka qenë gjithmonë kundër emërimit të Tahirit në krye të Ministrisë së Brendshme, që nga emërimi dhe deri të premten që ishte dita e fundit e tij si ministër. Shkullaku theksoi se po të shohim të gjitha sulmet apo kritikat e ish-ministrit Manjani ndaj mënyres së qeverisjes, të gjitha shigjetat adresoheshin drejt Tahirit. “

Pra, nga ideja e futjes së ushtrisë për të luftuar kanabisin çka nënkuptonte falimentim të forcave të policisë, që nga historia e dosjes së Balilit, që policia donte t’ia faturonte Ministrisë së Drejtësisë, por urdhëri për ndalimin e tij kishte ardhur që me datë 18 të vitit të kaluar, pra që ishte përgjegjësi e ministrit të Brendshëm, si dhe kemi deklaratat e një tjetër ministri i cili akuzoi se ministri i Brendshëm në bashkëpunim me kryetarin e Bashkisë së Durrësit, me bandat kriminale po përgatiteshin për të vjedhur votat e LSI-së se të opozitës po dhe po

”, tha ai. Shkullku, ndër të tjera, tha se mes Ramës dhe Tahirit ka patur një debat të tensionuar, në takimin e tyre vetëm pak para shkarkimit të tij nga Rama. Shkullaku deklaroi se Rama nuk e ka hequr Saimir Tahirin për punë të dobët, por si një pazar i bërë mes Ramës dhe Metës. “

Në rast se Rama do ta shkarkonte për punë të dobët, ose se Saimir Tahiri nuk po ndjek modelin e qeverisë së Ramës, Tahiri nuk do kishte guximin për ta kundërshtuar. Tahiri e ka kundërshtuar dorëheqjen, duke i thënë Ramës ta shkarkonte. Shkarkimi i tij nuk ka arsye tjetër, veçse një kurban për Ilir Metën

”, është shprehur Shkullaku. 

Teksa Rama ka deklaruar se protesta e Opozitës po mbështet nga disa  qarqe të huaja të cilat sipas tij nuk janë miq të Shqipërisë, Basha në një lidhje direket në emisionin Opinion, i është përgjigjur, duke i konsideruar këto përralla. Ai ka mohuar se PD ka kontakte me qarqe Ruse për të diskutuar fatet e Shqipërisë. “

Këto i thotë njeriu që deshi të bëhej diktator por që shqiptarët ja prishën ëndrrën. Në këtë çadër kanë qenë përfaqësues të partive tona simotra të Kristian Demokratve të Angela Merkel, të republikanëve të Donald Trump, të partive të djathta  italiane, prandaj përrallat me armiq të jashtëm ti bëj përshesh dhe ti haj vetë. Unë sot kam patur një takim me ambasadorin e Rusisë, një takim publik, është një takim në kuadrin e një kontakti normal që PD ka me gjithë përfaqësuesit e huaj në Shqipëri. Kontakte me qarqe të huaja që të diskutoj fatet e Shqipërisë PD nuk ka dhe nuk do të ketë

”, është shprehur Basha.

I pyetur nga Blendi Fevziu, nëse Ilir Meta kishte dijeni për shkarkimin e ministrit të Brendshëm të Saimir Tahirit, analisti, njëherësh edhe këshilltari i Kreut të Kuvendit, Lorenc Vangjeli, është shprehur se Meta nuk ka patur dijeni për këtë ndryshim në qeveri. Sipas Vangjelit ndryshimet në qeveri i kanë kapur të gjithë në befasi, edhe opinioni publik po ashtu edhe opozitën. “Mesa kuptohet edhe Meta nuk ka qenë në dijeni. Ishin ndryshime të paparalajmëruar. U zu në befasi opinioni publik edhe aktorët kryesor politikë”. Sipas Vangjelit ky ndryshim i kabinetit nuk është bërë në kushtet e presionit nga Ilir Meta, por po ashtu nuk ka patur një ndikim në këtë lëvizje as opozita. Vangjeli tha se Rama sipas lajmeve që kanë qarkulluar, të njëjtin diskutim Rama ka patur edhe me dy ministrat e tjerë, ku bëhet fjalë për Bushatin dhe me Nikollën.