OPINION – PROTESTA E OPOZITES, PO NESER?

Emision: 02.03.2017

Të ftuar:

Elisa Spiropali,
Mark Marku,
Lorenc Vangjeli,
Henri Çili,
Preç Zogaj,
Lediana Fratari

Kreu i Partisë Demokratike ka deklaruar sonte për emisionin Opinion se opozita do rikthehet në Kuvend, vetëm nëse arrihet një qeveri teknike që ka besimin e gjithë forcave politike. Basha theksoi se në çadrën e opozitës ka socialist që vinë çdo ditë  me teserat e partisë të zhgënjyer nga qeverisja e Edi Ramës. “Njerëz që i bashkohen kësaj levizje popullore që është më e madhe se Partia Demokratike, më e madhe se opozita siç është vetë kauza e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe më e madhe se çdo parti politike, të jesh i sigurtë, që një pjesë e këtyre socialisteve, për këtë levizje, kanë kryer misionin e saj të parë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Me siguri, do të kthehet edhe Partia Socialiste apo do kthehet tek një parti tjetër. Sigurisht janë të mirëpritur të vinë dhe të votojnë për PD-në. Por e vërteta është se këtu është një levizje popullore, kombëtare për një synim që është shumë më i madh se partitë politike”.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sonte ka deklaruar se me kreun e Kuvendit Ilir Meta nuk ka komunikuar dhe nuk ka asnjë lidhje. Basha, ndër të tjera, tha se nuk do ketë kthim në Parlament, përderisa Parlamenti është pjesë e krimit dhe rrënimit. Ai theksoi se sa kohë që kjo çështje nuk zgjidhet dhe sa kohë që qeveria është bërë njësh me krimin, si dhe nuk i hap rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, PD nuk kthehet në Parlament. Në lidhje me votimin e ligjit të vettingut, kreu i PD-së theksoi se ai nuk do të votohet nëse nuk realizohet një qeveri teknike. “Ligji i vettingut do të votohet vetëm në rastin kur do të hapet rruga për një qeveri teknike, si garanci për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Basha.

I ftuar në emisionin Opinion, Mark Marku  ka shprehur mendimin e tij lidhur me efektet e deri tanishme të protestës së opozitës, protestë e cila është në ditën e 13-të të saj. Sipas tij shqetësimi i krijuar deri tani është plotësisht i mjaftueshëm. “Protesta ka pasur një nisje të suksesshme. Nuk mund të jenë 100 mijë vetë çdo ditë, se përndryshe ndodh revolucioni.”- shpjegon Marku. Për të protesta është e suksesshme pasi po prodhon ngjarje çdo ditë/. Ai shton se protestat që sjellin ndryshime të mëdha edhe në vende të tjera të botës, të ashtu quajturat “pranvera” janë sistematike ashtu sikurse protesta e PD-së. “Jam kundër ndryshime të shpejta, me mirë të krijohet një vetëdije qytetare.”-përfundon ai.

I ftuar në emisionin opinion Henri Çili ka thënë se në çadër nuk do shkonte, edhe sikur ti ofrohej nga opozita. “Nëse do të ftonin, qoftë edhe për të debatuar a do shkojë në çadër?”- është pyetur Çili nga drejtuesi i opinion, Blendi Fevziu. “Nuk do shkoja në çadër, pasi nuk jam dakord me kërkesën e tyre për zgjedhje të lira. Meqë ky është thelbi, nuk kam pse shkoj.” Ndërkohë që ai ka shprehur dëshirën për të firmosur peticionin pro-vettingut. Analisti Henri Çili, sonte, në studion e emisionit Opinion ka deklaruar se protesta e opozitës ka një meritë që ka arritur një akt komunikimi të kuruar mirë, si dhe një fushatë permanente gratis. Sipas Çilit, ajo është një strukturë e qëndrueshme dhe efikase e cila ka bërë disa gjëra shumë pozitive, pra, ka shtrirë një dialog, po dëgjohen opsione por ka organizuar edhe një lloj agore. Ai theksoi se e gjithë kjo anë pozitive të protestës, ajo ka edhe një pikë kritike e cila është hipërbola. Çili nënvizoi se nuk mund të ketë qeveri teknike 45 ditë para zgjedhjeve që është Presidenti i Republikës dhe 60 ditë para shpërndarjes së Parlamentit. Ai deklaroi se nuk është realiste dhe nuk është e drejtë.

