Të ftuar:

Denata Toce,

Edmond Tupe, 

Rita Petro, 

Alba Çobo, 

Flavio Qarri, 

Armida Elezi, 

Jashar Demiri

Pangopësia e shqiptarëve me seks, për Jashar Demirin, psikoterapeut, ka të bëjë me rrethana historike të caktuara që ata kanë kaluar. Demiri theksoi, sonte, në emisionin Opinion se ndryshe nga shqiptarët e Shqipërisë, kosovarët kanë një traditë më të mirë, për vetë faktin, se nuk kanë qenë të shtrënguar me ca norma të kohës së komunizmit, por edhe të disa normave të tjera historike të trashëguara. “

Në atë kohë unë punoja me doktor Arqile Boti, rastësisht më pati rënë në dorë një libër, që Cvajg kishte shkruajtur për Frojdin dhe pata lexuar diku që thoshte se shumica e neurozave, thuajse të gjitha vijnë nga shtypja e libidos. Atëherë pati rënë si bomb. Arqile pasi i dëgjonte, e i dëgjonte, u thoshte martohu. I martuar jam-po martohu. Pra ishte ideja se je i martuar, por s’ke kryer marrëdhënie me bashkëshorten

”, tregoi Demiri. Ai theksoi se të gjitha moshat e reja që vijnë ose për shkak të ankthit, frikës së performancës, normave dhe shumë gjërave nuk e kanë provuar herën e parë dhe janë të virgjër.

Sot në emisionin “Opinion” është duke u diskutuar për seksin dhe raporti i shqiptarëve me të. I ftuar si pjesë e panelit, prof Edmon Tupja, është shprehur se  shqiptarët janë të kompleksuar kur vjen momenti të flitet për seksin, dhe kjo vjen nga shtërngimi që ata kanë patur në kohën e komunizmit. Sipas tij edhe komunikimi gjatë seksit është tepër i dobët, pasi individët nuk shqiptojnë fjalë erotike, por i kanë kthyer ato në sharje. “Fjalët e fjalorit erotik i kanë kthyer në sharje, të bëfsha këtë, të bëfsha atë, ti qenke kështu ti qenke ashtu. Por këto fjalë janë shumë të shijshme kur ti e thyen tabu e fjalës erotike dhe e përdor gjatë aktit seksual.  Tha thuash, ta shqiptosh. Dhe një fjalë do të ishte kështu të mësojmë të shqiptojmë me zë të lartë dhe para pasqyrës fjalët, jo si sharje por si fjalë erotike. 

Profesor Edmon Tupja, sonte, në emisionin Opinion ka folur për marrëdhënien e shqiptarëve në kohën e diktaturës me seksin. Sipas profesorit, në vendin tonë ish-komunist, nuk ka një histori të seksit, por ka vetëm një kulturë “zakonesh” informale që nisnin nga vouajerizmi, tradhëtia bashkëshortore e për të shkuar te kurvëria si term pezhorativ që na tingëllon sot më shumë si fetar sesa social. “

Në kohën e komunizmit kishin njerëz që përgjonin çiftet e reja dhe në rast se arrinin t’i kapeshin, ata i dënonin. Por kjo vjen se pasi nuk arrinin dot vetë, kishin vendosur për të ndjekur çiftet. Dëshirën e kishin, por mundësinë jo. Vouajorist kishte sa të duash, tek kodra e Shen Prokopit tek kodrat e Liqenit. Këta ishin njerëz që mendonin se duhet mbrojtur pastërtia morale e rinisë. Rrugës edhe i martuar të ishe nuk mund të putheshe dot

”, tha profesori.

Sot në emisionin “Opinion” është duke u diskutuar për seksin dhe raporti i shqiptarëve me të. E ftuar si pjesë e panelit, Armida Elezi, drejtuese e portalit zakoniepshit.com është shprehur se shqiptarët për momentin janë shumë të interesuar për informacionet që kanë të bëjnë me përdorimin e lodrave të seksit. Po ashtu ajo tha se ata janë të interesuar për rritjen e performancës dhe deri tek eksperimentimi në marrëdhëniet sekuale.

Sipas Elezit të rinjtë janë shumë më të informuar mbi seksin krahasuar me moshat e mëdha. “Janë më mendje hapur, për të pasur dhe për të mësuar. Janë po ashtu më të etur rreth informacioneve të seksit”.