Të ftuar:

Mustafa Nano,

Alfred Peza,

Lorenc Vangjeli,

Armand Shkullaku,

Preç Zogaj,

Mark Marku

Kreu  demokrat Lulzim Basha ka folur në emisionin “Opinion” lidhur me organizimin e protestës së opzitës më 27 janar. “Protesta s’bëhet për PD-në, as për karriget tona. Protesta bëhet për drejtësinë e barabartë për të gjithë, kundër një drejtësie të kapur, për një ekonomni që funksionon, për një shtet që i afrohet Europës. Opozita është në të drejtën e saj ta thërrasë. Ky nuk është spektakël. Ne jemi në misionin tonë për të thirrur njerëzit”, u shpreh Basha. Ai vijoi idenë e tij duke u shprehur se në këtë vend kanë rënë të gjitha institucionet dhe institucioni i fundit që ka rënë është institucioni i zgjedhjeve, fakt që e vërtetoi skandali Saimir Tahiri.

Kryetarja e LSI, jo pak herë përdori terma nënvlerësues teksa iu dreferua Kryeministrisë, si një insitucion I drejtuar nga Edi Rama. “Kush mo, ajo diskoteka”, u shpreh Kryemadhi duke qeshur. Ajo shkoi edhe më tej, kur shtoi se Kryeministri janë 1200 punonjës që paguhen nga taksapaguesit shqiptarë dhe ku 800 janë vajza të reja, që duhen evidentuar se çfarë pune bëjnë dhe çfarë i japin këtij vendi dhe cfare sherbimesh ofrojne.

“Reforma në drejtësi targetin e saj të parë supozohet se do të ketë Edi Ramën dhe ministrat e tij”. Kështu u shpreh në studion e emisionit Opinion gazetari Lorenc Vangjeli. Ai shkoi më tej kur pohoi se reforma nuk është një produkt vetëm, shqiptar. “Janë aksionerë të tjerë dhe këta janë ndërkombëtarët. Ajo që bëhet e pakuptueshme është kompleksi gjithmonë e në rritje opozitës ndaj reformës”, tha Vangjeli.

****

Robreto Torricelli!