OPINION – TE VERTETAT E KUZHINES SHQIPTARE!

Emision: 05.12.2017


Të ftuar:

Mirsad Çollaku,
Dhurata Thanasi,
Bledar Kola,
Kliti Nano,
Gjon Dukgilaj,
Diella Loshi,
Ismet Shehu

Ismet Shehu është kuzhinieri shqiptar që ka gatuar për Mbretëreshën Elizabet të Anglisë. Këtë Shehu e ka rrëfyer në emisionin “Opinion” teksa ka treguar se bëhej fjalë për vitet 2009-2010 kur ai ishte student në Londër dhe ishte përzgjedhur si studenti më i mirë, i cili do të gatuante për Mbretëreshën. Ai rrëfeu gjithë eksperiencën e tij dhe tha se ndihet tepër i lumtur për këtë.
Fevziu: Ç’deshe ti me Mbretëreshën?
Shehu: Fati.
Fevziu: Pse?
Shehu: Sepse më zgjodhën studentin më të mirë edhe shkova, për të gatuar.
Fevziu: Ti studioje në Londër?
Shehu: Po kam mbaruar universitetin Weston University, kam mbaruar bachelor për tre vite për kuzhinë. Kam bërë shkollë për çdo gjë, për menaxhim dhe për restorant për kuzhinë.
Fevziu: Çfarë i bërë Mbretëreshës?
Shehu: Ka qenë e gjitha me Peshk, gatimi ka qenë i gjithë me peshk. Unë isha student, por shefi i madh ishte profesor në Londër. Bëhet fjalë për vitet 2009 2010. 

Pasi rrëfeu në “Opinion” se kur ishte student kishte gatuar për mbretëreshën Elizabet të Anglisë, Ismet Shehu ka treguar historinë e tij prekese që e bëri atë të hapi restorant. Ai tha se shkak për këtë është bërë një ndrhyrje që ai ka bërë në zemër. Shehu tha se restorantin që ka aktualisht ja ka bërë dhuratë babit të tij për shkak se ky i fundit është ndjerë tepër në merak për të, pasi ka kryer operacionin në zemër:  “Emri ‘Ceren’ që i kam vendosur restorantit është vendlindja e babait tim në Mal të Korabit. Këtë restorant ja bërë dhuratë babait tim sepse unë kam kryer një operacion në zemër dhe babi nuk ishte i pranishëm. Këtë restorant e ka bërë dhuratë vetëm për babin për ti dhënë kurajo e për t’i treguar që unë jam mirë”.

****

Prodhimet e vendit (Kafe Ama)!

Kategori
OPINION
0 Komente

Përgjigju

*

*