Të ftuar:

Auron Tare,

Alma Çupi,

Xheni Peta,

Blendi Salaj,

Zana Guxholli,

Ariana Xharra,

Ardit Çollaku,

Ismail Hoxha

Këtë mbërmje emisioni Opinion në TV Klan ka si temë të mbrëmjes turizmin në Shqipëri.

Në lidhje me temën në fjalë, Auron Tare theksoi se në përgjithësi numri i turistëve ka pasur rritje.

“Unë jam partizan i asaj që numrat nuk janë tregues, jam më shumë për cilësinë”, tha Tare.

Ndërsa, vuri në dukje, se një levizje e zgjuar e Ministrisë së Financave, numri i jahteve u shtua ndjeshëm këtë verë në Sarandë. “Problemi është se sa i përgartitur je ti në infrastrukturën vendase. Sidomos për kompani të tilla siç janë Cunard. P.sh, a kemi një infrastrukturë për të pritur dy mijë turistë që të të vijnë në në një moment?”

Zana Guxholli ish-këshilltare e kryeministrit Berisha për ekonominë, e ftuar në emisionin Opinion për turizmin në Shqipëri, ndërsa thotë se pushimet këtë verë më së shumti i kaloi në Pogradec, thotë se përgjithësisht turizmi në Shqipëri është kaotik.

“Këtë verë pushimet i kalova nç Pogradec. Jugu është shumë i shtrenjtë. Ndërsë në Durrës shkoj e vij. Turizmi këtu është shumë kaotik. Po gjithsesi Durrësi për mua mbetet një shtëpi. Çmimet astronomike që krijohen në Shqipëri nuk kanë lidhje me realitetin.

Këtu është një rrëmujë. Jashtë e di kur shkon në hotele me 3, 4 apo me 5 yje. Në Shqipëri turizmi nuk është akoma një industri që ti sjellë të ardhura ekonomisë. Në Pogradec më shumë janë turistë ditorë nga Maqedonia dhe vendet përreth.”

Alma Çupi gazetare në Abc News tregon eksperiencën e saj të hidhur gjatë pushimeve në Shqipëri. E ndodhur në Qeparo për pushime, Çupi thotë se “Në Shqipëri nuk pushohet. Motra ime kishte shumë dëshirë të shihte rivierën. Zgjodhëm Qeparon. Por në në jug të vendit të grabisin, duke filluar nga kamarierët, nga pronarët arrogantë e me radhë. Në Qeparo shesin çaj mali rrugës ndërsa në lokal thonë që nuk ka. Motra ime tha që do vinte sërish pas 10 vitesh, aq shumë u mërzit. Nuk mund ta pranoj që në fshatin Qeparo të shikoj derrat që hanë rrugës”.

Problemet e Turizmit në Shqipëri kanë krijuar një debat të nxehtë midis kreut të Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Ardit Collaku dhe gazetares Albana Xharra. Kreu i AKT i është drejtuar gazetares duke i thënë që po bëni porpagandë negative, “Dua ti them gazetares që me Kosovën kemi edhe disa marrëveshje për promovimin dypalësh” ndërsa gazetarja Xharra i është kthyer duke i thënë “Ne vijmë ballafaqohemi me gjithë këto probleme dhe kthehemi sërish, ndërsa ju vetë ikni, në vijmë në plazhet tuaja. Kështu që propagandë negative i bëni ju vetvetes”.