Të ftuar:

Olesia Leço,

Elona Varfi,

Arjan Konomi,

Ornela Zholaj,

Matilda Terpollari,

Fation Plaku,

Arbana Xharra,

Xhonatan Islami

Gazetari Arian Konomi i ftuar në emisionin “Opinion” ka treguar për pushimet e tij të veçanta. Prej kohësh ai është zhvendosur në jug të Shqipërisë, pikërisht në Vuno ku kalon edhe pjesën më të madhe të kohës. Por kur në verë Vunoja dhe vendet e tjera të jugut mbipopullohen nga të gjithë, Konomi u shpreh se largohet nga aty. Në “Opinion” ai tregoi eksperiencën e tij në Brazil, ku kishte vizituar vende të veçanta përfshirë këtu edhe pyllin e famshëm të Amazonës. Konomi shprehet se Amazona mbetet një nga ëndrrat e tij të cilën pati fatin ta realizonte me eksplorimin e xhunglës dhe udhëtimin me kanoe.

Gazetarja Arbana Xharra ka rrëfyer historinë e një çifti amerikan që kishin ardhur për herë të parë në Shqipëri, për të shijuar mrekullinë e plazheve të jugut. Xharra tregoi sonte në emisionin “Opinion”, se çifti amerikan ishte apasionuar shumë rreth mrekullive të plazheve të jugut, duke pasur parasysh kërkesat e tyre. “

Burri kishte ardhur disaherë në Ballkan, kishte qenë edhe në Kroaci, por bashkëshortja e tij, e cila vinte për herë të parë në Shqipëri kishte mbetur e apasionuar me atë se çfarë kërkonin. Ata nuk kërkojnë luks apo hotele luksoze, pasi ata i kanë atje në vendin e tyre këto standarde. Mirëpo, ata kërkojnë ujë të pastër, plazh dhe klimë

”, tha Ajo.

Singapori është një nga qendrat më të mëdha tregtare në botë, me qendrën e katërt më të madhe financiare dhe një nga pesë portet më të ngarkuara. Udhëtimi në këtë ishull të Azisë Juglindore sigurisht që ka edhe befasinë e tij, të ishte ndryshe do të ishte e çuditshme. Në Singapor ka edhe njësërë gjobash, nëse hedh çamçakëz në tokë mund të marrësh një gjobë prej 500 dollarësh, duhet të kesh shumë kujdes se mos të bie ushqimi në rrugë, duhanpirja në mjedise publike ndëshkohet me gjobë dhe shumë lloje të tjera. Mirëpo, pavarësisht kësaj, Singapori ka atraksione të rëndësishme dhe shumë të bukura, për ata që duan të kalojnë disa ditë aty.