Të ftuar:

Jualian Morina – Morina Palace,

Fundim Gjepali – Padam,

Agim Liço – Hotel Kerculli Gjirokaster,

Gjon Dugilaj – Tradita Shkoder,

Aida Kastrati – Razma Resort,

Alma Spathari – Castle Park Berat,

Jeton Hida – Farma Sotira,

Enkelejda Metohu – Adninistratore “S&D Invest”, Bougainville Bay

Në emisionin “Opinion” mbrëmjen e sotme është duke u diskutuar për turizmin në Shqipëri dhe çfarë ju ofrojmë ne të huajve.  I ftuar si pjesë e panelit ishte edhe administratori i “Farma Sotira” Jeton Hida, i cili është shprehur se guidat e huaja kanë preferuar gjatë vizitës së tyre në resortin e tij rakinë. Kryesisht francezët dhe gjermanët sipas tij ngelen të mrekulluar nga mikpritja shqiptare. Ai është shprehur se resorti i tij pret më shumë se 2 mijë turistë çdo vit dhe se 80% e tyre janë të huaj. Pakënaqësia që kanë turistët e huaj në Shqipëri sipas Hides janë mbeturinat.

Në emisionin “Opinion” mbrëmjen e sotme është duke u diskutuar për turizmin në Shqipëri dhe çfarë ju ofrojmë ne të huajve.  E ftuar si pjesë e panelit Alma Spathara është shprehur se Beratin e vizitojnë më tepër të huajt, ajo tha se shumica e vizitorëve dhe turistëve janë nga rajoni por edhe më gjerë nga Europa, si italian, polonezë,austriakë apo edhe francezë. Alma Spathara është shprehur se gjëja që turistët pëlqejnë më tepër është mikpritja dhe ushqimet, sipas saj një nga destinacionet e preferuara të turistëve është Mali i Tomorrit. Kujtojmë që tradicionalisht në Berat turistët ka gjetur mikpritje të veçantë, përjetimin e një ambienti të këndshëm e shplodhës, rastin që të shijojë një kuzhinë karakteristike tradicionale të kombinuar me atë moderne, ku përfshihen ullinjtë e famshëm, mishi i qengjit dhe ai i gjelit të detit dhe verërat e prodhuara nga vreshtat rreth qytetit. Degë më e zhvilluar e turizmit deri më tani ka qenë punime të artizanatit. Artizanati, për qytetin është një vlerë e trashëguar e cila mirëmbahet edhe sot në Berat në disa gjini, si: gdhendje ne dru qëndistari, punime ne argjend dhe ne metale te tjera, punime ne kashte, gdhendje ne pllaka guri, punime dekorative me gur. Qyteti trashëgon nga e kaluara një varg të gjatë e të pasur vlerash historike, kulturore, etnografike, arkitektonike e të besimeve, të tilla që përbëjnë një potencial të konsiderueshëm për turizmin.

Gjon Dugilaj njeriu që konceptoi një mjedis me një emër domethënës, “Tradita Geg&Tosk”, shkurt “Tradita”, siç e thërresin në Shkodër… mbi të gjitha me një muze vlerash etnografike, reliktesh nga e gjithë Shqipëria, nënvizoi shkurt në emisionin “Opinion” se të huajt kanë mjaft interes për të shijuar dhe prekur nga afër jo vetëm kulturën kulinare, por edhe specifikat e veçanta të traditës shqiptare. Mirëpo, tregon ai-, turistët e huaj nuk pëlqejnë aspak plehrat e shumta që hedhin shqiptarët vend e pa vend, si dhe baterdinë që krijohet përmes zhurmave apo dhe flamujve të partive që valëviten gjatë fushatave elektorale. Dugilaj tregoi se biznesi i është lutur aktorëve politik që të heqin dorë nga fushatat në sezonin turistik, pasi batërdia e zhurmës, konfliktet i bezdisin shumë turistët e ardhur nga vendet e huaja. Ai theksoi se turistët e huaj më të interesuar që vinë në “Tradita Shkodër”, kryesisht i përkasin boshtit Holandë, Gjermani dhe Austri. Kryesisht ata qëndrojnë përreth tre ose katër ditë maksimumi.

Sipas tij, turizmi në Shqipëri përgjatë katër viteve të fundit ka një rritje prej 25-35%, megjithatë ka rritje nga viti në vit, tek Tradita Shkodër, 95 për qind e klientëve janë të huaj.