Të ftuar:

Armand Shkullaku,

Dashamir Shehi,

Artan Hoxha,

Lorenc Vangjeli,

Mark Marku,

Çim Peka,

Ervis Iljazi

I ftuar në emision “Opinion” gazetari Armand Shkullaku është shprehur se kjo situatë përplasjesh në Partinë Demokratike pritej pas humbjes së thellë në zgjedhje. Shkullaku është shprehur se për atë që Basha luftoi më shumë, zgjedhjet e lira ato nuk u arritën. “Strukturat e PD që duhet të funksiononin në momente dhe të ndalnin shitblerjen e votës nga Partia Socialiste nuk ishin, nuk funksionuan ditën e zgjedhjeve”, u shpreh Shkullaku. Shkullaku tha se Basha duhet të tërhiqet dhe të jap dorëheqjen. “Kjo vetngrirje e Bashës në temperaturën 40 gradë celsius nuk shkon. Te dorehiqet”.

 I ftuar në emisioni “Opinion” kreu i LZHK Dashamir Shehi është shprehu se Basha duhet të tërhiqet dhe PD duhet të mblidhet me një platformë që bashkon të gjithë PD-në. “Gara e rregullt për kreun e PD-së nuk mund të bëhet me ngrirje të tij, por me dorëheqjen e tij” është shprehur Shehi. Shehi tha se ‘ngrirja’ nuk është e mjaftueshme pasi PD është në një fazë tepër kritike dhe Basha duhet të japi dorëheqjen për të marrë përgjegjësinë dhe për të lënë garën që të vazhdoi normalisht. Edhe zgjedhja e kryetarit të ri sipas Shehit nuk e eliminon këtë krizë në PD, ai ka theksuar së duhet një platformë ku të përfshihen të gjithë: “Duhet të bashkohemi përreth një platforme, një ideje të re që është e hapur për të gjithë. Për ata që janë brenda PD dhe gjithë këto rryma dhe për ne që jemi jashtë PD-së. Nuk është fundi i botës një garë është humbur”, u shpreh Zheji.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Mark Marku është shprehur se situata e rënduar pas rezultatit dramatik në zgjedhjet e 25 qershorit, nuk zgjidhet duke shantazhuar demokratët njëri-tjetrin, por me krijimin e një procesi zgjedhor për garën e kryetarit në PD. Marku theksoi se PD rrezikon përçarjen , pasi ka shumë mllef. Sipas tij, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reflektuar ndaj rezultatit të zgjedhjeve dhe ka dhënë një gjysmë dorëheqje. “Çdo parti ndërtohet mbi karrierën , cfarë do të thotë, kontribut-shpërblim. Unë mendoj se ata kanë shumë të drejtë, por për partinë nuk është e mirë. Për një politikan nuk është orientues i mirë mllefi apo inati. Ata kanë 20 vite në politikë dhe ne nuk jemi irrituar ndonjëherë dhe të shkojmë t’u themi hajde t’i kapim me shkelma dhe t’i nxjerrim nga zyra”.

I ftuar në emisioni “Opinion” gazetari Çim Peka ka deklaruar se Basha është takuar sot me Berishën. Teksa ju përgjigj pyetjes së Blendi Fevziu se pse nuk ka reaguar Berisha,  Peka tha se ai ka rënë dakord me kreun e PD që do të falsi Basha i pari ndaj dhe ende nuk ka reaguar. “Berisha dhe Basha kanë rënë dakord që Berisha do flasë pas Bashës, dhe Berisha këtë e ka respektuar”.

Më tej Peka tha së në listën e anëtarëve që kanë firmosur për dorëheqjen e Bashës ka një grup  ekstrem që kërkon dorëheqjen e paevokuushme dhe një grup tjetër që kërkon thjesht dorëheqjen dhe rikandidim të tij.  Peka tha se Majlinda Bergu po e ndihmon Lulzim Bashën pasi ajo ka fol njesoj si Rama: “Sepse ka në listë njerëz që janë parimor ka edhe njerëz që e bëjnë pis. Sepse njerëz që në 4 vite nuk kanë bërë një ditë të vetme opozitë por kanë folur me gjuhën e Edi Ramës siç është Majlinda Bregu kjo nuk e ndihmon. Nuk mund të lexohen njëlloj kërkesat e Malinda Bregut me Jozefina Topallin”, është shprehur Peka.