Të ftuar:

Mark Marku,

Artur Zheji,

Armand Shkullaku,

Lorenc Vangjeli,

I ftuar në emisioni “Opinion” profesor Mark Marku është shprehur se pjesa më e kalbur e qeverisë ishte ajo e PS dhe jo e LSI. Marku tha se edhe LSI ka përgjegjësit e saj, por pjesa më e madhe e dështimeve sipas tij kanë ndodhur nga ministrat e PS, si shëndetësia, ministria e rendit etj dhe nuk ka pasur probleme tek ministria e transportit apo ministritë e tjera të LSI-së.

“Unë mendoj që pjesa më e kalbur në këtë qeveri ishte pjesa e qeverise qe eshte vene nga Rama dhe jo e LSI-së. Nuk ka qenë problemet tek transporti, por tek shëndetësia. Kryeministri ka të drejtë ta heqi dhe ti kërkojë të llogari drejtorit që bën shkelje në detyrë, le ti përkasë cilës parti të dojë. Ai thotë më jepni një mandat dhe nuk thotë pse e do këtë mandat. Nuk ka kryeministër që e thotë këtë. Rama për mua ka 70% të fajit dhe LSI ka 30 të fajit.

Artur Zheji dhe Armand Shkullaku janë shprehur sonte mbi deklaratën e bërë nga kryeministri Edi Rama të premten e kaluar në “Zonë e Lirë”, në lidhje me atë, ku gazetarë dhe analistë të njohur në vend i konsideroi “kazan mediatik”.

Zheji theksoi nga studio e emisionit “Opinion” se nuk duhet të merremi me kryeministrin me arsyen se ai nuk ekziston. Sipas tij, nëse analistët arrijnë ta shmangin në bisedë, vjen një ditë ku Rama të merr në telefon dhe të thotë flisni për mua se u harrova.

Ndërsa, Armand Shkullaku u shpreh se deklaratën e Edi Ramës nuk e merr seriozisht. Ai theksoi se tendenca për të gjetur fajin gjithmonë tek të tjerët është bërë baltë nga Rama.

I ftuar në emisioni “Opinion” këshilltari i Ilir Metës Lorenc Vangjeli, është shprehur se dy partitë e mëdha po sulmojnë LSI-në sepse nuk dua një sistem tri polar, por dy polar. Vangjeli tha se PS-PD-LSI dalin nga këto zgjedhje me mandate afërsisht të njëjta, pra sipas tij janë shumë afër njëra-tjetrës.

Basha është i acaruar me Metën sepse mendoi që do të kishte një aleancë të mundshme me të për të përmbysur Ramën. Lulzim Basha ka dy gara përballë, ka 25 qershori, ka dhe atë se çfarë do të ndodh nesër tek partia e tij dhe është i bindur që nuk është partia e parë në këtë vend. Partitë aty-aty janë të treja. Aty-aty janë dhe do të ketë surpriza, me shifra janë shumë afër njëra-tjetrës dhe po të them do të ketë surpriza”, u shpreh Vangjeli.