Të ftuar:

Berat Buzhala,

Albatros Rexha,

Floriana Garo,

Turjan Hyska,

Mark Marku,

Zefina Hasani,

Greta Koçi,

Einxhel Shkira,

Lidhje të drejtpërdrjetë me Noizy

Emisioni Opinion ka si temë të mbrëmjes modelet që zgjedh shoqëria shqiptare dhe kush aktorë socialë kanë më tepër dominancë për t’i krijuar ato. I ftuar në studio, drejtuesi i portalit ‘Express’ Berat Buzhala tha se lajmi për këngëtarin e muzikës rep Noizy është lexuar çdo lajm i hedhur me emrin e tij nga 3 milion herë. Ndërsa për ironi ai është pyetur nga drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu se sa herë lexohen shkrimet e hedhura për Isa Mustafën, kryeministër i Kosovës, Buzhala shoqëruar me humor, tha: se shkrimet e tij në portalin që drejtoj lexohen veçse tre herë. Buzhala ka shpejguar se grupmoshat më të lexuara varojnë kryesisht në fashon e 18 deri në 34 vjeç.

Për analistin Mark Marku, media shqiptare duhet të udhëhiqet nga sensi i etikës profesionale, sepse sipas tij, pasqyrimi i çdo ngjarjeje të rëndë, imazhet e forta,  kanë efekte sociale. Pamjet si vrasje dhe krimet kanë efekte, sipas Markut, te kategori të pambrojtura si fëmijët. 

“S’mund të kem interes unë që të shosh me pamje një grua të vdekur, në televizion. Ka një etikë që të ndalon si media të japësh pamje vrasjesh, njoll gjaku. Sepse ka efekte sociale, sidomos te fëmijët, te kategori të pambrojtura psikologjikisht”

-tha Marku.

Për Albatros Rexhaj, situata në shoqërinë shqiptare shfaqet shumë e nderë, në emisionin Opinion në TV Klan, tha se shkollat tona nuk kanë psikolog, në vendin e punës nuk ke psikolog. Sipas tij, kjo nuk do të thotë se ne jemi anash botës, ne në fakt po na vinë në mënyrë traumatike të gjitha përnjëherësh, bota i ka kaluar këto, dhe i menaxhon këto kriza. “

Në momentin kur shfaqet dhuna në shkollë, në momentin kur shfaqet dhuna në familje, në momentin kur degjeneron diskutimi publik, në momentin kur nxënësi komunikon me profesorin në mënyrë të ashpër, ky është një problem përtej diskutimit a është Kallashi personazh apo jo. Ata reflektojnë diçka, shprehin një pjesë të shpirtit të kësaj shoqërie. Kallashi si pjesë e kestremit të kësaj shoqërie, shpreh se ende një pjesë e shoqërisë tonë masturbon gjithë kohës

”, tha Rexhaj në Opinion.

Sipas moderatores Floriana Garo, kur këngët dhe sherret mes këngëtarëve bëhen thjesht për famë, modeli është shumë i gabuar. Modeli, sipas Garos, vjen nga pasqyrimi i gabuar i medias i disa ngjarjeve. “

Ne bombardohemi vetëm me këto lajme, showbizi, sherre banale, në çdo portal

”-tha moderatorja. Sipas Garos përgjegjësia është e medias që pasqyron çdo lloj modeli e personazhi me prirjen për të kapur audiencë por jo ushqyer atë me tema si sporti apo kultura.

Këngëtarja Greta Koçi e ftuar në emisionin Opinion në lidhje me modelet që krijohen në shoqërinë shqiptare, në lidhje me këngëtarin Noizy, kë theksuar se ai është një karakter, një personazh. Sipas Koçit, Noizy, është një këngëtar që e imitojnë, me mjekër, me syze, në shikim dhe në çdo lloj gjëje.

Për shkrimtarin Albatros Rexhaj këto modele në shoqërinë shqiptare, kryesisht këto grupet rep që edhe po reklamojnë jetë dhe element të dhunshëm në shoqërinë shqipfolëse, dashje pa dashje, po rikrijojnë shqiptarin bashkëkohorë. “

Po rikrijojnë në mënyrë të pavarur prej mediave, prej universiteteve, tërësisht autonom prej prindërve, si dhe prej njerëzve të ditur, në njëfarë mënyre, ata po rikrijojnë vetveten. Në një aspekt tjetër ato po shprehin atë që përfaqëson kjo rini, jo vetëm adoleshentët, por edhe neve të rinjëve që pretendojmë se jemi imun ndaj këtij fenomeni

”, tha Rexhaj. Ai bëri me dije, se ata shprehin, atë që ne s’kemi shumë guxim ta themi.

Në emisionin ‘Opinion’ në TV Klan, këngëtari dhe producenti Turjan Hyskaj në lidhje me këngëtarin e muzikës rep, Noizy, ka theksuar se ai është rritur në Angli, ka jetuar atje në lagje realisht getosh, ka bërë boks për mbijetesë, si dhe ka ardhur në Shqipëri shumë herët për të bërë muzikë ku dhe krijoi OTR. “

Ai ka marrë pjesë në të gjitha festivalet, por aty ai nuk ka marrë ndonjë vëmendje të madhe. Noizy gjithë profilin e tij, fuqinë e vet e krijoi në YouTube, pa nevojën e asnjë lloj medie”

, tha Hyskaj.

Këngëtari Noizy i ka kërkuar medias që të mos e ekzagjerojë me lajmet rreth incidentit të tij me këngëtarin Cozman. Ai ka ndërhyrë në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Opinion” ku ka folur edhe njëherë për sherrin ku u përshi me Babastars në Prishtinë 1 javë më parë. Noizy u shpreh i revoltuar me mediat se si e kanë trajtuar përleshjen mes tij dhe Cozman. Reperi tha se gazetarët shqiptarë me pak Lekë shkruajnë edhe lajme të ekzagjeruara. Sipas tij, me 50 Euro ai mundet ta bëjë një gazetar të këndojë. “

Me 50 euro e bën gazetarin sot me këndu

”, u shpreh reperi Noizy.

Noizy kërkoi me ngulm dhe bëri thirrje që xhirimet e kamerave të sigurisë të hotelit “Swiss Diamond” të gjenden dhe në këtë mënyrë do të mësohej e vërteta se pse nisi sherri mes grupit të tij dhe Babastars. Reperi shqiptar i cili mbeti i plagosur lehtë tha se e gjitha kishte filluar pasi “

një makinë erdhi me shpejtësi dhe desh i shtypi çunat. Erdhi në parkingun e Swiss Diamond dhe pasqyra e madhe e Range Rover përplasi një nga anëtarët e OTR. Nëse nuk është kështu siç them unë, unë e lë muzikën, nuk këndoj më

.” – deklaroi Noizy. Mosekzistencën e filmimeve të kamerave të sigurisë e konfirmoi në studio dhe gazetari kosovar Berat Buzhala i cili tha se gjithashtu ishte interesuar për t’i pasur ato xhirime.