Të ftuar:

Dashamir Shehi,

Arben Malaj,

Blerina Gjylameti,

Endrit Yzeiri,

Klevis Balliu,

Fitim Zekthi,

Loreta Berhami

Emisioni Opinion në TV Klan ka si temë të mbrëmjes pyetjen se cili nga kandidatët do të jetë fitues në zgjedhjet presidenciale në SHBA, Hillary Clinton apo Donald Trump.

Për deputetin e LZHK-së, Dashamir Shehu dilema se kush fiton në Amerikë, për vetë peshën që ka SHBA, ne nuk duhet të prononcohemi, duhet të jemi shumë të kujdesshëm kur themi të fitojë, të fitojë… “

Si shqiptar, meqë po më pyet, për interesa të Shqipërisë nëse do votoja nga këtu, unë do votoja Clintonin, sepse kanë bërë për Shqipërinë, është një lloj linje e garantuar politike. Nëse do të isha amerikan, me shtetësi amerikane, unë do të votoja Trumpin. Për dy gjëra, një se i përkas një krahu si konservator dhe do ruaja linjën time politike. E dyta, se gjykoj, përtej zyberancës politike, fjalorit të rëndë ndonjëherë, përtej arrogancës që një miliarder i don të gjitha parat dhe pushtetin. Them se ka thënë disa të vërteta të domosdoshme

”. Sipas Shehut, Trump ka thyer këtë marmalatën që i vihet bukës gjithnjë që nuk është as e ëmbël as e hidhur.

Analisti Artur Zheji ka theksuar se në Amerikë po rikthehen dinastitë. Kemi një mandat e gjysmë të Bushit baba, dy mandate të Bushit bir, që do të thotë rreth 16 vjet Amerika ka qëndruar në duart e një familje. Si dhe 16 vjet të tjera nën familjen Clinton. Sipas Zhejit nuk kemi pse habitemi ne në Ballkan se kaq vite qëndroi familja Papandreu në Greqi. Kështu po krijohet edhe një precedent për Shqipërinë. Amerika nuk e ka pasur këtë fenomen, por është një fenomen i këtyre 35 viteve të fundit. “

Unë mendoj se Hillary është shumë interesante në komunikimin e saj, është tradicionale e majtë, është për integrimin e hispanikëve, njerëzve me ngjyrë, padiskutim që është shumë e këndshme, për një qytetar shqiptar, për një qytetar jo amerikan që tenton të integrohet në shoqërinë amerikane

”.

Ndërkaq, Dashamir Shehi, theksoi se posti i Presidentit të SHBA-ve është një pushtet shumë i madh që nuk mund ta mbajë një grua. “

Ky pushtet është kaq i madh, është për pallto. Ndërsa gratë duan pak dekolte me të thënë të drejtën

”.

Deputetja socialiste Blerina Gjylameti, e ftuar në “Opinion” ku po debatohet mbi Zgjedhjet Presidenciale Amerikane thotë se do të votonte Hilary Clinton, sepse beson te idetë që ka shfaqur dhe projektet që do të vijojnë me zgjedhjen e saj si presidente. Sipas Gjylametit një diferencë të madhe  mes Klinton dhe Trump për pjesën e ekstremizmit.

“Sa herë dëgjon Trump, dëgjon vetëm ide ekstremiste, kundër myslimanizmit, kundër emigrantëve, që janë skandaloze për dikë që është kandidat për president. Që duhet të përfaqësojë të gjithë ata  që do ta votojnë”

.-tha Gjylameti. “

Është skandaloze për një njeri si Trump që do të behet President kur thotë se “ia hodha shtetit që nuk pagova taksa”.

Ajo ka kundërshtuar mendimin e analistit Artur Zheji në lidhje me deklaratat e kandidatit Donald Trump të bëra kundër grave. Për Gjylametin, gratë janë 50 përqind e popullatës kudo, për të mos thënë se në Amerikë dhe në shtete të tjera ato janë edhe më shumë.

Klevis Balli, Këshilltar pranë Presidentit të Republikës pohon se zgjedhja e Trump si President do të sillte një ndryshim dhe dalje nga strukturat klasike politike, dalje nga status-quo-të. Sipas tij, administrata e Obamës ku bëntë pjesë e Clinton gjeti një ISIS të vogël që sot është rritur, çfarë mund të shërbejë si një nga pikat e dobëta të Clinton. “

Personalisht do të votoja zotin Trump pasi do sillte ndryshim, ka nevojë për dalje nga strukturat, nga ndryshimi politik.Pavarësisht respektit që ne kemi për familjen Klinton, miqësinë nu ke kemi me familjen e kemi me SHBA sepse vendi ynë ka interesa të përbashkëta”

-tha Balliu.