Të ftuar:

Artan Hoxha,

Alfred Peza,

Mustafa Nano,

Fatos Hakorja,

Mark Marku,

Preç Zogaj

Emisioni Opinion, ka publikuar sot një pjesë nga përgjimi i realizuar nga italianët ndaj Moisi Habilajt dhe grupit të tij, kryer brenda një automjeti ne Itali. Në përgjimin e zbardhur, Moisi Habilaj dëgjohet të përmendë emrin e Saimirit dhe blerjen e dy byzylykëve, një për nënën dhe një për gruan e tij me vlerë 9 mijë euro.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, për përgjegjësitë e kryeministrit Rama në çështjen “Tahiri”, Mustafa Nano është shprehur se Rama duhet të ndërhynte që kur doli në skenë historia e makinës së Tahirit, të cilën ai ja shiti Habilajve. “Rama ka përgjegjësi që kur në shesh doli historia e makinës, këtu ka përgjegjësi dhe duhet të ndërhynte në mënyrë shumë të shpejtë, urgjente, drastike”. Sipas Nanos, kryeministri nuk i mori seriozisht deklaratat e opozitës duke i quajtur vetëm zhurmë mediatike.

Gazetari Mustafa Nano ka lëshuar një deklaratë të fortë ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Nano u shpreh të enjten në emisionin ‘Opinion’, kryesisht pas materialeve të publikuara, Saimir Tahiri nuk shkel më kurrë në zyrat e shtetit. Sipas tij, Tahiri nuk ka të drejtën të futet në një zyrë shteti edhe si hallexhi, pasi duhej t’i vinte turp nëse do të futej. Më tej, ai deklaroi se në lidhje me përfshirjen e emrit të ish-ministrit, kryeministri duhej të ndërhynte që në momentin kur doli historia e makinës.

*****

Përplasja Berisha – Lu!

Në emisionin “Opinion” është transmetuar një kronikë, shkëputur nga një intervistë e fundit e ish-kryeministrit Berisha. Sipas Berishës, ambasadorët e huaj në Shqipëri janë të njëanshëm. Ish-kryeministri ka deklaruar se askush në parlament nuk ka kërkuar nga ekspertët ndërkombëtarë të na interpretojë ligjin, ndërsa kjo është vetëm kërkesë e Ramës.

****

Përmbledhje e Parlamentit!