OPINION – PRESIDENTI, CFARE SKENARI PO LUHET?

Emision: 20.04.2017

Të ftuar:

Ben Blushi,
Dashamir Shehi,
Vangjel Dule,
Skënder Gjinushi

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, sonte, në studion e emisionit “Opinion” ka deklaruar se suksesi më i madh i çadrës së opozitës është se ka futur koalicionin mes PS dhe LSI në krizë. Blushi theksoi se i duhet njohur ky sukses çadrës që kaolicionin e ka futur në krizë, nëse ajo ka një sukses është se e ka futur koalicionin në breshër. Ai tregoi se Edi Rama dhe Ilir Meta nuk po merren vesh me dalë bashkë në zgjedhje për arsyen se Meta është i frikësuar të hyjë me Edi Ramën vetëm në zgjedhje.

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, sonte, në studion e “Opinion” ka theksuar nëse Partia Demokratike vendos të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit, pastaj në mungesë të opozitës, LSI është e detyruar të kalojë në opozitë me PS-në. Blushi tregoi se Meta i frikësohet pikërisht një ideje të tillë, prandaj nuk po e nënshkruan koalicionin me PS. “PD ka një sukses që i duhet njohur, e ka futur koalicionin në krizë. Rama me Metën nul po e nenshkruajne marreveshjen per koalicionin se Meta është i fiksuar të hyjë me Ramën vetëm në zgjedhje. kanë marrëveshje, por nëse PD nuk hyn në zgjedhje dmth që në parlamentin e ardhshëm, te mos kete Rama nevoje per LSI, Meta frikësohet…Marreveshja per koalicionin ka gjasa të mos nënshkruhet nëse PD nuk futet realisht në zgjedhje. Meta po luan për të shpëtuar LSI nga dalja e pakthyeshme në opozitë. Nëse PD është futur në cadër për të shkatërruar koalicionin, deri tani e ka arritur, tjetër sukses nuk ka deri tani. Rama e Meta po presin që këtë javë PD të kthehet në zgjedhje, nëse PD do kthehet në zgjedhje nuk e di me cfarë formule, keta shkojnë bashkë në koalicion. Nëse PD nuk hyn në zgjedhje ka gjasë të shkohet në zgjedhje të parakohshme, të mos zgjidhet fare presidenti”, tha Blushi.

Kryetari i LZHK Dashamir Shehi, është shprehur ne “Opinon” se shtyrja e regjistrimit të koalicioneve nga ana e KQZ nuk është bërë për opozitën, pasi opozita e ka deklaruar shumë kohë më përpara se nuk hyn në zgjedhje pa qeveri teknike.  Shehi shprehet se kjo është bërë për të negociuar Ilir Meta dhe Edi Rama. “Për të zgjidhur problemet politika që kanë ata dhe po ashtu për të përcaktuar skemat politike mes tyre”tha Shehi. Dashamir Shehi shkon më tej, duke kundërshtuar deklaratat e kryeministrit Rama i cili tha se edhe shtyrja e shpalljes së kandidaturës së Presidentit, është për shkak se po presin opozitën të kthehet në kuvend me qëllim sipas tij zgjedhjen e një Presidenti konsensual. Por Shehi e kundërshton këtë duke thënë se opozita nuk ka numra për ta zgjedhur Presidentin dhe po ashtu PS me LSI ka numra për ta miratuar dhe zgjedhur Presidentin e Ri. Shtyrja dhe djegia e raundeve të para për Shehi janë bërë pasi ka mosmarrëveshje mes PS dhe LSI. Shehi ka deklaruar po ashtu se në 18 qershor nuk ka zgjedhje. Sipas tij opozita nuk kërkon shtyrjen e zgjedhjeve, por kërkon sigurimin e tyre nëpërmjet qeverisë teknike. Shehi tha se partitë e opozitës po kërkojnë qeveri teknike, PD dhe partitë e saj në koalicion nuk janë regjistruar në KQZ dhe nuk do të marrin pjesë në zgjedhje nëse nuk plotësohen kushtet e tyre.

Kreu i PBDNJ Vangjel Dule, është shprehur në emisionin “Opinion” se në 18 qershor nuk do të ketë zgjedhje. Dule ka deklaruar se opozita nuk kërkon në asnjë mënyrë të marr pushtetin në tavolinë. Sepse sipas tij opozita nuk ka qëllim në vetvete qeverinë teknike, por ka sigurimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe kjo sigurohet vetëm nëpërmjet qeverisë teknike. Dule është shprehur se situata aktuale tregon se në Shqipëri nuk mund të ketë zgjedhje të sigurta me këtë qeveri. “Fakti se kemi pasur zgjedhje të cenuar dhe të konstestuara nuk do të thotë se kjo gjë duhet të vazhdojë”, ka thënë Dule.

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, sonte, në emisionin “Opinion” ka deklaruar në rast se fitoj deputet në kurriz të dikujt tjetri, do e lë atë mandat pasi është i pamerituar. Blushi theksoi se nuk pranon asnjë votë që nuk i takon. Më sipër, ai tregoi se forcat politike duhet të marrin pjesë në zgjedhje qoftë kjo edhe për të vërtetuar dyshimet e ngritura. Sipas tij, çdo vendim, duhet marrë pas zgjedhjeve. Duke parë cilësinë e tyre.

Kreu i PDS Skënder Gjinushi, ka deklaruar në emisionin Opinion se në 18 qershor partitë e koalicionit të majtë do të shkojnë në zgjedhje. Sipas Gjinushit zgjedhje do të ketë patjetër pasi nuk mund të ndërrohen qeveritë dhe nuk mund të merren pushtetet pa zgjedhje. Sipas Gjinushit do ë ketë përpjekje që PD të tërhiqet nga kushtet e saj, por edhe nëse nuk tërhiqet partitë do të shkojnë në zgjedhje. “Ne nuk jemi pa opozitë. Ka shumë forca të tjera politike që jnaë opozitare’, është shprehur Gjinushi.


Kategori
OPINION
1 Koment
  • Une
    22 Prill 2017 at 11:57
    Përgjigju

    Botoji komentet Fevzo! Bravo o Blendi! I ke futur ne thes te gjithe! Por je bere shume qesharak me qeshjen tende ironike! Po ashtu qeshim edhe ne me ty,me ironi! Akoma me Shehun,Dulen,Gjaten apo Gjinushin! Eshte poshtersi Blendi,kjo qe ben ti ne “opinion”!Une nuk mendoj qe ti je aq budalla,si te tjeret ne studio, qe Basha do te beje moral ne Shqiperi! S’ka te drejte morale Basha, Shehu akoma me Dashin ti, o koqe Blendi! Une nuk mendoj qe ti beson se Basha mund te beje ato qe thote se s’ka mundesi dhe se eshte vete kriminel hajdut dhe vrases! Mos je edhe ti njelloj si Basha?

  • Përgjigju

    *

    *