Të ftuar:

Elisa Spiropali,

Grida Duma,

Mimoza Hafizi,

Ermal Hasimja,

Alfred Lela,

Artan Hoxha,

Erisa Xhixho,

Alisa Braho

Në lidhje me “seksizmin në politikë”, temë e mbrëmjes në Opinion, për Grida Dumen ne jemi një vend që forcën e atashon, së pari, me burrin. Sipas saj, në këtë sens, mbajtja e fjalës, qëndrimi i fortë, qëndrimi i drejtë, thënë në mënyrë metaforike me kolonë vertebrale, duket se janë veti që ne kulturalisht ja kemi dhënë burrit. Duma tha se sigurisht brenda kulturës tonë ekziston edhe fenomeni i burrneshave, fenomenet kanunore, megjithatë, forca i është atribuar figurës së burrit në kulturën tonë ballkanike. Ajo bëri me dije se pikërisht nga kjo ide, tek ne, është kthyer sistem reference i forti.

Mimoza Hafizi, ish-deputete e PS, ka theksuar në lidhje me seksizmin në politikë, se ai shfaqet edhe në një formë ironike ndaj aftësive të grave. Hafizi është ndalur edhe në deklaratën e kryeministrit Rama, kumtuar kohë më parë në “Neës24”, si diçka e papëlqyeshme dhe tepër seksiste. Ajo tha se kjo nuk është deklarata e parë e thënë nga ai, madje një tjetër akoma më e rëndë i është bërë po nga Rama në Kuvend. Deputetja Hafizi, pjesë e LIBRA-s, tha se unë vendosa të mos bëjë një betejë në fushën e burrave, por sipas mënyrës sime. Pra, duke u futur në një lloj debati që rrëshket në vulgaritet, pasi nuk ishte e dobishme as për debatin politik dhe as për dinjitetin tonë si gra.

Ermal Hasimja, pedagog, ka theksuar nga studio e Opinion në lidhje me deklaratën e kryeministrit Rama, drejtuar Mimoza Hafizit, si diçka të gabuar dhe jo korrekte. Hasimja tha se bashkëpunëtorët tuaj të dikurshëm, që ke ndërtuar diçka me ta, që ke punuar me ta, nuk mund të trajtohen në këtë mënyrë. Ai theksoi se pavarësisht këtij debati, ne duhet të kemi kujdes, se pas çdo deklarate të hedhur nga Rama apo nga Berisha ndaj një persëonazhi femër, nuk mund të quhet si diçka seksiste. Hasimja, bëri me dije, se Edi Rama, sulme të tilla, nuk i ka bërë vetëm ndaj një femre, por edhe ndaj meshkujve gjithkohës. Sepse sulmet nuk bëhen nga të qenurit femër, por se ajo apo ai është i vendosur si kundërshtar i tij në politikë.

Për Elisa Spiropalin, deklarata e kryeministrit Rama ndaj ish-deputetes socialiste Mimoza Hafizi, nuk mund të interpretohet si një deklaratë siksiste. Spiropali tha se një deklaratë të tillë, ai mund ta bënte edhe për Ben Blushi dhe askush nuk mund të thoshte se ajo është një deklaratë seksiste. Ajo tha se deklarata të tilla varen nga këndvështrimi që ka kryeministri ndaj kundërshtarëve të tij politik dhe kryesisht aftësive të tyre, përtej faktit nëse është femër apo mashkull.

Gazetari Alfred Lela, ka theksuar se të marrurit apo të konsideruarit të tjetrit/tjetres si objekt apo subjekt seksual, në politikë çdo gjë jashtë kësaj, nuk është seksizëm. Lela tha se gara politike është e barabartë me gratë dhe burrat, pra, nëse burrat me burrat lejohen të shahen, edhe burrat me gratë duhet të shahen. Ai theksoi se nuk mund të shahen vetëm burrat me burrat, por edhe gratë me gratë dhe burrat me gratë. Pikërisht kjo gjë, krijon një lloj paradoksi dhe duket si diçka e panatyrshme dhe e sforcuar. “

Znj.Hafizi dhe z.Rama janë të dy në një luftë politike, Hafizi dhe Blushi kanë ikur nga PS-ja, kanë partinë e tyre të re dhe tani këta të dy janë kundërshtar

”.

Analisti Artan Hoxha, ka theksuar në Opinion se deklaratat e kryeministrit Rama janë të rënduara, të ekstremizuara tejmase, deri në vulgaritet. Hoxha, bëri me dije, se krahasime të tilla me një personazh filmi është qëllimi për ta kompleksuar tjetrin, për ta sulmuar kundërshtarin politik kur të del përballë apo në krah. Ai tha se mjeti i këtyre deklaratave është ofendues, në këtë rast, mund të ishin disa lloj zonjash, të cilat mund t’i adresohesh duke i krahasuar me Pamin, për t’i ofenduar dhe për t’i kompleksuar ato.

Gazetarja Alisa Braho, ka theksuar se Shqipëria është një vend patriarkal, deri aty, kur një grua është shtatzënë i thuhet; ishalla me një djalë. Braho tha se ne nuk kemi dëgjuar që të thonë se ishalla me një gocë, pikërisht nga këtu nis seksizmi në Shqipëri. Sipas saj, arsyeja e vendosjes së një kuote prej 30% të futjes së grave në politikë, në thelb është një formë e pastër seksiste, por pavarësisht kësaj, është një zgjedhje pragmatiste. Ajo tha se këto janë kushtet, në fund të ditës, kjo është Shqipëria jonë.

Grida Duma ka theksuar se ish-kryeministri Berisha ka mbajtur qëndrim ndaj deklaratës në Kuvend dhe sipas saj aty nuk ka asgjë seksiste. Duma tha se Berisha, pavarësisht kësaj, ka mbajtur një qëndrim rreth asaj që ka deklaruar në Kuvendin e Shqipërisë. Ajo bëri me dije se Berisha nuk ka përdorur as emër dhe as mbiemër. Berisha ka dalur dhe ka mbajtur një qëndrim  të kontekstit politik të asaj deklarate. Duma theksoi se brenda fjalisë nuk gjej as emër dhe as mbiemër.