Të ftuar:

Akil Pano,

Viron Bezhani,

Artan Shyti,

Juli Xhokaxhi,

Mond Harizaj,

Aurela Agalliu

Pastor Akil Pano, sonte, në studion e emisionit Opinionit, ka theksuar se në 21 vite eksperiencë si pastor në Tiranë, kam trajtuar shumë individë, të cilët vinin nga martesa të thyera dhe familje të shkatërruara si shkak i fenomenit të bixhozit. Pano tha se çështja e bixhozit nuk është një fenomen vetëm shqiptar, por mbarë botëror. “Në SHBA, vë re, autobuzë të mbushur plot me moshat e treta që udhëtojnë drejt Las Vegasit për të luajtur bixhoz dhe prishin parat e pensionit të tyre, pasi e kanë fiksimin e jetës”, tha ai. Sipas tij, në plan botëror, qarkullojnë rreth 335 miliard dollarë nga lojërat e fatit dhe të gjitha veprimtaritë e tjera të bixhozit.

Viron Bezhani, ish-Drejtor i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, ka bërë me dije se në Shqipëri, para 3 viteve, kanë qenë rreth 300 salla të rregullta kazinoje, ku një sallë e rregullt minimalisht ka dhjetë makina. Bezhani tha se krahas 300 sallave të kazinove në vend ka dhe 3000 mijë salla bastesh. Sipas tij, e veçanta është se nëse kanë 300 salla të rregullta, ka qenë dyfishi të parregullta. “Nëse shteti merrte 5.5 miliard në muaj, llogarisni ju se sa është në të zezë. Unë kam llogaritur 5.5 milion taksa, por ke edhe 4 milion taksën e sallës, ke sigurimet dhe shumë taksa të tjera. Imagjinoni nëse këto do të ishin në të bardhë”, tha ai. Në krye të herës, Bezhani theksoi se problemi i bixhozit në Shqipëri është një nga problemet më të mëdha të shoqërisë shqiptare gjatë këtyre viteve, pasi si pasojë e tij, shumë familje dhe të rinj janë dëmtuar nga frekuentimi i kësaj pratike.

Psikologia Aurela Agalliu, e ftuar ne emisionin Opinion, ka thënë se njerëzit shkojnë të luajnë bixhoz për arsye se kanë mungesë të madhe të stabilitetit ekonomik. Ajo ka deklaruar po ashtu se studimet e fundit tregojnë se rritja e numrit të personave që shkojnë të luajnë bixhoz, vjen si pasoj e të jetuarit ne një shtet që nuk ka nivel të mirë ekonomik, dhe kështu ata gjejnë një mundësi për të fituar lekë në mënyrë të lehtë. Agalliu tha se tundimi për të luajtur bixhoz vjen si rezultat se në disa raste in divitët humbasin shumë të mëdha, dhe pretendojnë që sa herë ri luajnë të kapin shumëfishin e atyre që kanë humbur.

Gazetari Edmond Arizaj, sonte, në studion e Opinion, ka treguar një rast tepër të veçantë të varësisë së një gruaje pas bixhozit në SHBA. Arizaj tha se një grua përreth një javë e gjysmë teksa luante bixhoz, në një kazino në SHBA, mbante panelina me vete dhe vetëm porosiste për të ngrënë, çdo nevojë personale e bënte aty. Ai theksoi se fillimi i bixhozit nis gjithmonë si kuriozitet dhe shumë gjasa ka që të nisë që fëmijë. Arizaj vë në dukje se politikat shtetërore nuk e vendosin theksin tek mbrojtja e fëmijëve ndaj këtij fenomeni.

Juli Xhokaxhi, gazetare e ABC News, ka theksuar se në Shqipëri ka me dhjetra raste që persona të ndryshëm pasi shkojnë në sallat e kazioneve, lënë parat dhe përfundojnë duke pirë alkool. Xhokaxhi tha se në këtë cikël, nuk qëndron vetëm shkatërrimi i ekonomisë së shtëpisë, por sa ka dalë nga lokali shkon në shtëpi dhe dhunon gruan apo fëmijën e tij. Sipas saj, kjo është drama e vërtetë e këtij fenomeni të përhapur aq shumë në shoqërinë tonë shqiptare dhe raste të tilla nuk janë të pakta.