Të ftuar:

Kushtrim Shala (Bashkethemelues i ICT Awards) 

Dijon Vula/ Projekti Hello Solaborate – Fitues te ICT Inovacioni i Vitit (përfaqësues i Solaborate)

Muhedin Nushi (Fitues Shërbimi publik më i mirë i vitit në edicioni ICT Awards 4 – Komuna e Prishtinës) 

Albi Zhulali (Fitues i Mobilitetit të vitit – Projekti SoftMogul) 

Alban Kosova (Finalist në Inovacioni i Vitit – Projekti Buy to America)

Drinor Selmanaj (Fitues kategorisë Cyber Security project)

Loran Pllana (Fituese Ylli në Ngritje i vitit)

Raesa Nikshiqi (Fituese Ylli në ngritje )

Visar Jasiqi (Udhëheqës i Institutit për Trajnim dhe Zhvillim pranë American University in Kosovo)

Emisioni ‘Opinion’, mbrëmjen e sotme, ka si temë “shpikësit shqiptar” kryesisht të ardhur nga fushat e teknologjisë së komunikimit dhe jo vetëm. Një prej tyre është programi “Hello”, e cila është një pajisje video e avancuar dhe inovative për komunikim. Hello u vjen në ndihmë bizneseve dhe individëve të komunikojnë më mirë, më shpejt dhe sigurt me njëri tjetrin. Ajo është një pajisje e përballueshme nga çdo person, e cila transformon çdo TV në platformë video conferencing. Por jo vetëm kaq, është edhe një pajisje e zgjuar “all-in-one” e cila mbështet video 4K, wireless screen sharing, live broadcasting dhe shumë funksione të ndryshme. Pajisja për komunikim përmes videos HELLO punon si një pjesë shtesë e platformës së komunikimit Solaborate, e cila është e përshtatshme qofte për kompani te mëdha, te vogla apo edhe për përdorim personale, e përshtatshme për individë dhe ekipe që punojnë në distancë dhe presin cilësi të lartë, lehtësi përdorimi dhe eksperienca të bashkëpunimit të pasura me funksione të ndryshme.

Një ndër fituesit e çmimit Ylli në ngritje”  ICT Awards është Loran Pllana i cili ka treguar sonte në emisionin “Opinion” për platformën e krijuar nga ai. Loran Pllana është vetëm 11 vjeç dhe ka realizuar një aplikacion mobile të ashtuquajtur “Eco Race”. “Eco Race” është një lojë me 32 nivele për iOS dhe Android, me anë të së cilës përdoruesit përveç argëtimit mund të edukohen dhe ndërgjegjësimin për mjedisin. Loja ka si personazh kryesor njeriun me biçikletë, i cili duhet të kalojë disa pengesa për të arritur objektivin e dërgimit të kanaçes drejt shportës së riciklimit”. Me këtë lojë, Lorani kërkon të sensibilizojë dhe nxisë riciklimin në jetën reale krahas asaj virtuale. 

Albi Zhulali, fituesi në ICT Awards tregoi në emisionin “ Opinion” për platformën e tij, “Reception App”e cila ndihmon shumë në shërbimin e hoteleve. “Reception App” është i pari i këtij lloji në botë dhe me anën e tij, hotelet mund të menaxhojnë inventarët e dhomave, të lidhen me kanalet e shitjeve si Airbnb, Booking, Expedia etj, në kohë reale të bëjnë update të çdo lloj tipi, të kenë historikun e klientëve të hotelit me detajet e çdo klienti, si dhe të pranojnë çdo lloj pagese me kartë, cash apo me metodat e reja si Apple Payose Android Pay.