Të ftuar:

Dorian Teliti,

Ervin Mete,

Albert Nasto,

Luan Leka,

Majlind Lazimi,

Ervin Bushati 

Në studion e emisionit Opinion, Dorian Teliti ka shpjeguar mënyrën se si taksa e re e TVSH do të ndikojë dhe do të prekë fitimet e biznesit të vogël. Sipas Telitit, fitimi mesatar i biznesit të vogël në një muaj shkon në 600 mijë lekë të vjetra, por me aplikimin e TVSH-së, fitimet e këtij biznesi do të ulen me të paktën 200 mijë lekë të vjetra. “Kjo do të thotë, më pak investim, më pak mundësi zhvillimi, më pak rritje”, ka shtuar Teliti duke saktësuar që në këtë mënyrë shqiptarët do të varfërohen, ndërkohë që për biznesin do të shtohen edhe procedurat. 

Ministri i Financave Arben Ahmetaj me një ndërhyrje në emisionin “Opinion” ka sqaruar disa elementë lidhur me taksën e re të TVSH-së që do të hyjë tek biznesi i vogël. Pyetjes së drejtuesit të emisionit, nëse po vendos qeveria një lloj laku për 450 mijë familje dhe nëse do të ketë biznese që do të falimentojnë nga kjo taksë, Ahmetaj i është përgjigjur: 

Sa do të ndikojë kjo rritje në rritjen e çmimit për konsumatorët? 

A ka ndonjë mall që prodhohet në Shqipëri apo importohet në Shqipëri që nuk e ka të përfshirë 20%? çdo mall e ka 20%, ose paraqitet në faturë ose është e përfshirë, që do të thotë: Nuk ka taksë të re. është shtrirje e deklarimit.  Unë jam i bindur, që i njëjti çmim është në një biznes të vogël dhe në biznesin e madh. 

E dyta, që është shumë e rëndësishme. Për arsye të TVSH-së asnjë biznes nuk do të falimentojë. Ekonomia ka efektet e veta në çdo lloj biznesi, por jo TVSH. 

Por Ahmetaj ka deklaruar, se ka disa biznese që do të përjashtohen nga TVSH duke përmendur:

Zejtarinë

Fermerët

Profesionet e lira që kanë vendim në gjykatën kushtetuese

Berberet 

Tregjet e bashkive 

****

Sebastian Kurtz