I ftuar:

Petrit Vasili

I ftuar në emisioni “Opinion” kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili është shprehur se ndaj votuesve është ushtruar presion që të mos votojnë për LSI. Vasili deklaroi se bandat kriminale dhe policia kanë “qenë njësh” dhe u kanë bërë presion votuesve te LSI. “Ju kanë bërë presion votuesve që të mos votojnë për LSI se do ti heqin nga puna, këto i kanë bërë njerëzit e PS më urdhër të Edi Ramës”, u shpreh Vasili. “Ndaj votuesve është ushtruar dhunë dhe terror pasi të dhënat që kishte Partia Socialiste për zgjedhjet ishin tepër të ulëta për numrin e votave që do të merrte. Rama ishte në krye të këtij bashkëpunimi mes bandave kriminale dhe policisë për të vjedhur zgjedhjet”, tha Vasili.

Petrit Vasili, është shprehur se ndaj votuesve të LSI është ushtruar terror dhe dhunë nga PS. Sipas Vasilit këto forma presioni për votë u bën sepse PS ishte në situatë të pafavorshme dhe sipas tij rritja e LSI e ka shqetësuar: “Votat e punonjësve pati presione, së dyti ishte Shëngjini një rast i bërë publik tashme, rasti i Beratit ku i kishin rrëmbyer djalin pas takimit me Ilir Metën. Një tjetër rast i rëndë ishte rasti i Kuçovës, rasti i Zharrëzës që po ashtu u bë publik, këto janë 1/50 e atyre që janë dokumentuar për zgjedhjet e 25 qershorit”, u shpreh Vasili.

Kryetari i LSI-së, Petrit Vasili është shprehur se ekzistoi një strategji e mirëmenduar  nga Edi Rama e zbatuar,“pikë për pikë”, për t’i bërë presion njerëzve në zgjedhjet e 25 qershorit. Vasili deklaroi sonte në emisionin “Opinion” se plani kishte një target grup njerëzish që përkrahnin LSI-në dhe u bënin presion se do pushohen nga puna. Sipas tij, e veçanta e këtij plani nuk ishte vetëm fakti i presionit të njerëzve që përkrahnin atë forcë politike, por edhe njerëzit e tyre që nuk ishin pjesë e LSI-së, madje preferonin një subjekt tjetër politik. Ai theksoi se njerëz të PS ushtronin presion drejtpërdrejt, me porosi të Edi Ramës, mbi njerëzit që kishin preferencë politike LSI-në.  

Kryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka renditur, një nga një, të gjitha arsyet se pse kjo forcë politike nuk arriti dot të dalë forcë e parë nga zgjedhjet e 25 qershorit, pikërisht ashtu siç edhe deklaruan përgjatë fushatës. 

Vasili lëshoi sonte në emisionin “Opinion”, disa akuza ndaj kryeministrit Edi Rama për blerje vote, presion të votuesve dhe ndikimin e bandave në devijimin e votës së 25 qershorit. “

Ju kanë bërë presion votuesve që të mos votojnë për LSI se do ti heqin nga puna, këto i kanë bërë njerëzit e PS më urdhër të Edi Ramës. Ndaj votuesve u është ushtruar dhunë dhe terror pasi të dhënat që kishte Partia Socialiste për zgjedhjet ishin tepër të ulëta për numrin e votave që do të merrte. Rama ishte në krye të këtij bashkëpunimi mes bandave kriminale dhe policisë për të vjedhur zgjedhjet. Fakte për shit-blerje të votës ka edhe nga vëzhguesit ndërkombëtarë dhe këtë do ta bëjnë publike shumë shpejt

. ”, u shpreh Vasili. 

Kryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka deklaruar se LSI dhe PD duhet të bashkëpunojnë në opozitë nëse janë në një linjë, pasi nuk ekziston asnjë arsye pse kjo të mos ndodhë. Vasili tha se LSI-ja do të ketë një aksion të drejtpërdrejtë dhe ballor ndaj Ramës, dhe nëse PD-ja është në të njëjtën linjë, është e mirëpritur. “Ne kemi një aksion tonin, në rast se PD-ja do ketë të njëjtën linjë, s’ka arsye pse PD të mos bashkëpunojë me ne”, tha ai.

I ftuar në emisionin “Opinion” Petrit Vasili është shprehur se 95% të mbledhjeve të qeverisë i ka drejtuar zëvendës kryeministri Niko Peleshi dhe jo Edi Rama. Sipas Vasilit, Rama nuk merrte pjesë në mbledhjet e qeverisë.