Dossier

Oficeri që vrau Osama Bin Laden është Roberto O’Neal. Bëhet fjalë për 41 vjeçarin që ka folur shpesh në media gjatë asaj kohe, për momentin kur tërhoqi këmbëzën dhe vrau një nga njerëzit më të kërkuar në botë.

O’Neal ka marrë pjesë në më shumë se 400 misione ushtarake. Sikurse 41 vjeçari ka shkruar se momenti i vrasjes së Binladenit ka qenë i jashtëzakonshëm për të: “Kur hymë brenda atyre ambiente menduam se po përjetonim historinë.  Bin Laden ishte aty dhe ne nuk e dinim nëse do të dilnim të gjallë apo jo. Por kjo kishte pak rëndësi për ne sepse kjo do të mbetej në histori”, tregon O’Neal.

Më tej ai rrëfen se: “Na kishin thënë se në fillim do të na shfaqej djali i tij i armatosur, gjë që do të tregonte se Osama do të ndodhej në katin tjetër. Dhe ashtu ndodhi. Djali i tij na doli para dhe i thamë Kalid eja këtu, ai u çorodit, dhe më pas e qëlluam me plumb në kokë”, tregon ekzekutori i Bin Laden.

Momenti i ekzekutimit të vetë Osama Bin Laden që ishte i shumëpritur në gjithë botën ai e përshkruan si historik: “Pas vrasjes së djalit pash Osama Bin Laden. Osamna ishte i gjatë dhe i hollë. Mjekra e shkurtër dhe flokët e bardha. Një grua qëndronte para tij”, pas kësaj O’Neal nuk hezitoi dhe tërhoqi këmzën duke qëlluar drejtë Osama Bin Laden. Ai qëlloi dy herë në kokën e Binladen duke e lënë atë te vdekur.