Ceremonitë inauguruese kanë qenë gjithnjë një objekt diskutimesh sa i takon kosotove dhe shpenzimeve të tyre. Që nga inagurimi i Bill Clintonit në vitin 1993 ato janë analizuar shpesh.

Pjesa e të ftuarve me profil të lartë kryesisht shtonin pikëpyetjet për pagesat që ata merrnin. I referohemi këtu yjeve botëror nga muzika apo kinomatografia, por këtë herë Donald Trump përmes një postimi në Twitter tha se edhe ata vetë po kërkojnë bileta.

Mua më interesojnë njerëzit e thjeshtë

, shtoi ai. Me 20 Janar, ceremonia inauguruese mendohet se ka kapur shifrën e 500 milion dollarëve. Sipas The New York Times, vetëm 100 milion dollarë kanë shkuar për sigurinë e ceremonisë. Këtu përfshihet siguria për gati 28 mijë personalitete. Kostot e ceremonive inauguruse mbulohen nga një miks parash private dhe publike.

Limuzina presidenciale e presidentit amerikan Donald Trump, është fjala e fundit e teknologjisë. Është e aq e sigurt sa i reziston çdo lloj eksplozivi të fuqishëm. Është makina presidenciale më e blinduar në histori. E ndërtuar në fshehtësi të madhe nga gjiganti “General Motors”, ajo është një përzierje mes një limuzine dhe një kamioni të stërmadh dhe është e mbuluar me përmbajtje të hekurt.

Inaugurimi i presidentëve amerikanë ka ndryshuar me kalimin e shekujve. Në ditët e sotme, ashtu sikurse ndodhi me 20 Janar, të vitit 2017-ës. Ceremonia inauguruese zyrtarë përfshin takimet e mëngjesit, vajtjen në kishë, udhëtimet në Capitol Hill, ceremonia e betimit të zëvëndëspresidentit dhe presidentit. Fjalimi inaugurues i Presidentit, i cili është në fakt dhe pika kulmore, dalja apo largimi i Presidentit ekzistues nga Shtëpia e Bardhë apo përshëndetja tradicionale teksa hipën në helikopter apo dreka presidenciale për përfaqësues të partive të ndryshme.

Kamerat ishin akoma mbi Barack Obamën të premten në mëngjes. Pak pas orës 9 ai po bëhej gati për momentet e fundit në Shtëpinë e Bardhë. Shkroi një letër të cilën e la mbi tavolinën e zyrës ovale për pasardhësin e tij. Doli në korridoret e jashtme të Shtëpisë së Bardhë, ku pasi bëri një batutë për shiun, i cili për fat ende nuk po niste, u pyet nga një gazetare nëse po ndihej nostalgjik. “Sigurisht”,-tha ai.

Në mënyrë simbolike Barack Obama dhe Michelle, pritën presidentin e zgjedhur Donald Trump dhe atë që për pak orë do të ishte zonja e parë e SHBA, Melania Trump. Të katërt më pas u larguan nga Shtëpia e Bardhë. E premtja e 20 janarit 2017 do të mbahet mend në historinë amerikane dhe atë botërore, si dita e betimit të një prej presidentëve më kontrovers e shumë të diskutuar. Donald Trump, nën qellin gri dhe me re të Washingtonit, nuk do të ishte më vetëm një miliarder, por edhe njëkohësisht Presidenti i 45-të, i vendit më të fuqishëm të botës. Shumë e kishin të paimagjinueshme këtë ngjarje, por historia e solli që asgjë nuk është e pamundur, sidomos në Amerikë. Dita e inaugurim të presidentëve amerikan, është sa një ceremoni protokollare dhe nën masa të shumta dhe të rrepta sigurie, aq edhe një moment i cili është ndër të parët ku vihen re disa detaje kuptimplota. Mbi stilin edhe mënyrë se si këta lider do të sillen përpara njerëzve që i kanë zgjedhur. Donald Trump 24 orë para se të vendoste dorën e tij të majtë mbi dy biblat, mbi biblën e familjes dhe atë të Abraham Linkolnit, kishte uruar që dielli të shkëlqente, por një shi i lehtë shoqëroi ceremoninë e tij të betimit.

Përpara ndërtesës së Capiton Hild ata që kishin zgjedhur të ndiqnin ceremoninë e betimit ishin me mijëra. Gjithsesi ajo që u diskutua shumë ishte edhe numri i njerëzve të pranishëm krahasuar me inaugurimin Obamës në 2013. Sytë e të gjithë botës ishin të premte tek Donald Trump, tek Melania Trump dhe familja e tij. Sipas analistëve Melania ja doli të ishte e pagabueshme në sjellje dhe stil gjatë ceremonisë. Dalja e Donald Trump, me bashkëshorten e tij dhe djalin e tyre  nga makina u prit me inovacione nga turma. Parada e famshme nga Capitol Hill drejt Shtëpisë së Bardhë është një nga momentet më popullore dhe historike amerikane.