Të ftuar:

Artan Hoxha,

Klodiana Lala,

Lorenc Vangjeli

Gazetari i kronikës, Artan Hoxha është sot i ftuar në emisionin “Opinion” për të folur në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Shkodër. Ndër të tjera hoxha ka deklaruar se autorët nuk janë nga Shkodra, dhe se bëhet fjalë për larje të hesapeve me drogën. “Autorët nuk janë nga Shkodra. Këtu kemi të bëjmë me luftën për hesapet e drogës. Dyshimet janë për trafikun ndërkombëtar të drogës. Nëse kemi të bëjmë me Hollandën, Malin e Zi, apo Anginë kjo është tjetër gjë dhe për këtë po hetojnë prokurorët. Ky lloj mekanizmi shpërthimi ka krijuar një shqetësim të madh te ambasadat. Ky është një akt terrorist. Të bësh një ekzekutim në këtë formë do të thotë që nuk të vret ndërgjegjia, dhe do thjesht të mbarosh punët e tua”, është shprehur Hoxha.

Gazetari i kronikës, Artan Hoxha të hënën në mbrëmje ka deklaruar se akti i dy ditëve më parë i ndodhur në qytetin e Shkodrës, është një ngjarje shumë e rëndë. Hoxha tha se është e rëndë për disa arsye: orari i shpërthimit, vendi dhe mënyra e kryerjes së atentatit. Ai tha se është një akt origjinal me aktet terroriste që ndodhin në Afganistan dhe Palestinë. Sipas tij, kjo mënyrë shpjegon edhe diçka në lidhje me atuorët e këtij akti. Gazetari tregoi se ideja e atentatit është profesionale, por ndërtimi i minës është artizanale. “

Autorët kanë ruajtur objektivin. Ata kanë ruajtur orarin kur ai pinte kafe. Ai ka qenë i ruajtur nga një kompani private në Tiranë, me truproja dhe makinë të blinduar. Motori është vendosur para se të vinte Lulzim Kulla aty, nëse shikohet vendi se ku është vendosur motori, aty vendoseshin edhe bicikleta. Sipas ekspertëve, aty ka pasur nga 800 deri në 1000 gram tritol. Ajo komandohej me telekomandë, por ka qenë artizanale. Ajo komandohej me një pult lodër. Mina është vendosur në shalën e motorit. Rreth 80 cm nga toka. Gjatë shpërthimit viktima do merrej nga aty dhe do përfundonte 10 metra larg, por viktima është përplasur tek fouristrada. Kjo tip mine në Shqipëri është konstatuar edhe në dy raste të tjera por nuk ka shpërthyer

”,-tha Hoxha.

Gazetarja Klodiana Lala të hënën në mbrëmje ka deklaruar se Lulzim Kulla, personi ndaj të cilit u krye atentati me mina të shtunën në Shkodër, dyshohet se është përfshirë në vrasjen e një tregtari. Lala tha në studion e emisionit Opinion, se tregtari është masakruar dhe vrarë në mënyrë krejt barbare nga grupi që drejtohej nga Lulzim Kulla. Ajo tha se Kulla ka konflikte të hapura nga çdo drejtim i mundshëm, duke vështirësuar punën e hetuesve për të gjetur atorët e vërtetë të aktit të rënë të ndodhur në qytetin e Shkodrës. Sipas saj, ajo që bën shumë përshtypje në të gjithë këtë histori është dhe fakti se ai asnjëherë nuk ka marrë statusin e të pandehurit dhe për më tepër si nuk ka qenë nën vëzhgimin e policisë.

Analisti Lorenc Vangjeli të hënën ka deklaruar se histori të ngjashme me atë që ndodhi në qytetin e Shkodrës mund të përsëriten në disa zona të tjera në Shqipëri. Në studion e emisionit Opinion, Vangjeli tha se kjo mund të ndodhë për shkak edhe të veçorive të caktuara. “

Mund të ndodhë për shkak të drogës në Fier dhe në Vlorë, por mund të ndodhë në Shkodër jo vetëm për shkak të drogës por edhe të gjobvënies dhe tregtisë së kanabisit. Mund të ndodhë në Lezhë, ku ka sërish përplasje shumë të forta dhe të nëndheshme mes bandave. Mund të jetë sërish historia e drogës në Lushnje dhe në Fier. Si dhe Durrsi dhe Vlorën që kanë porte, ku hyn dhe del droga. Si dhe Elbasani si një qendër transitive

”,-tha ai. Vangjeli tha se kjo është harta e krimit në Shqipëri, që dëshmon se çfarë mund të ndodhë të nesërmen.

*****

48 ore tmerri në Shqipëri!

*****

Shqipja, gjuhë zyrtare në Maqedoni!