Të ftuar:

Izmir Smajlaj,

Gjergji Bojaxhi

Izmir Smajlaj i cili u shpall kampion i Europës pak ditë më parë,  është i ftuar në emisionin Opnion në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu. Për të arritur këtë sukses atij i janë dashur 13 vjet punë dhe një stërvitje intensive e në kushte tepër të vështira. “Unë dy herë në ditë stërvitje, duhet të mbaj shumë regjim dhe po sakrifikoj shumë. Unë dua të falënderoj shumë trajnerin Vildan Tufi dhe arritjet e mia janë falë tij. Nuk ka mbështetje nëse do të kishte do të kishin ecur më shumë, thjeshtë në Shqipëri i mban gjallë pasioni edhe vullneti që kanë për sportin”, është shprehur Smalaj. Kushtet në Shqipëri, ashtu edhe si për shumë sporte individuale janë të vështira. Emisioni Opinion ka publikuar sot ambientet në të cilat stërvitet Smajlaj. Madje Smalaj ka pohuar se disa herë është stërvitur edhe në Pedonalen e Shkodrës.

Izmir Smajlaj i cili u shpall kampion i Evropës pak ditë më parë në Beograd,  i ftuar në emisionin Opinion ka deklaruar se ai paguhet vetëm 400 mijë lekë të vjetra në muaj. Smajlaj është shprehur po ashtu se stërvitet në kushte të vështira. Izmir Smajlaj është shpallur kampion Europe në kërcim së gjati, duke thyer edhe rekordin kombëtarë me kërcimin e tij 8.08.

Izmir Smajlaj i cili u shpall kampion i Evropës në Beograd,  ishte i ftuar në emisionin Opinion, për të rrëfyer gjithë eksperiencën e po ashtu jetën e tij private. Në fund të intervistës ai nxori live dhe medaljen e arrit, që e fitoi në Beograd, vetëm pak ditë më parë. Mirëpo gazetari Blendi Fevziu, është tunduar nga medalja, saqë i ka kërkuar kampionit që ta vendos edhe ai në qafë. Smajlaj ka pranuar që Fevziu ta mbajë për disa sekonda medaljen e arit, duke e bërë të ndjehet për pak kampion Europe në kërcim së gjati. I gjithi ky moment ka kaluar mes batutave. “Unë s’kam qenë ndonjëherë kampion Europe, nuk kam qenë as kampion në Lagje. Mund ta varë unë këtë, po e var edhe unë medaljen e kampionit të Europës”, ka thënë Fevziu. 

****

Gjergj Bojaxhi anëtar i lëvizjes politike “Sfida për Shqipërinë”, sonte, në emisionin Opinion ka folur për arsyet themelore të largimit të tij nga Partia Demokratike. Bojaxhi deklaroi se pavarësisht se nuk ishte pjesë e fushatës së vitit 2005, mendoi se kishte aftësinë për të kontribuar dhe të marrë pjesë në krijimin e një modeli të ri në politikë. Ai tha se besoja që Shqipëria ka nevojë për duar të pastëra dhe për shetet të ligjit dhe të së drejtës. “

Unë jam kthyer në Shqipëri në vitin 2005, kam qenë 31 vjeç, punoja në Bankën Botëre në Uashington, mu dha mundësia që të vija të kontribuoja dhe të merrja pjesë në bërjen e një modeli të ri. Unë s’kam qenë pjesë e fushatës së vitit 2005, por besoja se Shqipëria ka nevojë për duar të pastëra dhe për shtet të ligjit dhe të së drejtës

”, tregoi Bojaxhi.

Blendi Fevziu: Të gjithë vinë me duar të pastëra dhe i ndyjnë duart rrugës?

Gjergj Bojaxhi: Unë e ndjej vetën si qytetar i cili ka pas disa detyra publike dhe jam i pastër, do të thotë se nuk jam pjesë e këtij niveli.

Blendi Fevziu: Çfarë do të thotë “Sfida për Shqipërinë”?

Gjergj Bojaxhi: Kemi qenë një grup i madh njerëzish, rreth 50-100 veta, që kemi diskutuar gjatë për emrin, që nga viti 2016 jemi mbledhur dhe kemi diskutuar për emrin dhe jo vetëm për emrin, por për vlerat dhe rregullat.

B.F: Jeni një forcë politike apo një parti politike?

Gj.B: Do thoja se është një levizje qytetare, të cilët e ndjejnë vetën që janë të papërfaqësuar dhe dëshirojnë që të jenë të përfaqësuar në politike dhe e kuptojnë që nga kjo elitë ekzistuese nuk ka zgjidhje.

B.F: Ka nisur procesi i mbledhjes së firmave për të marrë pjesë në zgjedhje?

Gj.B: Ditën e premte fillon procesi i mbledhjes së firmave. Besoj që është një proces që do na japë mundësinë që ne të komunikojmë më shumë me qytetarët.

B.F: Në fakt, kandidimi juaj në zgjedhje ka asrdhur pas “Sfidës për Tiranën” të vitit 2015-të, ku ju morët një numër të konsiderueshëm votash?

Gj.B: Me thënë të drejtën nuk është kandidimi për Tiranën, shkak është fakti se ne sot jemi një grup qytetarësh që e ndjejnë vetën qartazi se nuk jemi të përfaqësuar. Jemi një grup qytetarësh që nëse bën pyetjen sot se a jemi të kënaqur me këtë klasë politike, ne nuk jemi të kënaqur.

B.F: Gjatë këtyre 25-viteve shumë forca politike kanë dështuar, si do ja dilni ju?

Gj.B: Ne kemi mësuar nga këto gabime, jemi një grup qytetarësh të cilët kemi ndërtuar diçka. Jemi së bashku, nuk është ndërtuar nga dy individë dhe tërheqin disa të tjerë që hajdeni këtu dhe bëjmë disa pazare.

Në lidhje me pasurinë e tij, Bojaxhi kumtoi se kemi një klasë politike e cila është e aftë vetëm për të hedhur baltë ndaj kundërshtarëve.

Ai tha se kompania ime që është përmenduar në shtyp për përfitim të madh brenda dy viteve dhe e akuzuar për invazion fiskal, është një kompani që bën lidhjen mes kompanive të huaja me ato shqiptare. E cila ka paguar të gjitha detyrimet dhe taksat që ka ndaj shtetit.