Të ftuar:

Spartak Koka,

Anduena Llabani,

Ina Zhupa,

Elisa Spiropali,

Arian Galdini,

Skerdi Kasimati

Shefi i sektorit të luftës kundër trafikut në Policinë e Shtetit, Skerdi Kasimati, sonte, në emisionin Opinion, ka deklaruar se informacioni në lidhje me këtë rrjet prostitucioni që u kap në Tiranë, është marrë nga burime të policisë. Kasimati tha se burimi në fjalë na vuri në dijeni të faktit se në Tiranë, në një apartament dyshohet se organizohet një rrjet prostitucioni. Ai theksoi se personi i dyshuar për shkak të lidhjeve që kishte me taksistët dhe sportelistët e hoteleve e kishte shumë të lehtë me gjet klientë që kërkonin shërbime seksuale.

Gazetari Spartak Koka ka theksuar, sonte, në emisionin Opinion se pjesa më e madhe e atyre personave të arrestuar për prostitucion, janë kapur në katër operacione të tjera, gjatë viteve 2014-2016 nga sektori anti-trafikut. “Më saktësisht, në operacionin e 24 marsit, 2016 është kapur njëra prej organizatorëve Ambra J, në operacionin eskort të 21 janarit është kapur një tjetër, si dhe një organizatore tjetër Fllanza A është kapur në vitin 2014 dhe madje është dënuar. Duhet theksuar se kjo shtetase, rreth 30-vjeç, ka qenë nën dënim sepse me 19 janar 2016 është dënuar nga gjyaka e Tiranës me 6 muaj burg”.

Gazetari Spartak Koka ka deklaruar në emisionin Opinion, se prostitucioni është një fenomen jashtëzakonisht shumë i përhapur ne Tiranë, ai përmend edhe një rast ku shërbimet e tyre kërkohen edhe nga deputetë. Shërbime nga deputete të Parlamentit Shqiptar, kërkoheshin në rrjetin ku u arrestua Ambra I. 21 vjeçe dhe Fellanxe A. 37 vjeçe. “Duhet përgëzuar policia e Tiranës për këtë operacion, për të cilin realisht e kemi thënë se hetimet proaktive të kësaj natyre ndihmojnë për të provuar veprën penale. Ky hetim 5 mujor ka provuar gjithë skenën dhe rrjetin se si funksionin prostitucioni apo prostituimi me dëshirë në disa raste. Në rastin e shtetases Ambra I. në vendimin penal të gjykatës përmendet se në përgjime janë evidentuar se edhe deputetë apo njerëz të pushtetshëm kanë telefonuar dhe kanë kërkuar shërbime nga ana e shtetase Ambra I. Kjo nuk është arritur të provohet, nuk e dimë për çfarë arsye pse. Ambra I.21 vjeçare, ka shlyer 10 muaj burg dhe ka dalë.”

Gazetari Spartak Koka, sonte, në emisionin Opinion ka theksuar se pjesa më e madhe e ushtrimit të prostitucionit bëhet nëpër disa hotele në Tiranë. Koka tha se në këto mjedise nuk ushtrohet vetëm prostitucion por edhe trafik i lëndëve narkotike. Ai theksoi se ata janë persona me precedent të mëparshëm. “Njëri prej autorëve në vitin 2007, i janë kapur rreth 14 kg heroinë në Rrugën Fortuzi në një lokal dhe personi bënte si taksist për trafikimin dhe shpërndarjen e lëndës narkotike drejt vendeve të Europës”.

Gazetarja Anduena Llabani, sonte, në emisionin Opinion ka deklaruar se dikur kishte vajza të huaja që vinin në vendin tonë për të ushtruar prostitucion, ndërsa sot, shohim vajza shqiptare që e kryejnë këtë profesion. “Unë s’kam para për të paguar shtëpinë, s’kam para për të jetuar. Dhe arrinë deri në këtë pikë. Por problemi nuk është ky, problemi është se ne e kemi në fakultete këtë gjë. Këto vajza e bëjne se thjesht duan të vishen me firmato. Prostitucioni më i madh është kur një femër merr për burrë një mashkull sepse ai thjesht ka para”.

Elisa Spiropali, sonte, në emisionin Opinion ka treguar një histori tragjike prostitucioni e ndodhur në realitetin shqiptar. Spiropali tha se në një zonë të caktuar të Shqipërisë takova një djalë të vogël rreth moshës 13-14 vjeçare, teksa e pyesja për familjen, mes të tjerash, më tregoi se motrën ja kishin trafikuar si prostitutë në Itali. Sipas saj, kjo ngjarje e shokoi për faktin se si shqiptarët kishin arritur ta pranonin këtë fat kaq tragjik të familjeve shqiptare. Ajo tha se pikërisht kjo plagë shoqërore që u përhap në vendin tonë ka prodhuar edhe tragjedi. “Ka pas raste kur persona të caktuar kanë marrë vajza për prostituta dhe pasi janë rritur vëllezërit e tyre, që në atë kohë ishin të vegjël, kanë ndodhur edhe vrasje makabre. Nga këto tragjedi janë krijuar dhe banda dhe shumë grupe të rrezikshme kriminale”.

Në emisioni ‘Opinion’ janë bërë publike 10 zonat më të nxehta të përqendrimit të prostitucionit në Tiranë. Sipas shefit të policisë së shtetit Skerdi Kasimati, prostitucioni ushtrohet më shumë në hotele dhe motele dhe më pak në zonat private. Sipas Kasimatit ka edhe vende specifike ku qëndrojnë vajza dhe kalojnë klientë.

Gazetari Spartak Koka, sonte, në emisionin Opinion ka publikuar përgjimin mes një tutorje e quajtur Silvana me një vajzë tjetër të quajtur Lisi.

Pergjimet:

Silvana: Ajo e mira që ka shkuar edhe njëherë tjetër do 200 mijë lek, d.m.th, është ajo që e ka prishur për 12 minuta. Duhet të shkojmë tek shefi sepse ai paguan mirë.

Koka tha se në këtë rast duke ju referuar dosjes hetimore, shefi, është një deputet, por është një rast i cili nuk është arritur të provohet se ku ka shkuar dhe kur ka shkuar ta takojë. Sipas tij, deputeti ishte klienti më fitimprurës për ta. Aktiviteti ushtrohej në Tiranë dhe Elbasan. Gazetari Koka bëri me dije se edhe në rastin e vitit 2016 është një punonjës policie që ndihmonte për transportimin e vajzave drejt Elbasanit apo periferisë së Tiranës.