Të ftuar:

Enkelejd Alibeaj,

Shkëlqim Gjata,

Ermonela Felaj,

Mustafa Nano

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, të martën ka sqaruar tre kompetencat e Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm derisa të krijohet KLP-ja, të cilat janë; e drejta për të pezulluar prokurorët, e drejta për të bërë vettingun, si dhe vlerësimi i aftësive personale. Më herët, Alibeaj tha se kryeministri Edi Rama për t’u mbrojtur, duhej të rrëmbente prokurorin e vet, pasi Saimir Tahiri, Qazim Sejdini, Vangjush Dako, Habilajt, Balilajt dhe 127 drejtues të lartë të policisë janë të pandehur. Sipas tij, për t’i shpëtuar kësaj gjëje zgjidhja më e thjeshtë është kapja e hetuesit.

Fevziu

Si e kap? Është Prokuroria për Krimet e Rënda dhe jo Prokuroria e Përgjithshme që po heton?

Alibeaj:

 Jo! Sepse sa kohë në këtë periudhën e ndërmjetme, e cila është mjegull dhe ju e dini se ujku mjegull do. Në këtë mjegull që do vazhdojë deri sa KLP-ja të ngrihet për çështje muajsh, kryeprokurori i përkohshëm, ka tre kompetenca të thjeshta.

Deputetja socialiste Ermonela Felaj ka qenë e ftuar sot në emisionin “Opinion” për të folur mbi çështjen e zgjedhjes dhe votimit të Kryeprokurores së Përgjithshme të Përkohshme. E pyetur nga drejtuesi i emisionit nëse emri i Arta Markut ka qenë i parazgjedhur nga socialistët, Felaj e ka mohuar këtë fakt. Por gazetari Blendi Fevziu i ka shfaqur lajmin e publikuar nga Opinion.al, një ditë para se kandidatët të paraqesnin dokumentat për kandidim. Në këtë lajm, burimet e sigurta të mediave pohonin se emri i Arta Markut ishte ai që do të kandidohej dhe që do të mbështetej nga socialistët për pozicionin e kryeprokurorit. Ndonëse nuk ka një argument të fortë për ta kundërshtuar këtë fakt, Felaj e mohon atë.