Analisti Preç Zogaj, sonte, në studion e emisionit Opinion ka deklaruar se opozita nuk duhet të shkojë në zgjedhje, kur dihet mjaft mirë se qeveria i prek ato. Zogaj tha nuk mund të shkojë opozita në zgjedhje, kur qeveria i vjedh dhe i manipulon ato. Sipas tij, kjo është një tradhti. “Në politikë ngjarjet zbulohen duke ndodhur. Po ta dinim ne sot se çfarë do ndodhë s’do kishte intrigë politika, do ta kishim të shkruar këtu”, tha ai.

Në studiom e emisionit Opinion, analisti Lorenc Vangjeli ka argumentuar situatën aktuale politike duke thënë se protesta nuk është rruga e zgjedhjes, por palët duhet të ulen dhe të diskutojnë. Sipas tij, qeveria teknike që kërkohet nga opozita nuk mund të ndryshojë shumë gjëra për shkak të kohës së shkurtët që ka në dispozicion. “Do përjetojmë krizën e kohës”- thotë Vangjeli. “Të gjitha pushtetet janë në tranzicion, legjislativi po, ekzekutivi po, gjyqësori po përpiqet të reformohet, ndërkohë që Rama dhe Basha akuzojnë mediat. Në mes të këtij kaosi, kemi edhe zgjedhjete presidenciale.” 
“Nëse opozita nuk hynë në zgjedhje, deligjitomohet pushteti moral i zgjedhjeve, praktikisht nuk do kemi zgjedhje”- shprehet analisti. Sipas tij zgjidhja  nuk vjen dot nga rruga, por situata duhet të merret me seriozitet. “Basha refuzon kontaktin me Metën, me Ramën nuk ka asnjë kontakt”- thotë Lorenci duke shprehur shqetësimin e tij lidhur me mos komunikimin e liderëve të partive kryesore në vend.

Profesori Mark Mark ka deklaruar sonte në emisionin Opinion se ka pranuar ftesën e kreut të PD-së, Lulzim Basha, për të marrë pjesë në debatin me aktivistë dhe qytetarë në “Çadrën e Lirisë” si një profesionist i angazhuar në çështjet shoqërore dhe jo për interesa personale që nesër të jetë pjesë e politikës. Marku theksoi se nuk ka asnjë interes për t’u bërë pjesë e politikës, por tregoi se ka shkuar aty për shkak të shqetësimit personal si qytetar, por edhe si një profesionist apo një publicist i angazhuar në media. “Unë kam shkuar si një profesionist i një fushe, profesor në Universitet, shkruaj në media, publicist i aktivizuar dhe jam i angazhuar në pjesën më të madhe të çështjeve në këtë vend, nuk kam asnjë interes që në vitet në vazhdim të angazhohem në politikë, jam shumë mirë kështu siç jam. Nuk më intereson fare. Në pjesën më të madhe, të paktën deri tani, kam qenë 90% të gjërave kundër PD-së.  Edhe në kohën kur kam qenë deputet, por jam shprehur edhe në kohën kur ka humbur PD se nuk ka bërë analizën, nuk po bënte hapjen e shumë gjëra të tjera. Duke e kritikuar 4 vjet rresht, nuk mund të mos jemë dakord tani që po i bën. Pra nëse Basha ndaj shoqërisë bën hapjen, unë nuk kam si të mos jemë dakord. Do ishte hipokrizi nga ana ime. Nëse bëhet lideri i opozitës, bën atë që mendoj unë sepse duhet të jetë. Po bën atë gjë dhe e mbështet 100%. Po kërkon zgjedhje e mbështes po përsëri, hap PD-në dhe krijon një proces me shoqërinë gjithashtu e mbështes. Unë mendoj se Shqipëria rrezikohet shumë prej Ramës”, theksoi ai.

Kategori
OPINION
0 Komente

Përgjigju

*

*

Të Lidhura