I ftuar:

Adriatik Llalla

Një përplasje e paprecedentë u shënua këtë të enjte mes ambasadorit amerikan në Shqipëri, Donald Lu, dhe prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, në thelb të së cilës ishte reforma në drejtësi. Në një intervistë ekskluzive në emisionin Opinion, kreu i akuzës, deklaroi se me ambasadorin amerikan kemi pasur diskutime se si do funksionojë institucioni i Prokurorisë së Përgjithshme, pas reformës në drejtësi.

Llalla tha se ambasadori i Lu i ka bërë këto deklarata pa praninë time, ai nuk është një guvernator i Shqipërisë, por një ambasador i një shteti. Kryeprokurori theksoi se ai nuk mund të sillet si zot i vendit këtu. Për herë të parë, kryediplomati amerikan tha publikisht me zë se kryeprokurori për më shumë se 18 muaj ka kundërshtuar reformimin e sistemit gjyqësor. Kaq mjaftoi, që si rrallë herë, Llalla të sulmojë po publikisht Lu-në, duke thënë se ky sulm jo diplomatik- siç ai e cilësoi- vijon prej dy vitesh, dhe fsheh pas tij interesa personale të ambasadorit.

Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka hedhur dyshime mes lidhjes së Ambasadës Amerikane dhe vendimit të gjykatësit në Gkykatën e Lartë që rrëzoi kërkesën e Prokurorisë për të sekuestruar serverin e “ILDKP”. Llalla tha se “nuk është e rastësishme” që bashkëshortja e gjykatësit që “rrëzoi” Prokurorinë e Përgjithshme, punon në Ambasadën Amerikane. ILDKP është një institucion i transparencës, ne shohim në çdo kohë deklarime pasurish që bëhen publike. Është i vetmi server. Të dhënat përveç faktit që ruhen në server janë të ruajtura edhe në arshivë.

A keni vepruar në mënyrë abuzive? Përse nuk e sekuestruat dot përderisa është ligjore.

Sekuestrimi u ankimua në gjykatë. Gjyqtari përkatës e anuloi urdhrin tonë. Nuk mendoj se është rastësore që gjykatësi ka bashkëshorten që punon në Ambasadën Amerikane në Tiranë.

Kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka deklaruar sonte, në emisionin Opinion se ka kërkuar sekuestrimin e serverit të ILDKP-së, për të hetuar në lidhje me konflikt interesi tre deputetë të Kuvendit të Shqipërisë. Llalla tha se tre deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dyshohen se kanë fituar tendëra në mënyrë të paligjshme, në kohën që për ta është e ndaluar të marrin pjesë në tendera. Ai theksoi se deputeti Kokëdhima është njëri prej tyre.

Kryeprokurori Adriatik Llalla, ka deklaruar në studion e Opinion se punonjës të ish sigurimit të shtetit kanë marrë pjesë në formulimin dhe hartimit të Reformës në Drejtësi dhe konkretisht në pjesën e krijimit të Byrosë Kombëtare. “Në përgjithësi, në takimet që kemi pasur më ambasadorin, debati i parë lidhet me Byrronë Kombëtare të Hetimit”, u shpreh Lllalla. Më tej Kryeprokurori deklaroi se ishin një sërë arsyesh që ai ishte kundra ambasadorit, sipas tij Byroja po krojohet në formën e tipit një të ish kohës së komunizmit në vend dhe po ashtu ideatorët e krijimit të këtij institucionit ishin pothuajse të gjithë punonjës të ishSigurimit të Shtetit.

Kreu i akuzës, Adriatik Llalla ka deklaruar sonte në emisionin Opinion se ambasadorët e huaj në vendin tonë kanë përfituar për shkak të statusit që ata kanë, nëse këta ambasadorë nuk do të kishin imunitetin që kanë, ata do të ishin përpara përgjegjësisë. Llalla tha se këta ambasadorë kanë ardhur në zyrën time duke kërkuar arrestimin e disa zyrtarëve të lartë në vend, pas sjellur fakte. Sipas tij, ambasadorët nuk mund të sjellin fakte. Ata nuk janë oficerë të policisë gjyqësore, por thjesht një ambasador.

Adriatik Llalla ka deklaruar në emisionin  Opinion se bashkshortes së tij dhe atij vet u është refuzuar viza amerikane. Nisur nga kjo, Kryeprokurori Llalla, është shprehur se ambasadori Lu po e shantazhon nëpërmjet këtij veprimi. “Unë kam patur një kontakt me email me Ambasadorin, ku i kam shprehur qëndrimin tim. Pa rënë pre shantazhit të tij. Ambasadori po ushtron shantazh ndaj meje nëpërmjet këtij fakti”, është shprehur Llalla.

Kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, sonte, në emisionin Opinion, ka sqaruar pikënisjen e konfliktit të tij me ambasadorin amerikan Donald Lu. Llalla tha se konflikti ka nisur për nisjen e hetimeve të Prokurorisë së Përgjithshme Fier, në lidhje me shpërthimet e ndodhura në puset e naftës në  zonën Patos-Marinëz, ku u dëmtuan një numër i konsiderueshëm banesash, si dhe shumë pasoja për jetën e njerëzve.

Kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, sonte, në studion e emisionit Opinion, ka deklaruar se nuk ka marrë asnjë veprim për të penguar reformën në drejtësi. Kreu i akuzës, theksoi se në një vend demokratik është krejt normale që dikush të japë mendimet e tij, si dhe është krejt normale fakti, që një ligj sado i parëndësishëm të jetë, përpara se të miratohet në Parlament kalon në duart e ekspertëve dhe organëve përkatëse dhe më pas votohet në Kuvendin e Shqipërisë. “Aq më tepër një ligj i kësaj natyre, i kësaj rëndësie të veçantë”, tha Llalla. 

I ftuar në emisioni Opinion, kryeprokurori Adriatik Llalla, ka treguar arsyet se pse familja e tij është larguar jashtë vendit në muajin maj. Kjo ka ndodhur sepse familja e tij është kërcënuar, sipas Llallës kjo lidhet me faktin se ato muaj janë goditur banda kriminale dhe kërcënimet kanë ardhur nga një sërë elementesh të ndryshëm kriminal. “Kam marrë kërcënim direkt. Dyshimet ishin të shumta,se mund të merreshin akte ndaj familjes time. Në momentin e largimit gjeta mbështetjen e ambasadorit të parë që kontaktova. Familja sot është nënë mbikëqyrjen e strukturave përkatëse të shtetit. Kur kërcënimet të marrin fund do ta rikthej në Shqipëri”, është shprehur Llalla.

Kreu i akuzës, Adriatik Llalla, sonte, ka deklaruar në studion e Opinion, se do të thërrasë ish-ministrin Ylli Manjani për të dëshmuar në lidhje me akuzat e bëra publike për disa ministra të qeverisë Rama. Llalla tha se kemi pasur një bashkëpunim shumë të frytshëm me z.Manjani gjatë gjithë kohës kur ai ishte në krye të Ministrisë së Drejtësisë. Ai bëri me dije se Manjani ka shprehur vullnetin e tij për të ardhur në çdo kohë për t’u bërë pjesë e hetimit.

Kreu i akuzës, Adriatik Llalla, sonte, në emisionin Opinion, ka bërë publike arsyen e mosarrestimit të të ashtuquajturit “Escobari i Ballakanit”, Klement Balilaj. Kryeprokurori tha se Balilaj duhej të arrestohej nga Policia e Shtetit, edhe pse kjo e fundit, ka deklaruar se nuk ka marrë autorizim nga Prokuroria, pasi nuk mbante një fakt konkret për arrestimin e tij. “Në momentin që dikush shpallet në kërkim ndërkombëtar, qoftë në vend apo jashtë, ndërhynë institucione të tilla ligjzbatuese për të ekzekutuar këtë urdhër-arresti. Detyra e Prokurorisë është se pas ekzekutimit të këtij urdhër-arresti, të kryejë veprime të mëtejshme proceduriale”.

Për lajmin që ka qarkulluar në media, se Prokuroria ka në përgjim 22  zyrtarë të lartë të shtetit, Llalla tha se Prokuroria nuk mund të bëjë publike diçka të tillë. I pyetur nga Blendi Fevziu nëse është duke u përgjuar nga Prokuroria, Ministrit e Brendshëm Saimir Tahiri, për pajisjen e përgjimit, Llalla ka pohuar se kjo nuk ka ndodhur. Sipas tij Ministri Tahiri nuk është përgjuar asnjëherë lidhur me pajisjen IMSIcacter. “Hetimi i këtij rasti është tepër sensitiv, nëse kjo pajisje do të ishte futur në mënyrë të ligjshme në Shqipëri dhe do të përdorej nga institucionet përgjegjës, natyrisht nuk mund të kishte veprime të kundra ligjshme. Dyshimet janë të fort se është përgjuar me atë mjet. Lidhur me këtë çështje Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri nuk është përgjuar asnjëherë”, është shprehur Llalla.

Kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, sonte, në studion e emisionit Opinion, deklaroi se kur nisi një hetim për të kontrolluar pasurinë e kryebashkiakut të Tiranës, Edi Rama, pati një reagim të menjëhershëm nga ambasadori amerikan i asaj kohe, Jon Withers. Llalla tha se ai shprehej çdo ditë në media, se procesi i hetimit ndaj kryebashkiakut Rama, ishte i manipuluar. Ai tregoi se në atë kohë, institucioni që drejtonte, mori hapat e duhur. Kreu i akuzës, shpjegoi, se ambasadori Withers dyshonte se përzgjedhja ishte bërë e qëllimshme. “Hetimi u kry i plotë në rastin konkret, pasuria e Edi Ramës, ishte e krijuar në mënyrë të ligjshme. Në rastin konkret të ambasadorit Withers, unë iu drejtova ministrit të Jashtëm të asaj kohe, z.Meta. Me të cilin patëm një bashkëpunim tepër të frytshëm, i vura në dispozicion të gjitha të dhënat dhe materialet që ambasadori amerikan përdori dhe kritikonte në mënyrë të paligjshme institucionin e ILDKP-së”.

Një tjetër çështje që u prek në emisioni Opinion, ku i ftuar ishte kryeprokurori Adriatik Llalla, ishte e hetimet për vrasjen e bankierit Artan Santo.Kreu i akuzës Adriatik Llalla konfirmoi se ka perona të dyshuar që sipas tij po mbahen nën kontroll. “Çështja “Santos” vijon të jetë në proces hetimi nga policia. Është një bashkëpunim i frytshëm. Rezultatet arrihen në bazë të provave, thjesht nuk ka prova. Ka dyshime. Personat e dyshuar vijojnë të jenë në kontroll nga strukturat përkatëse”, konfirmoi Llalla.