Të ftuar:

Arlind Qorri,

Enriketa Papa,

Olti Rrumbullaku,

Ermal Hasimja,

Blerina Shkurti,

Henri Çili

Pedagog në universitetin publik dhe privat, me një karrierë 16-vjeçare, Ermal Hasimja, është shprehur se është larguar i neveritur nga Universiteti Publik për pasojë e mungesës së papërgjegjshmërisë dhe seriozitetit të studentëve. Hasimja deklaroi sonte në studion e emisionit “Opinion”, deklaroi se nëse do zgjidhte mes privatit dhe publikut, padiskutim që do të zgjidhte alternativën e parë. Kjo për disa arsye. Ai tha se ka eksperiencë të gjatë në të dy sektorët, por u largua i neveritur nga publiku me arsyen se mungesa e papërgjegjshmërisë dhe seriozitetit të studentëve shqiptar që reflektohet në atë mjedis është jashtëzakonisht i madh.

Pedagogu Olti Rrumbullaku i Universitetit të Tiranës, ka nxjerrë një sërë pikash në të cilat sipas tij çalojnë universitetet private në Shqipëri. Rrumbullaku është shprehur se cilësia e hyrjes së studentit në universitetet private është tepër e dobët, sipas tij në universitetet private hyn kush do, e zgjedh çfarë dege do, pavarësisht rezultatin në mësime apo mesatares. “S’ka portë fare, porta është zero në universitetet privat”. Sipas tij edhe niveli i nxënësve apo pagat e mësuesve janë tepër të dobëta në universitetet private. “Në universitetet private pedagogët paguhen më pak se në ato publike”.

I ftuar në emisionin ‘Opinion’ pedagogu i UT Arlind Qori, është shprehur se universiteti privat korrupton shtetin, dhe sipas tij kjo bën që të hetohet vetëm publiku nga Prokuroria:  “Prokurori e ka më të lehtë të gjej një pedagog maskara në publik, se sa të gjej një pronar maskara që bëhet bashkë me kryeministrin dhe bën një ligj sipas interesit të vetë. Sepse Prokurori në Shqipëri po hetoi pronarin e privatit është njëlloj si të hetoj Edi Ramën. A ka guxim një prokuror në Shqipëri të hetojë Edi Ramën”, u shpreh Qori. Sipas Arlind Qorit është më e lehtë të kapësh pedagogët në universitet publike sepse ata nuk kanë ndikim dhe fuqi, ndaj edhe të proceduarit penalisht janë më të shumtë nga publiku.

Ermal Hasimja dhe Henri Çili janë përplasur mbrëmjen e sotme me pedagogun e filozofisë politike Arlind Qori mbi debatin universitet publik apo privat. Për Qorin, Çili dhe Hasimja, kërkojnë që fitimet e tyre t’i mbështesin në financimet e qeverisë. Sipas tij, një ndërmarrje fitimprurëse serioze nuk ka nevojë për ndihmën e shtetit, por kërkon t’a heqë shtetin nga qafa. Qori theksoi se këta kërkojnë para nga shteti dhe kjo nuk është normale. Ndërsa dy pedagogët, mendojnë se e ka kuptuar gabim ligjin për arsimin e lartë dhe një mentalitet komunist nuk e ndihmon debatin.

Debati

Henri Çili:

Je komunist

Ermal Hasimja:

Ja fut kot, e ke gabim. Nuk ke kuptuar asgjë.

Arlin Qorri:

Ju kërkoni para nga shteti dhe kjo nuk ka kuptim. Ju duhet të kërkoni që shteti t’iu lejojë ju të hapni një universitet privat.

Ermal Hasimja:

Po ku jemi këtu ne në Kubë apo në Korenë e Veriut.

Shqiptarët ende preferojnë të vazhdojnë studimet në universitetet publike dhe shumë pak prej tyre shohin si alternativë atë privat. Ky është rezultati i një sondazhi mbrëmjen e sotme në Opinion.al, ku 72 përqind e votuesve preferojnë si alternativë universitetet publike dhe rreth 27 përqind e tyre mendojnë se një alternativë e mirë është sektori privat. Megjithëse u duk se universitetet private e fituan “të drejtën e qytetarisë” në mjedisin politik, social e akademik shqiptar dhe mund të ndiqnin normalisht rrugën e tyre të zhvillimit dhe konsolidimit, ngjarja apo dukuria e “diplomës Bosi” absolutisht e papranueshme dhe negative, hapi dhe një herë “kutinë e Pandorës” për këtë “sistem të ri të tmerrshëm piramidal shkatërrues” që i kanoset Shqipërisë. Ekspertë, analistë, politikanë, akademikë që kanë qenë e janë dyshues ndaj fenomenit të universiteteve private, nxituan të anatemojnë gjithë sektorin privat në arsimin e lartë. Arsim privat apo arsim publik në Shqipëri? As njëri dhe as tjetri… Rezultatet e fundit të rankimeve të universiteteve në Shqipëri dhe vendi skandaloz i Universitetit më të madh në vend, atij të Tiranës, fotografojnë gjendjen e shkollës shqiptare. Pavarësisht kësaj të dhëne, debati do vazhdojë gjatë…