Të ftuar:

Balina Bodinaku,

Emi Glozhieni,

Gentian Zenelaj,

Petrit Gjeçaj

Balina Bodinaku është shprehur se shqiptarët kanë nisur në masë të praktikojnë turizmin e aventurës dhe, krejt ndryshe nga sa më parë, nuk e shohin atë si diçka të çuditshme.  Bodinaku theksoi sonte në emisionin “Opinion”, në lidhje me temën:

Shqipëria zbulon turizmin e aventurës

, njerëzit zgjedhin këtë lloj praktike për të ndryshuar rutinën e tyre të përditshme, për të larguar stresin dhe sigurisht për pushim. Në lidhje me trendin më të ri të kohëve të fundit, biçikletën, ajo tregoi se ka bërë dy aksidente me biçikletë dhe pak ka preferuar të bëjë një tur me atë mjet jashtë Tiranës. 

Në emisioni “Opinion” është duke u diskutuar për vendet turistike e aventuriere në Shqipëri. Emi Glozhieni e cila me profesion është mjeke ka po ashtu tepër pasion për të bërë ski, ajo po ashtu tregoi në emision se së bashku me bashkëshortin ka bërë realitet një “çmenduri” siç e quajti ajo, kanë bërë ski me rroba banje: “Këtë vit patëm idenë e çmendur me Armandin i cili është partneri im të bënim disa disheza. Ishte pak ftohtë por jo aq shumë sa e pretendonim”, u shpreh Glozheni.

Gentian Zenelaj është shprehur se duhet të kesh shumë kujdes kur zhytës në ujë, pasi dikush mund të hedhë një kallëp dinamit ndërsa gjuan për peshk. Këtë deklaratë Zenelaj e bëri sonte në emisionin “Opinion”, ku theksoi se tek stacioni i pompave në Vlorë hidhet dinamit. Ai tha ndërsa je zhytur prej 12 metrash në ujë, vjen dikush dhe të hedh dinamit. “Ky është tmerri i Shqipërisë. Mua ma kanë hedhur shumë afër, madje kam qenë në Himarë, gjatë fundit të muajit korrik, sigurisht që kam bërë dhe denoncim, por policia e ka dërguar në komisariat për ta liruar menjëherë pasdite”, tha Zenelaj.

Sonte në emisionin “Opinion” po diskutohet për vendet turistike dhe aventuriere në Shqipëri. Petrit Gjeçaj është shprehur se rritja e turistëve në Theth është e përvitshme, sipas tij çdo vit rritet me 20% numri i turistëve që e vizitojnë këtë vend. Gjeçaj u shpreh se Thethi ka 10-15 mijë turistë çdo vit dhe Valbona është zona më e vizituar. Sipas tij dominojnë turistët e huaj megjithëse zona nuk ka infrastrukturë: “Me një rrugë që është më e keqja në Ballka, edhe pse është më e vjetra në Shqipëri”.