OPINION – POLITIKA, 24 ORET FINALE!

Emision: 18.04.2017

Të ftuar:

Preç Zogaj,
Mentor Nazarko

Një ditë më parë, Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel mbajti një qëndrim të ashpër ndaj sjelljes së opozitës përsa i përket krizës politike në vend dhe tenisioneve mes Ramës dhe Bashës, qëndrim që ka përplasur live dy analistët Mentor Nazarko dhe Preç Zogaj në studion e “Opinion”.

Nazarko vuri në dukje se Gabriel nuk është një përfaqësues i zakonshëm, të cilit i atribuohet edhe padituria për punët e Shqipërisë siç ia atribuoi deputeti Aldo Bumçi apo Flamur Noka, si dhe mosnjohja e problemeve të vendit, pasi Gjermania së bashku me SHBA-në dhe Rusinë është një nga vendet që përgjon më shumë dhe ka kapacitet përgjues të jashtëzakonshëm dhe gjendjen në vend e njohin shkëlqyeshëm. Sipas tij, droga në Shqipëri nuk është një problem ai i Lazaratit dhe as i Fushë-Kuqes, por është një problem evropian, ndërkombëtar dhe madje global. Ky njeri është kryetari i Partisë Socialdemokrate dhe zëvëndës i Merkel dhe është duke kumtuar saktësisht qëndrimin e Kancelares Merkel. Ai theksoi se veprimi i opozitës mund të krijojë një precedent të rrezikshëm në Ballkan, këtë fare mirë mund t’a përsërisë opozita maqedonase dhe Bashkimi Europain të bëjë zjarrëfikësin e zjarreve të feudalëve ballkanik.

Ndërsa, analisti Preç Zogaj ka theksuar se një ministër i Jashtëm qoftë edhe ai gjerman ti kërkojë opozitës të shkojë në parlament është diçka krejt normale dhe nuk pritet e kundërta. Por do të ishte e arsyshme që të referonte arsyen se pse opozita është në çadër, ndërsa është e habitshme se si Gjermania nuk thotë asnjë fjalë për kanabizimin e vendit dhe as për kriminalizimin, pasi kjo e zhvesh pjesën e drejtë të deklaratës së tij në kostumin e ministrit të Jashtëm gjerman.

Analisti Preç Zogaj ka deklaruar se seanca parakandidate për zgjedhjen e presidentit është qesharake, madje ai e ka krahasuar atë me një dasmë pa nuse. “Seanca parakandidate është qesharake, është si dasmë pa nuse, ose si mulli pa kokërra. Domethënë vetëm në Shqipëri mund të ketë njerëz që mund ta konceptojnë një seancë pa kandidat”, është shprehur Zogaj. Më tej ai ka thënë se “është poshtëruar në këtë shkallë” posti i Presidentit, për mënyrën e zgjedhjes së tij, sipas Zogaj kjo është indinjuese dhe duket sikur po zgjidhet kryetari i ndonjë shoqate jo kreu i shtetit. “Ndërkohë që ky është një moment solemn, njerëzit kanë nevojë ti njohin kandidatët. Kandidatët duhet të prezantohen, të flasin, të prononcohet për vizionet që ata kanë për shtetin”, ka thënë Zogaj.

Analisti Mentor Nazarko, sonte, në emisionin “Opinion” ka deklaruar se Presidenti i Republikës duhet të zgjidhet nga parlamenti tjetër. Nazarko argumentoi se Shqipëria është një republikë parlamentare dhe shumica e republikave parlamentare, p.sh, si ajo italiane nga vendi ynë ka marrë edhe modelin; nuk lejon zgjedhjen e Presidentit gjashtë muajt e fundit të mandadit të parlamentit. Sipas tij, logjika qëndron se një parlament që është produkt i një shumice nuk mund të prodhojë një president që më pas është i detyruar të bashkëjetojë me një shumicë tjetër të mundshme. Ai tha nëqoftë se shumica e kushtetutave të republikave parlamentare, si ajo e Shqipërisë parashikojnë se gjashtë muajt e fundit të mandatit nuk parashikojnë zgjedhjen e presidentit, atëherë edhe ajo e Shqipërisë duhet t’i përmbahet një logjike të tillë. Nazarko nënvizoi se për herë të parë ndodh që mandati i presidentit përputhet me mandatin e Kuvendit, ndërsa shtoi se neni është rishikuar por sipas tij ashtu siç është formuluar e ka rritur paqartësinë. “Unë mendoja se nga negociatat, do të fitonte ky opsion, pra që presidenti të zgjidhej nga mandati tjetër”, tha ai.

I ftuar në emisionin “Opinion”, analisti Preç Zogaj është shprehur se në 18 qershor nuk do të ketë zgjedhje. Ai tha se nisur nga zhvillimet aktuale në politikë në 18 qershor nuk mund të ketë zgjedhje normale. “Zgjedhjet normale, zgjedhjet me palë, zgjedhjet pluraliste, unë mendoj se nuk ka”. Problemi sipas Zogajt se është se palët politike kanë humbur shumë kohë fizike për të arritur në negociata. “Kjo është një krizë që po bërtet prej disa javësh, dhe nuk ka zgjidhje. Do të digjen afatet kohore.”

Kategori
OPINION
3 Komente
  • Kris
    19 Prill 2017 at 12:43
    Përgjigju

    Spiuni mbetet spiun per gjithe jeten!

  • Kris
    19 Prill 2017 at 13:13
    Përgjigju

    Spiuni mbetet spiun per gjithe jeten! Cfare mund t’i mesoje Prec Zogaj femijeve te tij me kete qendrim spiuni?

  • Kris
    19 Prill 2017 at 13:24
    Përgjigju

    Fshiji komentet o Blendi Ziu,por thuaji dhe Precit qe jeni spiune! Ose hiqe nga faqja “komente”! Plehra!

  • Përgjigju

    *

    *





    Emisione